Sonte në Jeta në Kosovë: Largimet nga Puna në ProCredit Bank

Ish punëtorët e ProCredit Bank rrëfejnë në këtë hulumtim se pse u larguan nga puna? Si janë detyruar punëtorët e bankës t’u nënshtrohen testeve dhe të nënshkruajnë marrëveshje për shkëputje të kontratës?  Cilat janë të gjeturat e Inspektoratit të Punës për akuzat për përjashtim masiv nga puna?

A ka pasur kërkesa për përjashtim të punëtorëve, vetëm për shkak të bukurisë së tyre?

Çka thotë Prokuroria, çka thotë Avokati i Popullit, çka po thonë punëtorët e larguar dhe cila është përgjigja e bankës?

‘Jeta në Kosovë’, çdo te enjte në RTK në orën 20:20 dhe repriza të nesërmen në mesditë.