Histori Dashurie nė Njė Shishe

nga  Nate Tabak dhe Donjeta Demolli
© Tė drejtat autoriale

Ēifti synon tė kthejė Kosovėn nė vend tė birrės artizanale me shije tė pasur e stil amerikan.

Nė thelbin e vet, tregimi i birrarisė artizanale Sabaja ėshtė tregim rreth dashurisė: dashurisė ndėrmjet njė djali dhe njė vajze, dhe dashurisė sė tyre tė pėrbashkėt ndaj birrės sė mirė. 

Alex Butler dhe Etida Zeka, qė tė dy 26 vjeē, u takuan si studentė biznesi nė Rochester Institute of Technology nė New York. 

Butler, amerikan, dhe Zeka, kosovare, u dashuruan. 

Mė vonė, Zeka u dashurua nė njė nga birrat e bėra nga vetė Butler, njė Russian Imperial Stout. 

“Ishte ndryshe nga ēdo gjė qė kam shijuar ndonjėherė kudo. Kishte shije tė pasur dhe aromė tė mrekullueshme, dhe vėrtet mė pėlqeu”, tha Zeka. 

Alex Butler dhe Etida Zeka

Birra e zezė dallonte pėr nga pėrmbajtja e alkoolit prej 9 pėr qind - dyfishi i pėrqindjes sė shumicės sė birrave. Zeka s’piu shumė nga ajo birrė, por ajo i dha asaj njė ide: hapjen e njė birrarie nė Kosovė.   

Rreth dy vjet mė vonė, birraria Sabaja e Zekės dhe Butler-it, e vendosur nė paralagjen Hajvalia tė Prishtinės, ėshtė fiksuar pėr tė nxjerrė birrat e saj tė para, India Pale Ale dhe Red Ale. 

“Tė dyja kėto do tė kenė rreth 200 pėr qind tė shijes sė ēdo birre aktualisht nė dispozicion - me disa pėrjashtime”, tha Butler. 

Birrė e mbushur me dorė: 

Qarkullimi fillestar i Sabajės do tė jetė i vogėl - vetėm 1.600 litra, tė cilat bėjnė 4.800 shishe. Ata mbushėn shishet e tyre tė para njė jave, tė gjitha me dorė. 

Lansimi i parė do tė pėrfshijė shijimin e birrės nė birrari, por Sabaja do jetė e disponueshme edhe nė bare dhe restorante tė Prishtinės. Pronarėt presin qė birrat tė shiten pėr rreth dy ose tre euro. Ēmimi do tė jetė i ngjashėm me birrat Premium qė importohen nė Kosovė, por rreth dyfish mė e shtrenjtė se Peja. 

Vetėm dy birrari komerciale operojnė nė Kosovė, lideri i tregut Peja dhe konkurrenti i saj i vogėl, Hugos. Tė dy birraritė prodhojnė lager birra qė janė kryesisht tė njėjta me njėra-tjetrėn, dhe disa importe nga Europa.   

“Amerikanėt e mendojnė Europėn si bastion tė birrave klasike, por kėtu, nė Kosovė, gjithēka shijon njėjtė. Sinqerisht, nėse mė sillni pėrpara njė Lasko, Heineken dhe Tuborg, nuk do tė mund tė dalloja ndryshimin”, tha Butler, i cili u zhvendos nė Kosovė nė gusht pėr tė filluar me Sabajėn. 

“Ajo qė ne synojmė ėshtė t’u japim njerėzve llojllojshmėri”, shtoi ai. 

Birrat e Sabajės do tė sjellin atė pėr tė cilėn Kosova ka nevojė - mėnyrėn minimale amerikane tė prodhimit tė birrės nė tregun Kosovar, thanė pronarėt.  

Birrat amerikane tė prodhimit tė vogėl kanė nam pėr shije mė tė spikatur falė pėrdorimit mė tė bollshėm tė Hops-it, faktori qė e bėn birrėn e idhėt. 

India Pale Ale, birrė me mė shumė Hops, qė zakonisht quhet IPA, ėshtė bėrė tipike pėr birrėn artizanale amerikane, edhe pse prejardhja e saj ėshtė nga Britania. 

Birrat artizanale amerikane kanė filluar tė shfaqen nėpėr Europe gjatė dekadės sė kaluar. IPA-tė madje prodhohen edhe nė Serbi, Greqi e Turqi. 

IPA, nė veēanti, do tė jenė njė shije e re pėr Kosovėn, kryesisht pėr shkak tė hidhėsisė sė saj. Edhe me pėrhapjen e birrave tė importuara nė vitet e fundit - tani ėshtė e mundur tė marrėsh birrė belge - asgjė nė treg nuk i afrohet hidhėsisė sė njė IPA.  

“Nuk jemi pėr tė gjithė”, tha Butler. “Kemi njė target mjaft specifik: adhuruesit e birrave dhe njerėz qė janė tė gatshėm tė rrezikojnė dhe tė provojnė gjėra tė reja”.

Targeti i Sabajės pėrfshin njerėz si Gent Thaēi. 18 vjeēari, entuziast i birrės, u kthye tani sė voni nga njė program studimi njė vjeēar nė SHBA dhe thotė qė Kosova ėshtė e gatshme pėr IPA.  

“IPA ėshtė njė birrė me tė vėrtetė shumė e mirė tė cilėn do ta shijoj tė prodhuar nė Kosovė”, tha Thaēi. “Pėr njerėz tė tjerė, ndoshta do tė jetė njė gjė e re, por e kam pėrshtypjen qė do ta pėlqejnė”.

