Ben-Af i Padėshiruar pėr Akademinė Policore

Foto: Policia e Kosovės, FacebookFoto: Policia e Kosovės, Facebook
nga  Visar Duriqi
© Tė drejtat autoriale

Akademia policore i ka lėshuar referencė negative kompanisė “Ben-Af” dhe planifikon tė mos e kontraktojė mė nė tė ardhmen. Kompania nga Suhareka, bazuar nė dokumente tė akademisė policore, shėrbente pije me afat tė skaduar dhe nuk shėrbente mirė racionet e mėngjesit e darkės. Akademia po ashtu bėri pėrgjegjės shėrbimin jocilėsor tė kėsaj kompanie pėr rastin e helmimit me ushqim tė 17 kadetėve nė fund tė qershorit. “Ben-Af” nuk beson se dikush ėshtė helmuar nga ushqimi i pėrgatitur nga kjo kompani.

Akademia policore ka vendosur qė kadetėt e saj tė mos ushqehen mė nga kompania “Ben-Af” nga Suhareka e cila qė nga gushti 2011 ishte e kontraktuar pėr shėrbime tė pėrgatitjės dhe furnizimit me ushqim. 

Kontrata e lidhur ndėrmjet palėve mė 31 gusht 2011 pėrfundon mė 30 gusht tė vitit 2013, por Akademia e Kosovės pėr Siguri Publike (AKSP), njė agjenci ekzekutive e ministrisė sė punėve tė brendshme, planifikon qė tė mos e kontraktojė mė kėtė kompani. 

AKSP-ja e mori kėtė vendim mė 15 maj tė kėtij viti kur lėshoi referencė negative "pėr kompaninė “Ben-Af”.  

“Kėtė shėrbim e ka kryer nė mėnyrė jo-profesionale dhe me cilėsi shumė tė dobėt, Bekim Dakaj

“Kėtė shėrbim e ka kryer nė mėnyrė jo-profesionale dhe me cilėsi shumė tė dobėt dhe nuk na ėshtė pėrgjigjur me kohė pėr shėrbimet sipas specifikacionit teknik tė dosjės sė tenderit dhe kontratės”, thuhet nė referencėn negative tė nėnshkruar nga Bekim Dakaj, menaxher i prokurimit nė AKSP, qė i ėshtė lėshuar kontraktorit tė ushqimit.

“AKSP-ja nuk e ēmon punėn dhe profesionalizmin e kėsaj ndėrmarrje si dhe kjo paraqet pėngesė pėr marrjėn (lidhjėn) e ndonjė kontrate me AKSP-nė nė tė ardhmėn”, thuhet nė kėtė dokument tė siguruar nga Gazeta Jeta nė Kosovė pas kėrkesės pėr qasje nė dokumente publike.

Kompania ishte shpallur fituese nė tenderin e AKSP-sė dhe kishte ofertuar me ēmimin pėr njėsi 79.40 euro pėr muaj.

Njoftimi pėr dhėnie kontrate nuk pėrmban vlerėn e pėrgjithshme tė kontratės mes palėve.

Vendimi i Akademisė sė Kosovės pėr Siguri Publike ėshtė marrė gati njė muaj e gjysmė para se mė 25 qershor tė kėtij viti tė ndodhte rasti i trajtimit me simptoma tė helmimit tė  17 kadetėve. 

Mė 25 qershor nė spitalin e Vushtrrisė u trajtuan gjashtėmbėdhjetė kadetė ndėrsa njė u dėrgua nė Qendrėn Klinike Universitare nė Prishtinė.

Ismail Smakiqi, drejtor i Akademisė sė Kosovės pėr Siguri Publike (AKSP) nė Vushtrri, bėri pėrgjegjės shėrbimet jo-cilėsore tė kompanisė “Ben-Af”, pėr rastin qė ndodhi tė mėrkurėn e javės sė kaluar. 

Bahtir Visoka, mjek kujdestar mė 25 korrik nė Spitalin e Vushtrrisė, pati konfirmuar se kadetėt i ishin nėnshtruar terapisė orale qė ka tė bėjė kryesisht me kompensimin e lėngjeve tė humbura.

“Ben-Af”, pohon se nuk beson qė kadetėt janė helmuar.

“Ne nuk konsiderojmė qė ka pasur helmim dhe jemi nė pritje tė raportit tė Inspektoratit tė AVUK. Nuk besojmė se ka mundėsi kur ushqehen 150 persona tė helmohen 2 apo 3”, thuhet nė pėrgjigjet e kėsaj kompanie. 

“Ne nuk konsiderojmė qė ka pasur helmim dhe jemi nė pritje tė raportit tė Inspektoratit tė AVUK. Ben-Af

Drejtori i AKSP-sė Smakiqi po ashtu konfirmon se inspektorė tė Agjencisė sė Veterinės e Ushqimit tė Kosovės (AVUK), inspektorė sanitarė tė komunės sė Vushtrrisė dhe inspektorė tė shėndetit publik nė Mitrovicė janė duke bėrė shqyrtimin e rastit dhe do t’i dorėzojnė akademisė policore raport pėr rrethanat qė ēuan nė helmimin e 17 kadetėve.

AVUK konfirmon se ka bėrė inspektimin e kuzhinės nė AKSP. 

“Pėr verifikimin e kushteve higjieniko-sanitare tė hapėsirave ku pėrgatitet dhe ruhet ushqimi  janė marrė 15 strisho (mostra) nga sipėrfaqet punuese dhe duart e personelit dhe 3 mostra tė ushqimit tė konsumuar po atė ditė tė ruajtur 72 orė sipas procedurave tė kuzhinės”, thotė Lamir Thaēi, zyrtar pėr informim nė AVUK. 

Sipas tij, pas kryerjes sė analizės do tė konstatohet shkaku qė ēoi deri nė trajtimin e kadetėve me simptoma tė helmimit dhe brenda muajit t’i dorėzohet akademisė policore raport pėr tė gjeturat e inspektimit.

AKSP-ja bėn zgjidhje tė pėrkohshme pėr ushqim 

Disa ditė pas rastit tė trajtimit tė kadetėve nė qendra spitalore kompania nga Suhareka nuk furnizon mė me ushqim akademinė policore dhe ėshtė tėrhequr njė muaj para se tė skadonte kontrata e lidhur mes palėve. 

Besnik Kuqi, zyrtar ligjor nė “Ben-af”, konfirmon se kompania ka ndėrprerė furnizimin me ushqim tė akademisė policore.   

“Prej datės 1 korrik ne nuk jemi duke furnizuar akademinė policore. Kemi pasur kontratė edhe njė muaj, deri nė gusht, por jemi marrė vesh qė ta ndėrprejmė kėtu dhe tė presim analizat e AVUK-ut”, thotė Kuqi.

“Prej datės 1 korrik ne nuk jemi duke furnizuar akademinė policore. Besnik Kuqi 

Drejtori i Akademisė Policore Ismail Smakiqi thotė se ndėrprerja e kontratės ėshtė bėrė pasi qė kompania njoftoi se nuk mund tė vazhdojė mė me furnizimin me ushqim.  

AKSP-ja, sipas tij, ėshtė pajtuar me kėtė dhe ka bėrė zgjidhje tė pėrkohshme tė furnizimit me ushqim. 

"‘Ben-af’ nuk ėshtė duke furnizuar dhe as shėrbyer nė mensėn tonė. Kjo kompani ka njoftuar qė nuk mund ta ofrojė kėtė shėrbim deri nė fund tė afatit tė validitetit tė kontratės”, thotė Smakiqi. 

Kontrata e lidhur mes palėve skadonte mė 30 gusht tė kėtij viti. 

Aktualisht Akademinė Policore ėshtė duke e furnizuar pėrkohėsisht kompania “Amazona”, me bazė nė Obiliq. 

“‘Ben-Af’ ka bėrė marrveshje me kompaninė ‘Amazona’ dhe ne kemi ndihmuar qė tė bėhet njė marrėveshje nė mes tyre, qė ne tė mos mbesim pa ushqim”, thotė Smakiqi. 

Sipas tij, kontraktori i deritashėm ka bėrė marrėveshje me kėtė kompani pasi qė “Amazona” ėshtė shpallur fitues nė tenderin e ri tė Akademisė Policore pėr furnizim me ushqim. 

Mė 6 qershor tė kėtij viti akademia policore shpalli fitues konzorciumin “Amazona & NTP Apetiti”, qė kėrkoi 800 mijė euro pėr ofrimin e shėrbimit tė pėrgatitjės dhe furnizimit me ushqim. Kriter pėr dhėnie tė tenderit ishte ēmimi mė i ulėt. Ben-Aff kishte kontratė tė ndryshme tė furnizimit, pėr njėsi. Akademia nuk ka treguar se sa i ka paguar kompanisė. 

