Cila Deklaratë e Protagonistëve të ‘BMW Skandalit’ është Mashtrim?

Pesë ditë pas publikimit nga Gazeta Jeta në Kosovë të hulumtimit “Djemtë e Isa Mustafës Fitojnë

Tenderë nga Kryeministria”, protagonistët e këtij skandali kanë deklaruar tërheqjen nga kontrata publike.
Besnik Mustafa, i biri i kryeministrit, postoi sot në Facebook njoftimin se është tërhequr nga kontrata me Zyrën e Kryeministrit.

Ka vlerësuar se po bëhet fushatë e madhe lidhur me këtë kontratë.

“Kemi bërë shpenzime për porositje të pjesëve rezervë të destinuara për këtë makinë në vlerë prej mbi 2 mijë e 500 euro, por meqenëse është bërë fushatë e madhe për këtë punë, kompania jonë do ta tërheqë ofertë-kontratën dhe do t’i bartim vetë këto shpenzime nga llogaritë e kompanisë”, shkroi Mustafa.
Por në deklarimin e tij në Facebook ai shënuar se të njëjtën veturë e kishte servisuar edhe më herët.

“Vetura BMW X5 e blinduar është servisuar për herë të parë më 14 maj 2014 në kompaninë e autorizuar për shitjen dhe servisim të BMW, Makcar. Në këtë kohë baba im nuk ka qenë Kryeministër i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Besnik Mustafa.

Ai ka vazhduar tutje duke shënuar se Kryeministria më herët ishte klientelë e tyre.

“Këtë vit kompania jonë ka konkurruar për servisim të të njëjtës makinë, meqenëse më parë ka qenë klientelë e jona. Kemi dhënë kushtet më të mira dhe jemi e vetmja kompani e autorizuar për territorin e Republikës së Kosovës”, ka pohuar Mustafa.

Por ky deklarim i tij në Facebook bie ndesh me deklarimin e tij të mëhershëm.

Ai thoshte tjetër gjë në përgjigjet e tij dhënë Gazetës Jeta në Kosovë.

Besnik Mustafapati konfirmuar se më 27 korrik të vitit 2015 u nënshkrua kontrata për servisimin e automjeteve mes Makcar e ZKM-së.

Ai pati deklaruar se “Kjo është kontrata e parë që kemi bërë me Zyrën e Kryeministrit”, kur është pyetur nga Gazeta Jeta në Kosovë se sa kontrata tëservisimit apo blerjes së automjeteve ka lidhur më herët kompania Makcar me Zyrën e Kryeministrit.

Po ashtu Besnik Mustafa ka shtuar se “Kompania MAKCAR L.L.C. vepron prej dt.14/04/2010 dhe nga viti 2010 e deri me sot ne si kompani nuk i kemi shitur ndonjë veturë për Zyrën e Kryeministrit”.
Në linjë të kundërt me këto përgjigje foli edhe vetë kryeministri Mustafa në konferencën e djeshme për media.

Ai tregoi versionin e tij për ngjarjen. Sipas tij, rastisi që fatkeqësi një prej veturave qeveritare të servisohet në një servis të menaxhuar nga djali i tij.

Në fakt bazuar në të dhënat e Agjencisë për Regjistrimin e Biznesit kompania Makcar LLL nuk është vetëm e menaxhuar nga Besnik Mustafa por është në pronësi të Besnik e Arben Mustafës.
Kryeministri Mustafa po ashtu tha se e njëjta veturë ishte servisuar më herët nga kompania Makcar LLC.

Herën e parë kur vetura kishte bërë 13 mijë kilometra të kaluara ndërsa herën e dytë kur i ka bërë 50 mijë kilometra të kaluara.

“Pastaj nuk e kanë qu hiq në këtë servis (Makcar) edhe pse ka pas garancion. Po e kanë qu në servise tjera ku e kanë shkatërru motorrin”, deklaroi Mustafa duke shtuar se në fund janë detyruar ta dërgojnë veturën tek servisi i autorizuar i BMW-së.

Mustafaripërseriti se nuk ishte në dijeni se kompania Makcar kishte fituar tenderë.

“Po meqenëse e di. Tash unë ia ndaloj atij (Besnik Mustafës, menaxher i Makcar) me marrë (servisu) kerr të Qeverisë”, tha Mustafa. Kjo deklaratë e tij gjendet tek minuta e 2-të në videon e mëposhtme.

Isa Mustafa flet per servisimin e BMW-se
Posted by Indeksonline.net on Friday, August 28, 2015