Rreth nesh

Gazeta Jeta në Kosovë është medium në gjuhën shqipe i nisur në Shtator, 2011, me synim ofrimin e informacionit objektiv dhe analizën e tij duke ndjekur standardet e gazetarisë botërore. Para së gjithash, ajo fokusohet në kualitetin e institucioneve publike me hulumtime përkatëse si zhanri i saj dominues i raportimit.

Gazeta JnK është prodhim i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese - BIRN. Ajo mbështetet nga Free Press Unlimited.

BIRN u themelua në verë të vitit 2005 me qëllim të zhvillimit të mediave, ngritjes së kapaciteteve të gazetarisë si dhe të shtyrjes së debatit publik për reformimin politik dhe ekonomik të vendit. Organizata përbëhet nga një grup i ngushtë i redaktorëve dhe trajnuesve që merret me gazetari analitike dhe hulumtuese mbi tema komplekse politike, ekonomike dhe sociale.

BIRN ekziston për t’i dhënë impuls tranzicionit demokratik në Kosovë, duke ofruar gazetari cilësore për një sferë të varfër të informimit publik, me qëllim të përkrahjes së transparencës dhe llogaridhënies.

 

 

 Lajmet e fundit 
 
 Fotogaleria 
Addio Comandante Farina!
Shiko arkivėn