Shtrenjtimi i Rrymės pėr Favore tė Privatizuesit

Foto: Petrit RrahmaniFoto: Petrit Rrahmani
nga  Faton Osmani
© Tė drejtat autoriale

Organizatat e shoqėrisė civile, KOSID dhe STRAS, kundėrshtojnė vendimin pėr shtrenjtimin e energjisė elektrike, duke vlerėsuar se shtrenjtimi ėshtė pa bazė dhe nuk pasqyron koston reale tė prodhimit. Ato theksojnė se kjo rėndon edhe mė xhepin e konsumatorėve. Shpenzimet e importit dhe operacionale do tė mund tė mbuloheshin duke zvogėluar humbjet teknike dhe komerciale.

(E plotėsuar) Konsorciumi Kosovar i Shoqėrisė Civile pėr Zhvillim tė Qėndrueshėm (KOSID) dhe Qendra pėr Hulumtime Strategjike e Sociale (STRAS) kanė reaguar pas vendimit pėr shtrenjtimin e energjisė elektrike, duke vlerėsuar se rritja e ēmimit tė energjisė elektrike ėshtė e pabazuar dhe nuk pasqyron koston reale tė prodhimit.

Shtrenjtimi, sipas KOSID-it, po bėhet edhe pėr t’i krijuar favore investitorit privat, i cili do tė menaxhojė rrjetin e energjisė elektrike.

Tė dy organizatat thonė se Korporata Energjetike e Kosovės do tė mbulonte fare mirė shpenzimet e importit dhe ato operacionale, duke zvogėluar humbjet teknike dhe komerciale tė energjisė, tė cilat arrijnė nė 37 pėr qind.

Zyra e Rregullatorit tė Energjisė (ZRrE), tė mėrkurėn mori vendim pėr shtrenjtimin e saj pėr 8.9%, duke filluar nga 1 qershori 2012.

KOSID, pjesė e tė cilit janė: Dokufest, Forumi pėr Iniciativa Qytetare – FIQ, Grupi pėr Studime Juridike dhe Politike – GLPS, Instituti pėr Studime tė Avansuara - GAP, Instituti i Prishtinės pėr Studime Politike – PIPS, Instituti pėr Politika Zhvillimore – INDEP, Internews Kosova, Nisma e tė Rinjve pėr tė Drejtat e Njeriut – YIHR, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisė Hulumtuese – BIRN, thotė se shtrenjtimi i energjisė elektrike ishte paralajmėruar qysh nė muajin shkurt.

Mė 8 shkurt 2012, pėrmes njė konference pėr media organizatat e lartshėnuara tė shoqėrisė civile kanė kundėrshtuar kėrkesėn e Korporatės Energjetike tė Kosovės (KEK) pėr shtrenjtim tė ēmimit tė energjisė elektrike pėr 23%, duke filluar nga 1 prilli 2012. Edhe atėherė, por edhe tani, vlerėsojmė se rritja e ēmimit tė energjisė elektrike ėshtė e pabazuar dhe nuk pasqyron koston reale tė prodhimit tė energjisė.

“Humbjet teknike dhe komerciale tė energjisė arrijnė nė 37%, humbje tė cilat kapin vlerėn prej rreth 77 milion eurosh. Shumė e cila do t’i mjaftonte KEK pėr tė mbuluar shpenzimet e importit dhe ato operacionale. Pėrveē kėsaj, kėrkesa pėr ngritje tė tarifave ėshtė bėrė edhe pėr tė mbuluar shpenzimet e mėdha financiare qė KEK dėshiron t’i bėjė nė termocentralin ‘Kosova A’. Shpenzime kėto tė kota kur dihet qė ky TC duhet tė mbyllet nė vitin 2017 nė pėrputhje me Traktatin e Athinės”, thuhet nė komunikatėn e KOSID-it.

Rritja e ēmimit tė energjisė elektrike, sipas KOSID-it, po bėhet edhe pėr t’i krijuar favore investitorit privat, i cili do tė menaxhojė rrjetin e energjisė elektrike. “Qeveria e Kosovės dhe kėshilltarėt teknikė tė Korporatės Financiare Ndėrkombėtare (IFC), disa herė e kanė pėrsėritur se ēelėsi pėr privatizimin e rrjetit tė energjisė do tė jetė ngritja e tarifave tė energjisė. Pas vendimit tė Qeverisė sė Kosovės pėr tė shitur rrjetin e energjisė pėr 26 milionė euro, ky vendim i ZRrE-sė ėshtė njė hap tjetėr i dėmshėm, i cili do tė rėndojė edhe mė shumė xhepin e ēdo qytetari. Njė nga arsyetimet e KEK-ut pėr rritjen e ēmimit tė energjisė ka qenė ndalesa e subvencioneve nga ana e Qeverisė pėr kėtė ndėrmarrje publike, andaj KEK i nevojiten 45 milionė euro shtesė dhe si zgjidhje ėshtė paraparė rritja e ēmimit tė energjisė pėr 23%”.