Nėn hijen e Pejės: 

Zija Lenjani, megjithatė, nuk mendon qė Kosova ka etje pėr birrė me shije mė tė fortė. 

Lenjani hapi Birrarinė Hugos nė Kamenicė nė vitin 2001, pasi qė kishte prodhuar birrėn nė Gamla Slottskallans Bryggeri tė Suedisė gjatė tė ‘90ve. 

“Ndryshimi ndėrmjet asaj ēfarė kam prodhuar nė Suedi dhe ēfarė prodhoj kėtu ėshtė shumė i madh”, tha Lenjani. “Atje kam prodhuar birrė tė pafiltruar dhe tė papasterizuar. Ajo birrė ka tė gjitha vitaminat, proteinat dhe ėshtė njė produkt komplet. Por kėtu, njerėzit mendojnė qė ėshtė e prishur”.

Rrjedhimisht, Lenjani ėshtė detyruar tė prodhojė birra lager me njė “shije neutrale”, edhe pse sė fundi ai ka nxjerrė nė treg birrėn e zezė. 

Hugos ka mbetur nėn hijen e Pejės. Lenjani tha se birraria e tij operon me vetėm 10 pėr qind tė kapacitetit tė saj, me vetėm shtatė punėtorė krahasuar me 70 sa kishte nė fillim. 

Trazirat e 2004-s nė Kosovė ishin veēanėrisht shkatėrruese pėr Hugos. Ai tha qė konsumatori serb nuk e pinte mė birrėn e tij, dhe biznesi humbi 300,000 euro. 

Hugos u tėrhoq nga tregu i birrės nga 2004 deri nė vitin 2009, dhe biznesi mbetet ende i ngadalshėm. 

Birrat Hugos vėshtirė gjenden nė treg. Lenjani tha se njė nga problemet mė tė mėdha tė tij ėshtė qė blerėsit e mėdhenj nuk ia bėjnė pagesėn deri 60 ditė pas pranimit tė produktit, derisa ai vetė ėshtė i obliguar tė paguajė tatim mbi vlerėn e shtuar ēdo muaj. 

“Por s’do tė dorėzohem”, tha Lenjani, duke shtuar qė planifikon tė prodhojė birrė tė grurit dhe stout. 

Shija e vitit tė kaluar: 

Vizita nė birrarinė e kohės sė Jugosllavisė, atė tė Pejės, nė qytetin me po tė njėjtin emėr nė Kosovėn perėndimore, tė bėn tė ndjehesh sikur je kthyer prapa nė kohė.  

Derisa Peja ėshtė e pajisur me teknologjinė mė tė mirė tė prodhimit dhe mbushjes sė birrės, strukturat e vjetruara tė betonit duket se kanė ndryshuar pak nga 1971, atėherė kur paraardhėsi i Pejės, birra Pečko, ishte krijuar. 

“Receta e birrės ėshtė ende e njėjtė, qė nga fillimi, por kemi bėrė ndryshime nė teknologji”, tha Arianit Kastrati, menaxher i shitjes nė Peja. 

Derisa Sabaja dhe Hugos po provojnė tė sjellin diēka tė re nė tregun e birrės nė Kosovė, lideri i tregut, Peja, po e bėn tė kundėrtėn. 

Peja sė fundi ndaloi sė prodhuari njėrėn nga dy birrat me tė njėjtin emėr, Peja Premium. 

“Nuk e prodhojmė mė Pejėn Premium sepse njerėzit thjeshtė nuk e pinin. Ėshtė e ēuditshme se si njerėzit paguajnė mė shumė pėr njė Heineken, nė vend se tė blejnė njė produkt vendor”, tha Kastrati. 

Problemi mė i madh ėshtė se njerėzit nė Kosovė nuk pinė shumė birrė. 

Kosovarėt janė ndėr popujt qė pinė mė sė paku birrė nė Europė, me mesatare prej 13 litra pėr person ēdo vit. Ndėrsa, ēekėt pėr shembull pinė 10 herė mė shumė. 

Mė herėt kėtė vit, Peja iu nėnshtrua njė ndryshimi nė dizajn, me ndryshimin e etiketės nga letra e thjeshtė nė atė metalike. 

Arianit Kastrati birraria Peja

Derisa Peja ka ndaluar sė prodhuari Premium, ajo planifikon tė lansojė njė birrė jo-alkoolike tė re. Peja gjithashtu prodhon njė tė tillė me shije ananasi, ndėrsa e reja do tė jetė pa shije tė veēantė, thotė Kastrati. 

Por s’ka plane pėr tė bėrė birrė alkoolike tė re, dhe sa i pėrket konkurrencės, Kastrati tha se nuk brengoset. 

“Jemi tė vetėdijshėm rreth kėsaj, por mendojmė qė ėshtė e vėshtirė tė na marrin konsumatorėt, sepse kemi organizim mė tė mirė. Kapacitetet e tyre janė tė vogla”, tha Kastrati.

Pronarėt e Sabajės thanė qė nuk janė tė interesuar tė marrin konsumatorėt e Pejės. Nė fakt ata planifikojnė tė ofrojnė kurse pėr prodhimin manual tė birrės dhe tė trajnojnė konkurrentėt e tyre tė ardhshėm. 

“Nuk u frikohem birrarive tė tjera qė po hapen, nė fakt i mirėpres”, tha Butler. “Sa mė shumė birra qė tė kemi nė Kosovė, aq mė mirė”. 

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

asdf
     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Protesta e Opozitės nė Tiranė