Kompanitė e Lidhura me Drejtuesit e SHIK-ut Pėrfitojnė Prokurime Publike

Foto: trasinggroup.comFoto: trasinggroup.com
nga  Parim Olluri
© Tė drejtat autoriale

Gazeta Jeta nė Kosovė ka zbuluar se njė kompani nė Drenas qė kėshillohet nga Ferat Shala ka fituar 15 tenderė publikė nga komuna, disa prej tė cilave janė kritikuar nga autoritetet relevante. Menaxheri i kompanisė ėshtė edhe deputet i PDK-sė nė asamblenė e komunės. Prokurime publike nga komuna e udhėhequr prej tė vėllait tė tij ka fituar edhe njė kompani tjetėr qė kėshillohet nga deputeti Fadil Demaku. Shala dhe Demaku janė dy nga ish-drejtuesit e SHIK-ut.

Dy kompani private qė u kanė dhėnė rroga Ferat Shalės e Fadil Demakut, dy ish-zyrtarėve tė lartė nė hierarkinė e Shėrbimit Informativ tė Kosovės (SHIK), kanė pėrfituar rreth 1 milionė euro kontrata nga prokurimet publike tė Komunės sė Drenasit, ka zbuluar Gazeta Jeta nė Kosovė.

Javėn e kaluar, gjatė njė dėshmie nė Gjykatėn e Qarkut tė Prishtinės nė rastin e njohur si “Bllaca 2”, ish-shefi i SHIK-ut Kadri Veseli ia dorėzoi kolegjit njė dokument me hierarkinė qė kishte kjo organizatė. Nė tė figuronte se Ferat Shala udhėhiqte drejtorinė e kundėr-zbulimit ndėrsa Fadil Demaku atė tė kundėr-terrorizmit.

Demaku, pas mbylljes zyrtare tė kėsaj organizate, ishte angazhuar si zyrtar nė kompaninė private “Ada Consulting Group”, qė ka dalė fitues nė tenderėt e Komunės sė Drenasit. Kjo komunė udhėhiqet nga vėllai i tij Nexhat Demaku qė prej dhjetorit 2007, siē thuhet nė deklaratėn e tij zyrtare tė pasurisė.

Me kėtė institucion ka lidhur kontrata publike edhe kompania “Trasing Group”, e cila e ka ish-drejtorin e Drejtorisė Kundėr-Zbulim tė SHIK-ut Ferat Shalėn tė punėsuar si Kėshilltar Profesional.

Fadil Demaku, deputet nė Parlamentin e Kosovės nė kėtė legjislaturė, ka deklaruar nė vitin 2011 nė Agjencisė Kundėr-Korrupsion (AKK) se paguhej 6 mijė euro nė vit nga kompania ACG. 

“Kriter kryesor i dhėnies ka qenė tenderi i pėrgjegjshėm me ēmim mė tė ultė (kjo mund tė vėrtetohet). Askush kurrė nuk ka pasur ndikim nė pėrzgjedhjen e fituesve." Mehmet Rama

Nė deklarimin e vitit 2012 nuk ka shėnuar angazhim tė kėtillė pasi thotė se ka lėnė punėn nė kėtė kompani private pas marrjes sė pozitės sė deputetit tė Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK).

Ndėrkohė Shala nė formularin e deklarimit tė pasurisė tė dorėzuar nė Kundėr-Korrupsion ka shėnuar se merr 12 mijė euro nė vit nga kompania private “Trasing Group”.

Pronar e drejtor i kėsaj kompanie ėshtė Demir Berisha, vėlla i deputetes sė PDK-sė Sala Berisha- Shala, e cila ėshtė bashkėshortja e Ferat Shalės.

Zv/drejtor dhe menaxher nė kėtė kompani ėshtė Betim Berisha i cili nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe kėshilltar komunal i PDK-sė nė Komunėn e Drenasit.