Grupi i organizatave thekson se ėshtė shqetėsues fakti se kjo ngritje e ēmimit nuk do tė jetė pėrfundimtare. “Sipas raportit tė Bankės Botėrore ‘Zhvillimi dhe vlerėsimi i opsioneve tė furnizimit me energji elektrike pėr Kosovėn’,  ēmimi i energjisė nė Kosovė pritet tė rritet mesatarisht 4.5% nė vit nė mėnyrė qė tė mbulohet ndėrtimi i termocentralit tė ri”.

Muajin e kaluar, Kuvendi i Kosovės vendosi qė tantema pėr qymyr tė shėnojė po ashtu ngritje. Kėsisoj, nga 0.27 euro cent, vlera e saj do tė rritet nė 3 euro pėr njė ton. Sipas KOSID-it, kjo ėshtė bėrė me qėllim tė shtimit tė buxhetit tė shtetit pėr 22 milionė euro. Kjo vlerė duhet tė paguhet nga 1 janari i vitit 2013. KEK-u do ta paguajė kėtė vlerė duke kėrkuar ngritje tė mėtejme tė tarifave tė energjisė. Vitin e ardhshėm, pėrveē rritjes prej 4.5% sa parashihet nga BB, do tė ketė rritje edhe pėr mbi 10% pėr tė mbuluar kosto ne tantemės sė rritur, paralajmėrojnė kėto organizata. 

Shqetėsues ėshtė edhe fakti se rritja e ēmimit tė energjisė bėhet nė mėnyrė retroaktive, nga 1 qershori 2012, duke shkelur tė drejtėn e konsumatorėve pėr t’u informuar drejt pėr ēmimin e shėrbimit tė cilin ata e pėrdorin. KOSID u bėn thirrje tė gjithė aktorėve tė involvuar nė ristrukturimin e sektorit energjetik qė tė ndalojnė menjėherė me faljen e distribucionit dhe tė kthejnė nė rishqyrtim vendimin pėr tarifat e reja tė energjisė elektrike. Vetėm kėsisoj kosovarėt do tė mund tė mbulojnė koston edhe ashtu tė lartė tė energjisė elektrike pėr xhepin e tyre.

KOSID paralajmėron se shqetėsimet e saj do t’i demonstrojė para Qeverisė sė vendit edhe pėrmes organizimit tė protestave, pėr tė mobilizuar qytetarėt kundrejt kostos sė re qė u ngarkohet pėr pėrfitime tė kompanive private.

Ndėrsa, Qendra pėr Hulumtime Strategjike e Sociale (STRAS) thekson se ka rrezik qė pikėrisht ēmimi i ri i  energjisė tė nxisė edhe shtrenjtimin e artikujve tė tjerė tė konsumit, kurse kjo edhe mė shumė do ta varfėrojė konsumatorin, tė cilit vazhdimisht po i dobėsohet fuqia blerėse. 

Qendra pėr Hulumtime Strategjike e Sociale – STRAS  ka parasysh nevojat financiare tė KEK-ut  dhe faktin se pėr furnizim cilėsor dhe tė pėrhershėm me energji elektrike  ka shpenzime operative, si edhe investime, por mbulimi i tyre nuk duhet tė bazohet vetėm nė rritjen e ēmimit.

Ibrahim Rexhepi, drejtor ekzekutiv i STRAS-it, thotė se pėrkundėr ngritjes sė performancės dhe zvogėlimit tė humbjeve teknike e komerciale – nga 41,22 pėr qind nė vitin 2010, nė 38,15 nė vitin 2011, ende ka hapėsirė qė nevojat financiare KEK-u t’i plotėsojė duke mėnjanuar “rrjedhjet” nė rrjet, por edhe duke zvogėluar vjedhjet. 

Organizata thekson se nuk qėndron arsyetimi pėr shtrenjtimin energjisė elektrike se Kosova ka kilovatin mė tė lirė nė rajon. “Kėtu gjithmonė duhet pasur parasysh se Kosova ėshtė vendi me GDP-nė mė tė ulėt nė rajon , saktėsisht ndėrsa GDP-ja pėr kokė banori  ėshtė 2,5 herė mė e ulėt se nė Shqipėri e nė Bosnjė e Hercegovinė, apo gati katėr herė mė e ulėt se nė Mal tė Zi”.

STRAS konsideron se synimi mungesa e parasė tė kompensohet pėrmes rritjes sė ēmimit mė shumė i godet ata qė me rregull i shlyejnė borxhet, meqenėse marrin njė pjesė tė barrės sė atyre qė nuk paguajnė fare. Ndėrsa paralajmėron rrezikun qė shtrenjtimi tė ndikojė nė rritjen e borxheve tė paarkėtuara.

