Mbikėqyrėsit e Mediave Paguhen Jashtėligjshėm

Komisioni i Pavarur i Mediave | foto: kpm-ks.netKomisioni i Pavarur i Mediave | foto: kpm-ks.net
nga  Njomza Salihi
© Tė drejtat autoriale

Auditimi nė Komisionin e Pavarur pėr Media zbuloi se drejtuesit dhe zyrtarėt e kėtij institucioni pėrfituan sėrish pagesa tė parregullta gjatė vitit tė kaluar, ashtu siē vepruan gjatė vitit 2010. Pėrgjatė kėtyre viteve mė 2010 e 2012 zyrtarėt e KPM-sė pėrfituan nga fondet pėr hartimin e strategjisė pėr digjitalizimin e transmetimeve, edhe pse marrėveshja e lidhur me Ministrinė e Financave ndalon anėtarėt e brendshėm tė pėrfitojnė nga ky fond.

Komisioni i Pavarur pėr Media shpenzoi jashtėligjshėm vitin e kaluar 82 mijė e 400 euro pėr kompensim financiar tė stafit civil dhe tė komisionit tė KPM-sė prej gjashtė anėtarėsh qė emėrohet nga Kuvendi i Kosovės. 

KPM-ja kishte pėrfituar kėto mjete nga Ministria e Financave, bazuar nė njė marrėveshje mirėkuptimi tė vitit 2010 pėr hartimin e “Strategjisė pėr kalimin nga transmetimi analog nė atė digjital nė Republikėn e Kosovės”.

Zyra e Auditorit tė Pėrgjithshėm nė draft-raportin pėr KPM-nė, pėr vitin 2012, tė siguruar nga Gazeta Jeta nė Kosovė, konstaton se mjetet pėr hartimin e kėsaj strategjie ishin keqpėrdorur nga ky institucion. 

Dokumenti ende nuk ėshtė publikuar nga Zyra e Auditorit tė Pėrgjithshėm, pasi qė sipas procedurės duhet tė merren edhe komentet e institucionit tė audituar.

ZAP-i nuk ka dashur tė komentojė gjetjet qė ende nuk janė publikuar nė faqen zyrtare tė kėtij institucioni. 

Sipas,ZAP-it publikimi i gjetjeve tė paraqitura nė draft-raport nuk ėshtė nė interes tė publikut. 

“Ndėrhyrja nė procesin e finalizimit tė auditimit dhe lėshimi i informatave qė janė ende nė diskutim, nuk mund tė jenė nė interes tė publikut dhe se kjo qasje nuk ėshtė shumė produktive.” thuhet nė pėrgjigjen e ZAP-it.

Gazeta ka kėrkuar nga KPM-ja qasje nė vendimin e kėtij institucioni qė transferon mjetet nė vlerė prej 82 mijė eurosh nė paga tė zyrtarėve nga kategoria mallra e shėrbime.

KPM-ja ka refuzuar qasjen nė kėtė vendim.

“Komisioni gjendet nė pushim veror” tha zėdhėnėsja e KPM-sė Fikrete Ēoēaj.

Gjetjet e Auditorit tė Pėrgjithshėm konstatojnė se pagesat pėr Komisionin Drejtues dhe stafin civil janė kryer nė mėnyrė tė parregullt, pasi qė janė paguar nga kategoria ekonomike “Mallra e Shėrbime”. 

Sipas draft-raportit pėr vitin 2012, ligji i buxhetit ndalon shpenzimin e parave publike pėr pagesėn e punonjėsve nga kjo kategori. 

“Kėto pagesa janė ekzekutuar nga mallrat dhe shėrbimet si shėrbime kontraktuese. Pėr mendimin tonė pagesat pėr komisionerėt[anėtarėt e komisionit] dhe stafin civil janė pagesa tė parregullta duke marrė parasysh mosrespektimin e kritereve ligjore si nė vijim”, thuhet nė draft-raportin e ZAP-it. 

KPM-ja gjatė vitit 2012 kishte paguar 18 mijė e 500 euro pėr anėtarėt e komisionit tė KPM-sė  ndėrsa 63 mijė e 900 euro pėr stafin civil tė kėtij institucioni. 

Vetėm tetė mijė euro, bazuar nė gjetjet e auditimit, ishin paguar pėr ekspertėt e jashtėm. 

“Angazhimi  i vetėm njė numri tė vogėl tė ekspertėve mund tė rrezikojė hartimin e strategjisė nė fjalė, nė pajtueshmėri me kėrkesat profesionale dhe teknike”, thuhet nė draft-raport. 

Shkelja e marrėveshjes sė mirėkuptimit 

Auditori i Pėrgjithshėm nė kėtė draft raport thotė se njė marrėveshje e lidhur nė vitin 2010 mes KPM-sė e Ministrisė sė Financave parashihte ndarjen e njė shumė buxhetore pėr hartimin e strategjisė pėr digjitalizimin e transmetimeve. 

Bazuar nė kėtė marrėveshje gjatė 2012-ės ishte aprovuar kėrkesa buxhetore qė tė ndahen mjete pėr KPM-nė tė cilat do tė shfrytėzohen pėr pagesėn e anėtarėve tė grupeve punuese, tė cilėt nuk janė punėtorė tė KPM-sė. 

“Nė kėto grupe do tė angazhohen pėrfaqėsues nga shoqėria civile, akademia, asociacioni i mediave dhe gazetarėve, ekspertė ndėrkombėtarė dhe pėrfaqėsues tė komisioneve pėrkatėse nė Kuvendin e Kosovės”, thuhet nė draft-raport. 

Pagesat e kryera ndaj zyrtareve tė kėtij institucioni sipas auditorėve bien ndesh me nenin 80 tė Ligjit pėr Menaxhimin e Financave Publike.

“...nėse njė shėrbyes civil ose zyrtar i njė autoriteti publik kėrkohet qė tė shėrbejė nė njė komision, ky punonjės shėrbyes civil ose zyrtar, nuk ka tė drejtė tė pranojė kurrfarė kompensimi shtesė pėr kėto shėrbime”, citojnė auditorėt Ligjin pėr Menaxhimin e Financave Publike. 

Sipas auditorėve, shėrbimi i kryer nga stafi i KPM-sė konsiderohet pjesė e detyrave tė obligueshme tė postit tė cilin e mbajnė punonjėsit, pėr tė cilin edhe pėrfitojnė pagėn e rregullt.

“Ligji i buxhetit 2012 ndalon shpenzimin e parave publike nga kategoria e mallrave dhe shėrbimeve, pėr pagesėn e punonjėsve, qoftė nė formė tė mėditjeve apo si kontribute”, thuhet nė draft-raport.

Komisioni i Pavarur i Mediave nuk ka kthyer asnjė pėrgjigje lidhur me pyetjet rreth tė gjeturave tė auditorit.

Komisioni i KPM-sė gjatė mbledhjės sė mbajtur mė 28 maj 2013

KPM-ja ka shpenzuar kundėrligjshėm kėtė fond edhe mė 2010

Zyra e Auditorit tė Pėrgjithshėm tė njėjtėn parregullsi nė KPM e kishte raportuar edhe nė raportin e auditorit pėr 2010. 

“KPM-ja ka arritur njė memorandum me MEF-in sipas tė cilit KPM-sė i ndahen fonde nė vlerė prej 188,344€. Prej tyre gjatė vitit 2010 janė shpenzuar 120,110€. Sipas memorandumit nga kėto mjete do tė paguhen anėtarėt e grupeve punuese tė cilėt nuk janė punėtorė tė KPM-sė”, thuhet nė raportin pėr KPM-nė qė i referohet vitit 2010. 

KPM-ja kishte dhėnė argumentet e saj tė cilat ishin pėrfshirė nė raport. 

Sipas pėrgjigjes sė KPM-sė dhėnė auditorėve, punėtorėt e kėtij institucioni mund tė japin kontribut mė tė madh nė hartimin e strategjisė pėr digjitalizimin e transmetimeve. 

“KPM-ja konsideron se kėto fonde janė shpenzuar sipas Memorandumit tė Mirėkuptimit. Neni 4 i kėtij Memorandumi nuk specifikon se vetėm punėtorėt e jashtėm duhet tė paguhen, por plotėson memorandumin duke shtuar se edhe punėtorėt e jashtėm duhet tė paguhen nga kėto mjete. KPM-ja e kishte interpretuar nė kėtė mėnyrė”, thuhet nė raportin pėr vitit 2010. 

Por, ZAP-i kishte kėmbėngulur se Marrėveshja e Mirėkuptimit mes Ministrisė sė Ekonomisė e Financave dhe KPM-sė mė 2010 parashihte qartė se nga kėto mjete duhet tė paguhen anėtarėt e grupeve punuese tė cilėt nuk janė punėtorė tė kėtij institucioni. 

ZAP-i i kishte rekomanduar KPM-sė qė tė kthente nė buxhet paratė qė janė paguar nė mėnyrė tė parregullt.

Ky rekomandim nuk ishte zbatuar nga KPM-ja dhe ishte raportuar mė 2012 nga ZAP-i, kur kishte publikuar raportin e auditimit qė i referohet pėriudhės janar-dhjetor 2011 tė punės sė KPM-sė.

“KPM-ja nuk ka ndermarrė masa pėr kthim tė mjeteve dhe thekson se rekomandimi nuk mund tė adresohet, sepse vendimi ėshtė marrė nga Kėshilli i KPM-sė dhe ėshtė nė kundėrshtim me parimet njerėzore”, thuhet nė raportin pėr vitin 2011. 

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)

asdf
     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Gazetarėt me Heshtje Kėrkojnė tė Dėgjohet Keqtrajtimi i Tyre