“Trasing Group” merr 15 prokurime nga Drenasi

Bazuar nė raportet e Komunės sė Drenasit pėr Kontratat e Nėnshkruara Publike tė dorėzuara nė Komisionin Rregullaitv tė Prokurimit Publik del se kompania private “Trasing Group” ka lidhur pesėmbėdhjetė marrėveshje publike nė vitet 2009, 2010 e 2011.

Nė vitin 2009 ajo ka fituar nė dy tenderė publikė. Njė nė vlerė prej 214 mijė e 159 eurosh pėr asfaltimin e rrugėve lokale si dhe njė pėr furnizim me zhavor nė vlerė prej 990 eurosh.

Nė vitin 2010 ka nėnshkruar nėntė kontrata me Komunėn e Drenasit tė cilat kanė pasur tė bėjnė me ndėrtim rrugėsh e rregullim tė infrastrukturės. Vlera e totale e tyre shkon nė 462 mijė e 960 eurosh.

Nė vitin 2011, kompania ka lidhur katėr kontrata me Komunėn e Drenasit vlera e tė cilave ėshtė 286  mijė e 715 eurosh.
 
Njė zyrtar i prokurimit nė Komunėn e Drenasit ka thėnė se kjo kompani edhe pse ėshtė themeluar mė herėt ka filluar tė aplikojė nė prokurimet publike nė kėtė komunė tek nė vitin 2009.

“Kriter kryesor i dhėnies ka qenė tenderi i pėrgjegjshėm me ēmim mė tė ultė (kjo mund tė vėrtetohet). Askush kurrė nuk ka pasur ndikim nė pėrzgjedhjen e fituesve. Kjo kompani ka staf (rreth 60 punonjės tė prezantuar nė ATK), pajisje tė bollshme, gurėthyesin dhe bazėn e asfaltit”, ka thėnė Mehmet Rama, zyrtar prokurimi nė Komunėn e Drenasit.

“Ada Consulting Group” merr mbi 50 mijė euro kontrata

Po ashtu edhe kompania tjetėr “Ada Consulting Group”, sipas zyrtarit tė prokurimit Rama, kishte ofruar ēmimin mė tė ulėt kur kishte konkurruar nė tenderėt e Komunės sė Drenasit.

Kjo kompani del se ka fituar nė gusht tė 2010-es njė kontratė publike pėr Hartimin e Planit Rregullues pėr Lagjėn e Dėshmorėve. Vlera e ofertės sė ACG-sė e cila ishte nė konzorcium me njė kompani tjetėr ishte 35 mijė e 387 euro.

Po ashtu edhe nė korrik tė 2010-es, kohė kur Demaku figuron se ka punuar pėr ACG-nė, kjo kompani kishte dalė fitues edhe nė njė tender publik tė Komunės sė Drenasit.

Tenderin pėr Hartimin e Dy Planeve Rregulluese Komuna e Drenasit e kishte ndarė nė dy Lote e nė tė dyjat kishte dalė fitues kompania “Ada Consulting Group”, e cila ishte nė konzorcium me njė kompani tjetėr private.

Pėr Hartimin e Planit Rregullues pėr “Qendra 1” , konzorciumi ku bėnte pjesė edhe “ACG Group” kishte kėrkuar 12 mijė  e 900 euro ndėrsa pėr Qendra 2 i njėjti konzorcium kishte kėrkuar 8 mijė e 900 euro.

Vitin e kaluar, Gazeta Jeta nė Kosovė ka raportuar se njė raport i Auditorit Gjeneral i vitit 2011 thoshte ADA Consulting Group kishte kursyer sė paku 18,000 euro nga kontrata prej 170,000 eurosh pėr renovimin varrezave tė dėshmorėve tė UĒK’sė nė Mitrovicė, duke pėrdorur materiale tė dobėta dhe duke mos pėrfunduar punimet.

Shkeljet Ligjore nė tenderėt e fituar nga “Trasing Group”

Njė raport i Departamentit tė Mbikėqyrjes e Monitorimit qė operon nė kuadėr tė Komisionit Rregullativ tė Prokurimit Publik ka gjetur se Komuna e Drenasit ka kryer shkelje ligjore nė dy tenderė publikė kur ka shpallė fitues kompaninė “Trasing Group”.

Kjo kompani ishte shpallur fituese nė prill tė vitit 2010 nė tenderin “Rregullimi i infrastrukturės  dhe matjet gjeodezike nė lagjen e dėshmorėve”, ku kishte kėrkuar  51 mijė e 592 euro.

Po ashtu kjo kompani, nė qershor tė vitit 2010 ėshtė shpallur fituese nė tenderin pėr asfaltimin e katėr rrugėve lokale. Tenderi ishte ndarė nė dy lote dhe tė dyjat i kishte fituar “Trasing Group”.
Pėr asfaltimin e rrugėve nė Negrovc dhe Vuqak kjo kompani kishte kėrkuar mbi 126 mijė euro ndėrsa pėr asfaltimin e rrugėve nė Baicė dhe Lagjen e Vėrmicve kjo kompani kishte kėrkuar mbi 128 mijė euro.

“Nė projektin e ndėrtimit tė rrugės lokale kemi identifikuar qė pėr disa situacione tė finalizuara data e finalizimit mungon ose ėshtė jo e saktė”, Zyra e Auditorit tė Pėrgjithshėm

Tek kėto dy aktivitete tė prokurimit, KRPP-ja ka konstatuar nė raport se Komuna e Drenasit kishte bėrė shkelje tė nenit 60 tė Ligjit tė Prokurimit Publik.

Ky nen, sipas KRPP-sė, obligon Autoritetin Kontraktues qė tė kėrkojė para se tė nėnshkruhet marrėveshja me Operatorin Ekonomik sigurinė e ekzekutimit tė kontratės, qė i bie depozitimi i njė shume tė hollash nė vlerė prej 10 pėr qind tė shumės sė kontratės. E, Komuna e Drenasit ia kishte kėrkuar kėsaj kompanie Sigurinė e Ekzekutimit tė Kontratės vetėm pasi qė ėshtė nėnshkruar kontrata publike, gjė qė, sipas KRPP-sė, pėrben shkelje tė Ligjit tė Prokurimit Publik. 

Po ashtu Zyra e Auditorit Gjeneral, nė raportin qė i referohet vitit 2009 ku flet pėr Komunėn e Drenasit, ka gjetur parregullsi nė tenderin pėr asfaltimin e rrugėve lokale.

Kėtė tender e kishte fituar Trasing Group ku kishte kėrkuar 214 mijė euro nga Komuna e Drenasit. “Nė projektin e ndėrtimit tė rrugės lokale me numėr identifikues nr. 611-09-145-521 kemi identifikuar qė pėr disa situacione tė finalizuara data e finalizimit mungon ose ėshtė jo e saktė”, thuhet nė raportin e Zyrės sė Auditorit tė Pėrgjithshėm.

Auditorėt kanė konstatuar se Komuna e Drenasit nuk kishte testuar cilėsinė e asfaltit tė kryer nga kontraktuesi. “Veē kėsaj gjatė rishikimit tė dokumentacionit tė dėshmisė sė mbėshtetjes nuk kemi qenė tė pajisur me certifikatė pėr kualitetin e asfaltit (test raport i shembullit testues) nė pajtueshmėri me nenin 6 tė kontratės nr. 344-6629 tė datės 18 nėntor 2009”, thuhet nė raportin e ZAP-it.