ZRRE Aprovon Shtrenjtimin e Rrymės Pėr 8.9%

Zyra e Rregullatorit tė Energjisė (ZRRE) ka marrė sot vendim qė energjia elektrike nė Kosovė tė shtrenjtohet pėr 8.9 pėr qind. ZRRE-ja ka konsideruar se kjo kosto do tė pėrmirėsojė shėrbimet dhe furnizimin pėr konsumatorė. KEK-u thotė se rryma nė Kosovė mbetet mė e lira nė rajon.

Kosovarėt do tė paguajnė rrymėn elektrike, pėr 8.9 pėr qind mė shtrenjtė, duke filluar ky muaj. Vendimi ėshtė marrė sot nga Bordi i ri i Zyrės sė Rregullatorit tė Energjisė (ZRRE), ka konfirmuar pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė, Adelina Murtezaj, zyrtare pėr marrėdhėnie me publikun nė kėtė zyrė.

"Ky vendim ėshtė marrė duke u bazuar nė aplikacionet e Korporatės Energjetike tė Kosovės (KEK) sh.a. dhe Operatorit tė Sistemit tė Transmisionit dhe tė Tregut (KOSTT) sh.a., sipas kėrkesave tė tė cilėve tarifat e energjisė do tė duhej tė rriteshin deri nė 23%. Pas konsultimeve me publikun, dhe pas shqyrtimeve tė aplikacioneve tė kėtyre dy kompanive, Bordi ka vlerėsuar se njė rritje prej 8.9% e tarifės do t'i mundėsojė tė dy kompanive njė operim tė suksesshėm", tha Murtezaj.

ZRRE thekson se rreth 3% e kėsaj rritjeje ka ardhur si pasojė e vendimit tė Kuvendit tė Kosovės, tė 25 majit tė sivjetmė, pėr rritjen e Tantiemės pėr thėngjill. Sipas Ligjeve nė fuqi, ky vendim i Kuvendit pritet tė ketė ndikim nga data 1 janar 2013.

Propozimi fillestar i ZRRE-sė ka qenė qė energjia tė shtrenjtohet pėr 7.6 pėr qind, plus ndikimin e tantiemės nė tarifė, qė do tė thotė njė rritje prej 10.4 pėr qind. Por, mė pas ėshtė vendosur qė rritja tė jetė “vetėm” 8.9 pėr qind, pasi ZRRE-ja ka marrė vendim qė t’ia zvogėlojė pėr 3.3 milionė euro tė hyrat e KEK-ut.

Ulja e tė hyrave ėshtė bėrė, pasi KEK-u ka dėshtuar t’i sjellė garancitė e kėrkuara nga Zyra e Rregullatorit pėr investimet kapitale nė gjenerim.

Nė fakt, kėrkesa e Korporatės Energjetike tė Kosovės ka qenė qė rryma tė shtrenjtohet pėr 23 pėr qind.

Zėdhėnėsi i KEK-ut, Viktor Buzhala, thotė se deri mė tani ēmimi ka qenė 5.6 centė pėr kilovat, qė sipas tij, ėshtė ēmimi mė i lirė nė rajon. “Tarifat e energjisė pėr amvisėritė nuk kanė reflektuar koston”, tha ai, pėr Gazetėn JnK.

Buzhala u shpreh se edhe pas rritjes, ēmimi qė do tė paguajnė kosovarėt mbetet i pėrafėrt me ēmimin qė paguajnė qytetarėt e Serbisė. “Por, edhe ajo ka paralajmėruar shtrenjtim. Nė Kosovė, ēmimi i energjisė ėshtė ende mė i liri, duke u thirrur nė Shoqatėn Rajonale tė Rregullatorėve tė Energjisė, me seli nė Budapest, i vetmi ent profesional pėr matjen e ēmimeve tė energjisė nė rajon”.

KEK-u konfirmoi se ka kėrkuar fillimisht rritje prej 23 pėr qind; mė pas e ka zbritur nė 12 pėr qind dhe “lėshimi” i tretė ka qenė 9 pėr qind. “Kjo, me kusht qė qeveria ta rrisė subvencionin me rreth 7 milionė euro”, tha zėdhėnėsi Viktor Buzhala.

Buzhala shpjegon se koston e prodhimit tė energjisė elektrike e rrit me rreth 25 milionė euro, mirėmbajtja e aseteve tė KEK-ut, tė cilat shpenzime mė herėt nuk njiheshin. Gjithashtu, pėr import tė rrymės, KEK-ut i nevojiten 57 milionė euro, ndėrsa qeveria ka zvogėluar subvencionet nė vetėm 13 milionė.

Duke e arsyetuar rritjen prej gati 9 pėr qind, Murtezaj e ZRRE-sė tha se konsiderojnė se kjo kosto do tė pėrmirėsojė shėrbimet dhe furnizimin pėr konsumatorė.

Tarifat e reja do tė aplikohen nga 1 qershori dhe do tė mbesin nė fuqi deri mė 31 mars 2013, kur pritet tė merret vendimi i ri pėr tarifat.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 5 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn