Brezovica me Qendër të Re Skijimi

Masterplani për një qendër të re skijimi – e cila do të jetë pesë herë më e madhe se qendra e Mavrovës në Maqedoni – do të duhet të shpallet me 6 shkurt, duke treguar propozimet e detajuara për qendrën e re.

Studimi është bërë nga Ecosign Europa, një kompani e madhe në ndërtimin e qendrave të skijimit, pranë Howarth HTL, konsulent për industrinë e turizmit dhe Projekt AD. 

Komisioni Europian vitin e kaluar e ka financuar projektin me 200,000 euro pas një studimi fillestar të zonës që rezultoi se lokacioni i ri ka potencialin më të madh për një qendre të re për skijim në Ballkan.

Dhe pas më shumë se një dekade të problemit për privatizim të Brezovicws, shitje të qendrës kryesore për skijim të Kosovës, ky propozim do t’i shmangë çështjet e vështira se si të privatizohen teleferikët aktualë.

Pjesa e parë e masterplanit, e hartuar gjithashtu nga qendra ndërkombëtare për skijim Ecosign, është miratuar tashmë edhe nga Qeveria e Kosovës.

Plani propozon që zona e re e skijimit të rivendoset në një lokacion të ri malor, një fshat turistik, me pesë teleferik kryesorë dhe me më shumë se 25 km pista për skijim.

Qendra që do të ndërtohet pranë aktuales, do të jetë pesë herë më e madhe se qendra turistike në Mavrovë, Maqedoni, që është një e treta e hapësirës së Banjskos të Bullgarisë, qendra më e madhe në rajon.

Vlera totale e teleferikëve të ri do të jetë 25 milionë euro por masterplani i mëhershëm nuk detajizon implikimet financiare të qendrës në tërësi, duke i përfshirë këtu edhe shtëpitë e reja, restorantet dhe hotelet.

Plani gjithashtu parashikon një restorant malor në më shumë se 2,000 metra lartësi dhe 30 kilometra shteg për ecjet verore dhe një liqe artificial, këto për të inkurajuar vizitat gjatë tërë vitit. 

Gjersa propozimi do të shmangë problemin e privatizimit, shpresat mbesin që lokacioni aktual do të shitet në një të ardhme të afërt dhe qendra e re me të vjetrën të bashkohen.

Raporti i ri që do të publikohet muajin që vjen do t’i rishqyrtoj në hollësi çështjen financiare të qendrës në përgjithësi, e jo vetëm për teleferikët.

Në një intervistë për Gazetën Jeta në Kosovë, Kjartan Bjornsson, ish-kryesuesi i misionit të Komisionit Europian në Kosovë, tha se Ecosign ishte “habitur” nga bukuria e lokacionit të ri dhe besojnë se po ofron një potencial marramendës për skijim në Ballkan.

“Lokacioni i ri është shumë, shumë i mirë,” tha ai. “Me investimin e njëjtë ne do të gjenerojmë punë të reja për tre herë më shumë”.

Ai shtoi se qendra e re është një “zonë e pastër”, pa ndërtesa pa leje siç janë ngritur në Brezovicë gjatë dhjetë viteve të fundit, gjë që mund t’i largojë investitorët potencialë.

Ecosigns i ka thënë KE’së se teleferikët e ri do të jenë të vendosura në lokacionin e ri gjatë sezonit dimëror për skijim 2012. “Nuk është e mundshme, por shumë optimiste”, tha Bjornsson.

Kryeministri Hashim Thaçi tha se implementimi i planit do të rezultojë në krijim të 2,000 vendeve të reja të punës në mënyrë direkte, dhe 5,000 vende pune të tjera, në mënyrë indirekte.

Një konflikt i ashpër ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës rreth pronësisë së qendrës aktuale ka prishur një varg planesh gjatë dekadës së fundit rreth privatizimit të Brezovicës, dhe për ta shndërruar atë në një destinacion të parë dimëror për Ballkanin.

Në ndërkohë, objektet janë duke u dëmtuar keq. Numri i teleferikëve funksional ka rënë nga nëntë në dy që nga mbarimi i konfliktit të 1999’ës dhe hotelet kanë pasur shumë pak investime ose pothuajse asgjë gjatë kohës së fundit.

Bjornsson tha se nuk ka kuptim që të privatizohet qendra e tanishme para se të hapet qendra e re sepse teleferikët dhe hotelet e tanishëm kanë një vlerë të vogël.

“Ne mendojmë se nuk do të kishte kuptim më të madh [të privatizohet tani], qendra ka vlerë për sa i përket vendit”, tha ai.