Foto: trepca-akp.com Shala ka thėnė pėrmes njė njoftimi se do tė respektojė afatin ligjor prej 30 ditėsh tė qėndrimit nė detyrė nė mėnyrė qė Agjencioni Kosovar i Privatizimit (AKP) tė ketė kohė ta zgjedhė menaxherin e ri. Ai ėshtė nė kėtė detyrė qė nga dhjetori 2008.
“Arsyet e dorėheqjes sime, janė angazhimet qė mė presin nė punėt akademike”, thotė Shala, nė njoftimin e tij. “Mendoj se gjatė qėndrimit tim nė krye tė Trepēės, nė kėta tre vjet e gjysmė, jam pėrpjekur me gjitha fuqitė e mia, qė tė bėjė mė tė mirėn pėr kėtė ndėrmarrje. Me pėrpjekjet tona tė pėrbashkėta, ne sfiduam vėshtirėsitė e shumta dhe arritėm qė pėr kėtė periudhė relativisht tė shkurtėr, ndėrmarrjen Trepēa ta vendosim mbi baza tė qėndrueshme zhvillimi”.
Shala ka pėrmendur se nė kohėn e tij Trepēa ka punuar pa humbje, ka punėsuar minatorė tė rinj dhe ka dyfishuar prodhimin.
“Unė jam thellė i bindur se ndėrmarrja Trepēa ka potencial tė madh zhvillimi dhe tė ardhme tė fuqishme ekonomike”, thotė ai.
Nė mesin e muajit qershor, gjatė njė dėshmie nė Gjykatėn e Qarkut tė Prishtinės nė rastin e njohur si “Bllaca 2”, ish-shefi i SHIK-ut Kadri Veseli ia kishte dorėzuar kolegjit njė dokument me hierarkinė qė kishte kjo organizatė dhe aty figuronte se Ferat Shala udhėhiqte drejtorinė e kundėr-zbulimit.
Shala ėshtė i martuar me deputeten e PDK-sė nė Parlament Sala Berisha- Shala, e cila ėshtė motra e pronarit tė kompanisė “Trasing Group” Demir Berisha.
Nė deklaratėn e tij tė pasurisė nė Agjencionin Kundėr-Korrupsionit (AKK), Shala figuron se ėshtė i punėsuar si menaxher nė Trepēė, si ligjėrues nė fakultetin e Inxhinierisė Mekanike nė Universitetin e Prishtinės dhe si konsulent profesional nė ndėrmarrjen “Trasing Group”.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)