Kreshnik Hoxha

Tableta e Re e Nacionalizmit

nga  Kreshnik Hoxha
© Tė drejtat autoriale

Tė mėrzitur e tė stėrngopur me qeverisjen e Boris Tadiqit, votuesit serbė i besuan Tomislav Nikoliqit. Tash, Serbia me gjasė sėrish do tė pėrpijė njė tabletė nacionalizmi. Pėrderisa ky ėshtė njė fillim i ri pėr serbėt, ėshtė edhe njė bixhoz i madh pėr Ballkanin.

Fitorja e Tomisllav Nikoliqit nė zgjedhjet presidenciale nė Serbi sjell ndėrmend skenat e tetorit tė vitit 2000 kur Revolucioni i Buldozerit nė Beograd ēoi deri tek rrėzimi i liderit tė atėhershėm jugosllav, Sllobodan Milloseviqit. Nuk ėshtė revolucioni si i tillė ai qė ka ngjashmėri me zgjedhjet qė u mbajtėn rishtazi nė Serbi, mirėpo ėshtė nevoja urgjente pėr ndryshim dhe dėshpėrimi i votuesve serbė qė ngjajnė me vitin 2000. Por, nevoja urgjente dhe histeria pėr ndryshim vjen me njė ēmim, ndonjė herė goxha tė lartė.

Me rrėzimin e Sllobodan Milloseviqit nė vitin 2000, ishte mu Vojisllav Koshtunica i Partisė Demokratike tė Serbisė ai qė u rehatua nė karrigen presidenciale. Opinioni publik serb nė ato momente ishte i etur pėr njė fytyrė tė re sepse ishin ngopur me Milloseviqin, i cili do ta ēonte Serbinė nė njė humnerė edhe mė tė keqe. Fitorja e Koshtunicės vėrtetoi zhgėnjimin me Milloseviqin dhe tregoi se serbėt donin kėdo tjetėr pėrpos diktatorit.

Dymbėdhjetė vjet mė vonė, Serbia gjendet nė situatė tė njėjtė. Tė mėrzitur e tė stėrngopur me qeverisjen e Boris Tadiqit, votuesit serbė e dėnuan ashpėr Partinė Demokratike duke kėrkuar ndryshimin e lidershipit, pa marrė parasysh se kush do ta merrte fronin.

Boris Tadiqi mund tė ketė qenė politikani mė simpatik i Brukselit pėr shkak tė politikave qė ishin tė sinkronizuara me BE-nė. Mirėpo, gjatė lidershipit tė tij Serbia u bė dėshmitare e njė kontrolli tė ēmendur tė mediave nga pushteti, ajo u fundos nė korrupsion dhe filloi tė ballafaqohet me krizė ekonomike. Tė gjitha kėto probleme tė brendshme tė Serbisė aktivisht u shpėrfillėn nga Brukseli pėr hir tė kultivimit tė raporteve me kėlyshin pro-evropian nė Serbi.

Ky anashkalim nuk ėshtė ndonjė zbulim bėrthamor kur kemi parasysh faktin se fokusi primar i BE-sė nė Ballkan ėshtė stabiliteti rajonal – dert i thellė qė shtetet bėhen copė e grimė pėrbrenda dhe vijnė nė pikė tė implodimit. E si rezultat i kėsaj qasjeje egoiste tė BE-sė, Tadiqi gėzoi pėrkrahjen e hapur tė Brukselit gjatė fushatės zgjedhore. Edhe ai “status kandidati” qė iu dha Serbisė ishte njė pėrpjekje, bile nė njė masė, pėr t’ia ngritur Tadiqit popullaritetin, i cili edhe ashtu ishte nė ndryshkje e sipėr. Thjeshtė, BE-ja vendosi ta luante vallen me njė valltar, tė cilit ia dinte lėvizjet.

Megjithatė, vallja pėrfundoi shumė ndryshe nga pritjet nė Bruksel.

Pėr befasinė e BE-sė, fitimtar doli personi qė ėndėrronte pėr Serbinė e Madhe, dora e djathtė e kriminelit Vojisllav Sheshel me vendbanim nė Hagė, apo thėnė mė mirė, personit qė haptazi shfaqte dėshirėn e tij tė flaktė pėr t’i nxjerrė sytė jo-serbėve me pirunė tė ndryshkur. Pra, ish-varrmihėsi u ngjit nė pushtet duke u bėrė presidenti i ri i Serbisė, por kėsaj here me njė paketim tė moderuar e progresiv.

Ditėt e para tė Nikoliqit si president kanė qenė tė mbushura me skandale nga mė tė ndryshmet duke i hapur varrat e vjetra. Ai dha deklarata kontroverse pėr Vukovarin e Kroacisė dhe haptazi pohoi se Srebrenica nuk ishte gjenocid. BE-ja reagoi shpejtė kundėr kėtyre deklaratave. Por, pikėpyetja kryesore mbetet shtegu tė cilin do ta zgjedhė Serbia nėn direktivat e ish-varrmihėsit Nikolic.

Gjatė lidershipit tė Tadiqit Serbia kishte filluar tė tregonte shenja tė pajtimit me fqinjėt e saj, sado qė kjo ishte me njė rritėm jashtėzakonisht tė ngadalshėm. Por vlen tė ceket se kėto shenja pajtimi ishin dhe mbeten mė shumė si taktika pėr t’i hyrė nė qejf BE-sė, sesa pėrpjekje tė sinqerta pėr pranimin e agresionit dhe luftėrave qė Serbia i shkaktoi nė ish-Jugosllavi.

Tash, brenga kryesore shtrihet nė frontin e nacionalizmit serb. Me njė president progresiv e ish-radikal sikurse Nikoliqi, Serbia me gjasė sėrish do tė pėrpijė njė tabletė nacionalizmi dhe do t’i ftohė marrėdhėniet me BE-nė. Nacionalizmi nė Serbi mbetet, natyrisht, si njė dhelpėr dinake qė potencialin pėr shkatėrrim e ka mė tė lartė gjatė krizave ekonomike.

“Ndryshimi” ėshtė njė fjalė e fuqishme nė politikė – e dini prej Obamės. Mirėpo, ndryshimi qė Serbia ka zgjedhur me Nikolicin nė krye mbetet i paqartė.

I qartė ėshtė vetėm fakti se ky ėshtė njė fillim i ri pėr serbėt, por edhe njė bixhoz i madh pėr Ballkanin.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn