Autostrada e Krimit

Në mëngjesin e 17 qershorit 2013, një gjyqtar në Gjykatën e Qarkut Ilfov në dalje të  Bukureshtit,  filloi të merrej me  rastin e një shtetasi suedez me origjinë iraniane.

AB, i cili ka kërkuar të mbetet anonim, është gjykuar  në mungesë me akuzën e shmangies sw 16 milionë eurove (20.8 milionë dollarëve) në taksa. Prokurorët rumunë thonë se dy nga kompanitë e tij tregtare kanë  importuar perime nga Turqia  për në Rumani pa paguar taksat që i takonin  qeverisë rumune.

Në letër,  AB është pronar i hiq më pak se 80 kompanive  rumune dhe shumë prej tyre kanë borxhe të mëdha ndaj shtetit rumun për taksa të papaguara. 

 Megjithatë,  AB nuk kishte importuar kurrë perime, nuk kishte krijuar kurrë ndërmarrje  dhe nuk kishte  shmangur kurrë taksat. Në fakt, ai nuk ishte asnjëherë në Rumani. Megjithatë, identiteti i është përdorur nga mashtrues  për të kryer krime pa dijeninë e tij. Ai nuk është i vetëm.

Thotë se derisa po punonte në Suedi, pesë vjetët e fundit kanë qenë ferr për të, duke kulmuar  me gjykimin e tij në një vend të huaj për krimet me të cilat nuk kishte të bënte. 

Për më shumë se një vit, Projekti i Raportimit të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (OCCRP) ka hetuar një rrjet që është duke iu  siguruar biznesmenëve  të  pandershëm  mjete të paligjshme për të shmangur pagimin e taksave.

Rrjeti filloi të marrë formë në Irakun e shkapërderdhur nga lufta  dhe teknika  e tij ishte e thjeshtë- të marrë kompanitë e zhytura në borxhe  në Rumani dhe në vende të tjera të Evropës Lindore të cilat nuk kishin  paguar taksat me vite dhe të transferojë pronësinë e tyre në  njerëz  identiteti  i  të cilëve ishte  vjedhur, ose që nuk e dinin  se emrat e tyre janë duke u përdorur për të kryer mashtrim. 

Disa nga personat e përfshirë në rrjet dyshohet se janë të lidhur me Al Qaeda-n, disa pretendojnë të jenë viktima të organizatës terroriste dhe disa janë të përfshirë në evazion fiskal në shkallë të gjerë dhe trafikim të migrantëve.

Ndërmjet viteve  2008-2009 rrjeti mashtroi  shtetin për  së paku 50 milionë (68 milionë dollarë), e ndoshta shumë më tepër. Është  vështirë të dihen humbjet e sakta milionëshe, pasi që  kompanitë e përfshira  nuk i kishin kushtuar vëmendjen e duhur  kontabilitetit.

Pasaporta e vjedhur nga rrjeti i krimit

“Pasaporta ime ishte vjedhur në Suedi, në vitin 2006,” u tha AB hetuesve të  OCCRP-së. “Unë kam raportuar atë në polici dhe dokumenti u anulua në nëntor 2006”. Katër vjet më vonë, suedezi  me origjinë iraniane u gjend përballë një  surprize  të pakëndshme.

17 qershor 2013. Irakiani Morad Ahmed kalon rrugen përballë Gjykatës së Qarkut në Ilfov para dhënies së  dëshmisë së tij. 

AB kishte  punësuar një avokat për të dëshmuar në gjykatë se pasaporta e përdorur në Rumani nuk ishte e vlefshme. “Unë i  kërkova  për të hedhur poshtë akuzat kundër meje, por asgjë nuk ndodhi. Unë dhe familja ime ishim shumë të shqetësuar. Kjo histori na ka shqetësuar shumë”. Shqetësimet nuk përfunduan deri në fund të dhjetorit  2013 kur  gjykata në Ilfov liroi AB-në dhe vërtetoi  që ai nuk kishte kryer mashtrim. 

AB ishte gjykuar në  rastin rumun  të evazionit tatimor së bashku me një shtetas irakian Morad Ahmed-in. Morad Ahmed-i është edhe bashkëpronar i jo më pak se 150 ndërmarrjeve tregtare në Rumani. 

Shumë nga këto kanë  borxh shuma të mëdha të tatimit ndaj shtetit rumun. 

Ahmed-i u lirua edhe në rastin e evazionit fiskal, por historia e tij është pak më ndryshe se e AB-së.

Rrjeti 

Sipas dokumenteve të shqyrtuara nga hetuesit e  OCCRP-së, kushëriri  i Morad Ahmedit, Omar Farid Ahmed, qëndronte  pas blerjes  së shumë  kompanive të përdorura për evazion fiskal. 

Një letër  e  shërbimit sekret rumun, e  bashkëngjitur në  dosjen  e  evazionit fiskal, thotë se Omeri Farid Ahmed ka përdorur pasaportëne e  vjedhur të AB-së të marrë përsipër kompanitë rumune me borxhe . E njëjta letër thotë se pasaporta e AB-së ishte sjellë në Bukuresht nga një refugjat Irakian që gjeti strehim në Suedi e qw ishte kushëriri i xhaxhait të Ahmed-it, Fwad Hossein. 

Rasti rumun i evazionit fiskal ofron një paraqitje e shkurtër të një  bote të mashtrimit ku asgjë nuk është ashtu siç  duket.

Maja e ajsbergut 

16 milionë euro evazion  fiskal është vetëm një pjesë e  vogël  e një enigme  shumë më të madhe ndërkufitare  që përfshin irakianë të shumtë. Shumë prej tyre u sollën në Evropë nga një njeri i vetëm-

Al Dulaimi që tani është mbyllur në një burg të Bukureshtit, i dënuar me katër vjet për trafikim të paligjshëm të emigrantëve.

Hetuesit thonë se në mes të viteve 2008-2010, rrjeti i Al Dulaimit solli  më shumë se 250 irakianë në Rumani. Ai u siguroi atyre viza rumune biznesi, duke thënë se ata ishin biznesmenë. Shumica  e tyre  ishin vetëm biznesmenë të rremë në kompani të përfshira në mashtrim të nivelit të lartë.

Disa prej tyre morën kompani rumune që ishin thellë në borxhe, duke i shtyrë autoritetet rumune drejt objektivave të gënjeshtërta të hetimeve për evazion fiskal, si në rastin e AB-së.

Hetuesit nga  OCCRP-ja takuan  Mohamad Al Dulaimin në burgun Jilava në periferi të Bukureshtit. Ai pohoi se ai nuk kishte lidhje me evazionin fiskal. 

“Unë krijova kompani nga zeroja, të pastërta. Unë nuk kisha  të bëj  me shitjen e tyre. Unë nuk jam  hetuar për dorëzimin e tyre. Unë nuk e mbaj  mend për sa  irakianë kam marrë viza. Ata mund të jenë 250 në total. Unë nuk  isha  i vetmi që  u  siguroja  atyre vizat, ka pasur edhe  shumë  rrjete të tjera. Shtatëdhjetë prej tyre ishin vetëm nga familja ime, por kam ndihmuar shumë njerëz për të ardhur këtu”, Mohamad Al Dulaimi.

Në fakt, Al Dulaimi duke shfytëzuar  emigrantët e gjorë krijoi, një platformë të evazionit fiskal që është përdorur nga biznesmenë të paskrupullt.

Shumica e irakianëve thonë se ata kurrë nuk janë paguar për marrjen përsipër  të  këtyre kompanive, por ata ishin të pajisur me bileta avioni, ushqim dhe strehim në  Bukuresht. Disa prej tyre, si Morad Ahmed-i, thonë se ata janë shfytëzuar. Ahmed-i  thotë se ai nuk e njihte gjuhën rumune, por atij  i ishte  kërkuar të nënshkruajnë shumë dokumente që janë paraqitur atij,  gjoja  si shkresa për të marrë të drejtat e qëndrimit në Rumani.

Lidhjet me Al Qaeda-n 

Sipas autoriteteve rumune, Al Dulaimi  nuk ka  kontrabanduar vetëm  emigrantëve të varfër në kërkim të një të ardhme të ndritshme. Ai është akuzuar gjithashtu për sjelljen e pesë anëtarëve  të  Al Qaeda-s në Bashkimin Evropian. 

Në dhjetor të vitit 2011 prokurorët rumunë njoftuan se kishin akuzuar Al Dulaimin për ndihmën që u kishte dhënë  pesë irakianëve  të lidhur me  Al Qaeda-n  të hyjnë në vend. Njëri prej tyre është Omer Farid Ahmed, kushëriri  i Morad Ahmedit , Irakian që është akuzuar se kishte  përdorur pasaportën e AB-së për të krijuar shumë kompani të rrejshme.