“‘Ben-Af’ ka bėrė marrveshje me kompaninė ‘Amazona’ dhe ne kemi ndihmuar qė tė bėhet njė marrėveshje nė mes tyre, qė ne tė mos mbesim pa ushqim, Ismail Smakiqi

Gani Ferizi,drejtor i kompanisė “Amazona”, thekson se furnizimi i pėrkohshėm ėshtė duke u bėrė bazuar nė marrėveshjėn e pėrbashkėt me Akademinė Policore e kompaninė “Ben-Af”. 

“Kemi filluar me furnizim nė akademinė policore vetėm qė tė mos e lėmė keq, pa ushqim”, pohon Ferizi. 

Akademia policore, pėrkundėr qė ka shpallur fitues nė qėrshor kėtė operator, ende nuk ka lidhur deri mė tash kontratė me tė pasi qė rasti ėshtė duke u trajtuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit. 

Njė kompani qė humbi nė garė ka parashtruar ankesė nė OSHP kundėr vendimit tė Akademisė Policore qė shpall fitues konzorciumin “Amazona”-“NTP Apetiti”. 

Smakiqi thotė se nuk e di se kush ėshtė ankuar. OSHP-ja nuk zbulon emrin e kompanisė qė ka parashtruar ankesė.

Ardian Behra, kryesues i sekretariatit tė OSHP-sė, thotė se kjo pėrben informacion sekret pasi qė kompania qė ka parashtruar ankesė ka tė drejtė edhe qė tė tėrhiqet dhe tė mos marrė pjesė nė seancė gjyqėsore. 

Smakiqi thotė se vendimi pėr furnizim tė pėrkohshėm me ushqim nuk paraqet problem pėr vendimin qė do tė nxjerrė OSHP-ja.

AKSP-ja, sipas tij, do tė zbatojė vendimin e Organit Shqyrtues tė Prokurimit edhe nėse ėshtė negative dhe nė rastin e dytė do ri-tenderojė procesin pėrgjatė kohės sa furnizimi i pėrkohshėm vazhdon. 

OSHP-ja nuk dha pėrgjgigje se me cilėn datė mund tė marrė vendim pėr ankesėn ndaj AKSP-sė. 

Akademia policore e pakėnaqur me shėrbimet e “Ben-Af”-it

Akademia Policore kishte dhėnė vėrejtje ndaj kompanisė nga Suhareka pėrgjatė kohės sė kontraktimit mė 2012 e 2013 pasi qė ishte e pakėnaqur me cilėsinė e ushqimit. 

AKSP-ja lėshoi referencė negative nė maj tė kėtij viti pas dy vėrejtjeve me shkrim qė i kishte dhėnė “Ben-Af”-it pėrgjatė pėriudhės sė kontraktimit.

Mė 4 tetor tė vitit 2012 AKSP i dėrgoi vėrejtje kompanisė ku i kėrkonte ngritje tė cilėsisė sė shėrbimit me ushqim.

Vėrejtja e dytė pėrmes sė cilės kėrkohet ngritjen e cilėsisė sė shėrbimeve ėshtė dhėnė mė 25 mars tė vitit 2013.

Zyra e Prokurimit, kur dha vėrejtjėn e dytė, bazhohej nė raportin e Komisionit pėr Mbikqyrjėn e Kontratės qė kishte gjetur se kompania kishte shėrbyer pije me afat tė skaduar. 

"Kėsaj rradhe do t’ju jepet njė vėrejtje, me shpresė se do tė ndikojė pozitivisht nė rritjėn e kualitetit tė shėrbimeve dhe respektimit tė kushteve tė kontratės, Bekim Dakaj

“Njėherit ju njoftojmė se kėsaj rradhe do t’ju jepet njė vėrejtje, me shpresė se kjo vėrejtje do tė ndikojė pozitivisht nė rritjėn e kualitetit tė shėrbimeve dhe respektimit tė kushteve tė kontratės”, thuhet shkresėn e menaxherit tė prokurimit nė AKSP, Bekim Dakaj.

Dakaj thoshte se, sipas kontratės, nėse do tė vazhdohej me shkelje tjera, kontrata do tė ndėrpritej. 

Gazeta Jeta nė Kosovė i dėrgoi pyetje Arben Gegajt, menaxher i kontratave nė “Ben-Af”, por ai nuk komentoi pėr vendimet e akademisė policore qė flasin pėr parregullsitė nė zbatimin e kontratės.

Pėrkundėr dy vėrejtjeve dhe lėshimit tė referencės negative AKSP-ja nuk i kishte shkėputur kontratėn kompanisė “Ben-Af”.

“Shkėputja e kontratės edhe pėrkundėr vullnetit menaxherial nuk ka qenė nė interesin e institucionit pėr arsye se akademia nuk ka pasur mundėsi ligjore pėr tė mbuluar kėtė shėrbim si shumė tė nevojshėm pėr shkaqe procedurale duke shtuar faktin se ligji pėr Prokurimin Publik i ka tė caktuara afatet dhe kushtet pėr pėrzgjedhjėn e kompanive”, thotė Smakiqi i akademisė.

Sipas tij, divizioni i prokurimit, me qėllim qė akademia tė mos mbetet pa ushqim, ka hapur tenderin e ri pėr furnizim me ushqim mė 16 maj tė kėtij viti disa muaj para se tė skadonte kontrata me kompaninė “Ben-Af”. 

Mė 6 qershor tė kėtij viti akademia policore shpalli fitues konzorciumin “Amazona & NTP Apetiti”, qė kėrkoi 800 mijė euro pėr ofrimin e shėrbimit tė pėrgatitjės dhe furnizimit me ushqim. Kriter pėr dhėnie tė tenderit ishte ēmimi mė i ulėt.

Pije me afat tė skaduar e shėrbim i parregullt i ushqimit

Njė komision i AKSP-sė pėr mbikqyrjėn e zbatimit tė kontratės i krijuar nga drejtori i pėrgjitshėm Ismail Smakiqi dorėzoi njė raport pune mė 21 mars tė kėtij viti.

Raporti i komisionit pohon se ka pasur parregullsi nė racionet e ushqimit pėr mėngjes dhe darkė. Komisioni prej pesė anėtarėsh monitoroi kuzhinėn e AKSP-sė ku operon “Ben-Af”, prej datės 25 deri mė 28 shkurt tė kėtij viti.

Ushqimi pėr mėngjes ishte i pamjaftueshėm si dhe nė tė shumtėn e rasteve shėrbehej ushqim i njejtė.

Raporti pohon se pėr darkė nė tė shumtėn e rasteve shėrbehej ushqim i njejtė nga racioni i drekės.

Dreka, sipas raportit, shėrbehej konform rregullave dhe po ashtu kishte racione plotėsuese me arsyetimin se kishte kėrkesa nga shfryteėzuesit.

Komisioni kishte gjetur se kishte pasur parregullsi edhe tek furnizimi me pije.

“Pijet nė kanaqe-nga gjithsejtė 72 komplete pije tė verifikuara- 6 prej tyre janė me afat tė skadimit tė datės 10.03.2013”, thuhet nė raport. Inspektimi i pijeve ishte bėrė mė 21 mars 2013. 

“Pijet nė kanaqe-nga gjithsejtė 72 komplete pije tė verifikuara- 6 prej tyre janė me afat tė skadimit tė datės 10.03.2013, raport

Ankesa pėr pije me afat tė skaduar kishte pasur edhe nga zyrtarėt e akademisė policore.

Bahri Bylykbashi, instruktor nė Njėsinė e Trajnimeve tė Policisė Kuftiare, i raportonte Akrem Racajt, drejtor i Trajnimeve tė Specializuara, pėr pijet me afat tė skaduar qė kadetėt i kishin konsumuar gjatė ushtrimeve praktike mė 20 mars tė kėtij viti.

“Me tė shkuar atje gjatė kohės sė drekės kemi vėrejtur se pijet freskuese ‘Shwppes Real” nga gjithsejtė 21 kanaqe 17 prej tyre kane qenė me afat tė skaduar (10.03.2013). Vlen tė ceket se kėto 17 copė kanaqe me afat tė skadimit janė vėrejtur tek pasi qė janė konsumuar ose edhe gjatė konsumimit”, thuhet nė shkresėn e Bylykbashit drejtuar Racajt.

Gazeta Jeta nė Kosovė ka raportuar mė herėt pėr probleme tė kontratave tė kompanisė “Ben-af” me institucionet publike. Zyra e Auditorit tė Pėrgjithshėm (ZAP) kėsaj kompanie i kishte gjetur parregullsi nė kontrata e saj pėr mensat nė Forcėn e Sigurisė sė Kosovės (FSK) ku ndėr shkeljet ishte ajo e furnizimit me pije jo cilėsore.

Kjo kompani nuk ishte e pėrgjegjshme edhe ndaj autoriteteve tjera publike pasi qė nuk pėrmbushi njė kontratė publike me komunėn e Malishevės si dhe ishte favorizuar nga ministria e punėve tė brendshme, komuna e Suharekės dhe ajo e Prizrenit.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 4 Komentet)

asdf
     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    "Ecja e Pabarazisė"