@Kino ABC

The Fault in our stars 17:00 

Transformers 19:30 dhe 22:30

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për therje me thikë në Istog.

Viktima dhe njëri nga të dyshuarit janë dërguar për tretman mjekësor, ka njoftuar Policia e Kosovës duke theksuar se kanë sekuestruar thikën e gjetur në vendin e ngjarjes.

“Njësitet relevante pranë Stacionit Policor nё Istog, menjëherë kanё dalë në vendngjarje, aty kanë takuar njё person tё lënduar i cili ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, pas pak nga njësitet policore arrestohet edhe i dyshuari tjetёr i cili gjithashtu ёshtё dërguar pёr tretman mjekёsor” – kanë deklaruar nga Policia e Kosovës.

A.Ll. dhe Sh.Ll. po dyshohen për veprën penale ‘vrasje në tentativë’.

Rasti ka ndodhur në mëngjesin e 28.03.2024. Ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.