Megjithë problemet e tij me sistemin e drejtësisë, AL Dulaimi mbeti  aktiv në rrjetet sociale. (Foto Facebook.)

Dëshmitë e dëshmitarëve në dosjen e terrorizmit dhe zbatimit të ligjit rumun thonë se  Omar Farid Ahmed-i është i afërt me degën e  Al Qaeda-s në Irak, ku ai ishte në krye të financave të organizatës terroriste. Kushëriri i tij, Morad Ahmed-i, thotë se Omar Farid Ahmed-i edhe vodhi para nga Al Qaeda.

” Omar Farid më tha se ka mbajtur një pozicion në organizatën  terroriste, ai ishte një lloj i përgjegjësit për fondet e Al Qaida-s”, thotë Morad Ahmed-i. Në vitin 2005 Ahmed-i  thotë se ishte në Siri me kushëririn e tij, kur Omar Farid Ahmed-i ” u rrëmbye nga anëtarët e Al Qaeda-s dhe u  mbajt  peng për tri ditë. Gjatë kësaj kohe ai u rrah deri në kthimin e një shume parash  që  kishte vjedhur prej tyre. Këtë e kam zbuluar pasi që  ai kur u  lirua dha  20 mijë dollarë.  Unë e  di se nëna e tij i dha këto para për ta liruar”, tha Morad Ahmed.

Kjo nuk është e vërtetë, u tha Omar Farid Ahmed  prokurorëve bullgarë në vitin 2012. Ai mohoi lidhjet me organizatën terroriste, duke pretenduar se Al Qaeda vrau babanë e tij, sepse ai kishte  punuar në ndërtim me amerikanët. Ai tha se erdhi në Rumani në vitin 2006 me ndihmën e Al Dulaimit, duke ia dhënë atij 5 mijë dollarë për një  vizë franceze e cila ia mundësoi  të lëviz  lirisht brenda Bashkimit Evropian.

Për katër vjetët e ardhshëm (2006-2010) ai lëvizi  shumë rreth e rrotull, duke qëndruar për një periudhë prej tetëmbëdhjetë muajsh në një vend-në Suedi. Në vitin 2010, Omar Farid-i u nis për në Bullgari duke përdorur një pasaportë fallse. 

“Unë nuk dija asgjë për lidhjet e tyre me Al Qaeda-n. Ata janë pesë djem. Tre janë të lirë në Irak, nuk janë nën hetime. Omar Farid Ahmed-i është i lirë në Bullgari. Madje as nuk jam takuar me  ata”, Al Dulaimi mohoi pretendimet e  prokurorëve  se me dashje ka ndihmuar terroristët. 

Rasti i tij si i dyshuar për terrorizëm ende është duke u gjykuar në gjykatat rumune.

Afera e rrëmbimit 

Shërbimet e rrjetit të Al Dulaimit, gjithashtu  janë përdorur nga një terrorist i dënuar. 

Në shtator të vitit 2008 dy “kokat e  turkut”-  AB-ja,  suedez me origjinë iraniane  dhe  Morad Ahmed-i, irakian,  u bënë  aksionarët e një kompanie rumune të  quajtur “Uji Mineral Bucovina” e cila i kishte borxh shtetit rumun dhe kompanive private  3 milionë e gjysmë euro. 

Prokurorët rumunë thonë se kjo kompani është kontrolluar nga Omar Hayssam, një shtetas rumun me origjinë siriane që ka  orkestruar në vitin 2005 rrëmbimin e tre gazetarëve rumunë në Irak.

Sipas prokurorëve rumunë, Hayssam kishte organizuar një rrëmbimin  të planifikuar  me terroristët e Irakut në mënyrë që të merrnin  të hollat si pjesë e shpërblimit për lirimin e pengjeve  dhe për të shpëtuar  nga problemet e tjera ligjore në Rumani duke u shfaqur si një shpëtimtar. 

Megjithatë, ai kishte  humbur kontrollin e operacionit dhe rrëmbimi  i organizuar  u bë i  vërtetë. 

Në vitin 2006, sa ishte  duke u gjykuar  për rrëmbimin, Hayssam arritur të ik nga burgu, duke  lënë Rumaninë.  Kjo shkaktoi një  një skandal të madh që çoi në dorëheqjen e drejtorit të  Shërbimit të Inteligjencës dhe të prokurorit të përgjithshëm të vendit. Në shkurt 2008, Hayssam u dënua në mungesë me 20 vjet burg. Në korrik 2013 ai u ekstradua nga Siria në Rumani për të kryer dënimin e tij.