“Miqėsia ime me Vėllezėrit Demaku nuk ėshtė njė relacion biznesi”

Drejtori i ndėrmarrjes shoqėrore “Trepēa”, Ferat Shala, ka deklaruar se bashkė me ekipet e “Trasing Group” ka hartuar politikat operacionale nė aspektin menaxhues, teknik dhe shkencor.

foto 
Ferat Shala | Foto: trepca-akp.com 


“Pas zgjedhjes sime nė detyrėn qė ushtroj aktualisht (nė Trepēė, dhjetor 2008), ka ndėrruar edhe statusi im nė kėtė kompani, sepse nuk jam punonjės i rregullt i saj. Por, brenda suazave ligjore, kryej detyra dhe kėshilldhėnie, me tė cilat ndihem komod, sepse jam profesionist i kėsaj fushe”, ka thėnė Shala.

Ai ka thėnė se puna e tij si Kėshilltar Profesional nė kėtė kompani ndėrtimi lidhet me kualifikimin e tij si Inxhinier i Diplomuar i Gjeologjisė

 “Jam inxhinier i diplomuar i gjeologjisė, shkencė kjo e cila nė mėnyrė tė veēantė mė ka dhėnė mundėsinė t’i njoh mirė materialet e ndėrtimit, metodat e shfrytėzimit tė mineraleve, nė kėtė rast jo-metalore dhe mėnyrat menaxhuese pėr guroret dhe minierat nė pėrgjithėsi. Kėto materiale ndėrtimi, janė bazamenti kryesor pėr infrastrukturėn rrugore”, ka deklaruar Shala.

Ai ka thėnė se ėshtė Magjistėr i Shkencave Teknike dhe sė shpejti pritet tė doktorojė nė fushėn e ristrukturimit tė ndėrmarrjeve.

Po ashtu Shala ka thėnė se qė nga viti 2006 ėshtė bashkėpunėtor shkencor dhe ligjėrues i autorizuar nė Universitetin Publik tė Prishtinės, Fakulteti i Inxhinierisė Mekanike-Departamenti i Komunikacionit Rrugor.

Por, Shalės nuk i pėlqen tė pyetet rreth afėrsisė me pronarin e kompanisė “Trasing Group”, i cili ėshtė vėllai i bashkėshortes sė tij Sala Berisha-Shala, deputete e Partisė Demokratike tė Kosovės.

“Edhe pse unė e konsideroj vetėn njohės tė mirė tė strukturave inteligjente, njė fenomen tė tillė primitiv tė gjurmimit tė lidhjeve familjare e farefisnore, nuk e kam hasur askund, pėrveēse nė praktikat dhe metodat e ish-sistemeve komuniste dhe shteteve totalitare. Kėshtu qė, nuk do t’ua rekomandoja askujt dhe nuk do dėshiroja qė praktika tė tilla tė bėhen dukuri e medieve nė Kosovė”, ka thėnė Shala.

Ndėrkohė edhe pėrkundėr pėrfitimeve tė “Trasing Group” nga Komuna e Drenasit, e cila udhėhiqet nga Nexhat Demaku vėlla i ish-kolegut tė tij nga SHIK-u Fadil Demakut,  ai ka vlerėsuar se miqėsia e tij me vėllezėrit Demaku nuk ėshtė njė relacion biznesi.

“Nexhat Demakun, kryetarin e tanishėm tė Kuvendit Komunal tė Drenasit, nuk e njoh pėrmes vėllait tė tij, Fadilit. Njohja jonė ėshtė e hershme, ai nxėnės i shkėlqyeshėm i shkollės sė mesme, e unė profesor i tij, nė ato kohė tė vėshtira tė viteve ’90-ta”, ka thėnė Shala.

Drejtori i Trepēės po ashtu ka  thėnė se ndihet krenar pėr zotėsitė e kreut tė Drenasit.

“Isha i bindur qysh atėherė nė cilėsitė e tij si njė nxėnės i shkėlqyeshėm nė mėsime, por edhe nė vlerat morale e atdhetare. Edhe sot ndihem krenar pėr atė djalė, qė ka shkėlqyer edhe nė luftėn ēlirimtare, si pjesėtar i njėsive elite tė UĒK-sė”, ka thėnė Shala, duke vazhduar tė shpjegojė miqėsinė e tij me kryetarin e Drenasit.

“Pasi qė keni pėrmendur afėrsinė time me kryetarin aktual tė Drenasit, them sinqerisht: se ajo i tejkalon dhe ėshtė shumėfish mė e madhe se sa fantazitė dhe teoritė tuaja pėr njohjet mes familjeve tona”, ka shtuar Shala.

Asambleisti i PDK-sė, menaxher i ndėrmarrjes “Trasing Group”

Demir Berisha, i cili ėshtė pronar i kompanisė “Trasing Group” nuk ka dashur tė komentojė rreth tenderėve tė fituar nė Komunėn e Drenasit.

foto 
Nga faqja zyrtare e kompanisė 

 

“Pyeteni Komunėn se si kam fituar. Unė jam biznesmen nuk merrem me politikė”, ka deklaruar Berisha.

Ndėrsa zv/drejtori i kompanisė, Betim Berisha i cili ėshtė asambleist i PDK-sė dhe nė deklaratėn e tij zyrtare tė pasurisė thotė se ėshtė edhe menaxher nė “Trasing Group”, ka thėnė se i mban tė dyja pozitat.

“Jam menaxher nė Trasing pėr shkak se paga ėshtė shumė e vogėl nė Kuvendin Komunal. Nuk ka kėtu kurrfarė shkeljesh me mbajtjen e pozitės sė menaxherit nė njė kompani”, ka thėnė Berisha.

Ai ka deklaruar pasurinė nė Agjencinė Kundėr Korrupcion pėr vitin 2012 duke u kategorizuar si Zyrtar i Lartė Publk. Ligji pėr Parandalimin e Konfliktit tė Interesit ia pamundėson zyrtarėve tė lartė qė tė mbajnė pozita ekzekutive nė njė kompani private pėrveē ruajtjes sė pronėsisė nėse kompania ėshtė krijuar para marrjes sė postit publik.

 “Jam deputet, nuk jam Ndėrmjetės”

Kompania ACG kishte pėrfituar tenderė nga Komuna e Drenasit e udhėhequr nga Nexhat Demaku gjatė kohės sa i jepte pagė mujore Fadil Demakut.

Por ish-zyrtari i SHIK-ut thotė se nuk kishte qenė i informuar se kompania ku ai punonte kishte konkurruar e lidhur kontratė publike me komunėn e udhėhequr nga vėllai i tij.

“As nuk e kam ditė qė kompania ka konkurruar nė Drenas. Nuk jam marrė me punėn e tenderėve. Nuk merrem as tash me tender. Unė jam deputet e nuk jam ndėrmjetės me u marrė me tenderė”, ka thėnė Demaku.

foto 
Kuvendi i Kosovės 


Ai ishte angazhuar nė kėtė kompani private pas mbylljes zyrtare tė SHIK-ut.

“Unė kam qenė punėtorė i thjeshtė nė ACG. Kam pasur pozitėn e kordinatorit. Pata mbetur pa punė kur u mbyll SHIK-u nė vitin 2008 dhe miqtė e mi mė ofruan punė. Ajo ishte njė pagė prej 300 eurosh e dikur ma rritėn nė 500 euro. I koordinoja punėtorėt pėrmes telefonit. Thjesht njė punė sa pėr tė marrė njė rrogė tė cilėn ma ofruan shokėt e mi”, ka thėnė Demaku.

Ndėrkohė Shpėtim Musliu, drejtor nė kompaninė ACG qė ėshtė pronė e biznesmenit nga Skėnderaj Avni Kastrati,  ka thėnė se punėsimi i Demakut ishte bėrė pėr t’i ndihmuar atij pasi kishte mbetur i papunė.

“Demaku mė ka ndihmuar gjatė luftės nė kohėn kur kam qenė i plagosur e unė i kam ndihmuar kur ka mbetur pa punė. Ai kur ka punuar nė ACG nuk ka pasur tė bėjė me tenderėt qė i ka fituar kompania”, ka thėnė Musliu.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 14 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn