Bastorja e Princ Dobroshit, Eurolive 24Kur Princ Dobroshi kishte kryer burgun nė vitin 2005, autoritetet norvegjeze e kishin pėrcjellė nėn masa tė rrepta sigurie pėr nė Kosovė.
Dėbimi ishte kryer me helikopterė pasi nga autoritetet policore tė kėtij shteti ishte vlerėsuar si njeriu mė i rrezikshėm qė kishte qėndruar nė burgjet norvegjeze.
Dobroshi mė nuk kishte tė drejtė tė kthehej nė Norvegji.
Ai ishte dėnuar pėr pėrfshirje nė trafikun e drogės, pėrkatėsisht heroinės. Dobroshi po ashtu e ka tė ndaluar hyrjen nė vendet e Bashkimit Evropian.
Autoritetet policore nė Norvegji e nė Republikėn Ēeke, vende kėto ku Dobroshi kishte vepruar, e kishin vlerėsuar si bosin e mafies shqiptare tė drogės. Mediat nė kėto vende e kanė pagėzuar me nofkėn “Peshkaqeni”.
Tash ai ėshtė rikthyer tė jetojė nė Pejė, nė vendlindjen e tij, prej ku ishte larguar nė vitin 1988.
Fillimisht Doborshi kishte shkuar nė Gjermani. Atje, nė Frankfurt, ishte marrė me biznesin e kazinove. Tani ai i ėshtė rikthyer biznesit tė lojėrave tė fatit. Nė Pejė ka nisur tė merret me biznesin e basteve.
Mė 28 mars tė kėtij viti nė Agjencinė pėr Regjistrimin e Bizneseve ai ka hapur biznesin “StarLotoSport”, e cila pėr aktivitet kishte bastvėnien. Pas 14 ditėsh ka bėrė kėrkesė pėr ndėrrimin e emrit tė biznesit duke e regjistruar si “Eurolive-24”. Kjo kompani ėshtė e regjistruar pėr bastvėnie, bixhoz si dhe kafe.
Administrata Tatimore e Kosovės mė 2 maj tė vitit 2012 i ka dhėnė licencėn pėr operimin si bastore sportive kompanisė “Eurolive-24”.
ATK: “Do t’ia ndalojmė Dobroshit operimin nė biznesin e basteve”
Ligji aktual pėr Lojėrat e Fatit, sipas zyrtarėve tė ATK-sė, ėshtė i dobėt. Pėr kėtė arsye, thonė ata, ėshtė krijuar kjo situatė kur njerėz me tė kaluar tė dyshimtė bėhen pronarė tė bizneseve qė merren me lojėra tė fatit tė cilin e konsiderojnė biznes qė duhet tė monitorohet rreptė pėr tė parandaluar krimin e organizuar.
“Ėshtė fakt se ligji aktual ka mangėsi dhe ėshtė i dobėt. Ne nuk obligohemi pėrmes kėtij ligji t’i kėrkojmė dikujt verifikimin e historikut. Ky ligj obligon aplikantin vetėm tė paguajė shumėn pėr licencim. Pėr bastore duhet tė paguhen 150 mijė euro nė start ndėrsa 150 mijė euro paguhen ndėrkohė. Po ashtu paguhet pėr ēdo pikė qė dėshiron kompania tė zgjerohet”, ka thėnė Bekim Fusha, menaxher pėr Lojėra tė Fatit nė Administratėn Tatimore tė Kosovės.
"Ne nuk obligohemi pėrmes kėtij ligji t’i kėrkojmė dikujt verifikimin e historikut. Kemi kėrkuar qė tė bėhet njė ligj i ri i cili do tė jetė mė strikt. Tek tash ėshtė miratuar." Bekim Fusha
Kompania e Princ Dobroshit, sipas tij, ėshtė licencuar bazuar nė ligjin aktual qė ėshtė miratuar nė vitin 2004.
“Nė vitin 2004 ėshtė bėrė ligji vetėm sa pėr tė pasur njė dokument qė rregullon kėtė fushė. Atėkohė patėn nisur tė zhvillohen kėto biznese dhe nuk ishte asnjė ligj qė e rregullonte kėtė veprimtari biznesi. Ky ėshtė njė ligj me mangėsi”, ka deklaruar Fusha.
Pėr kėtė arsye, sipas tij, ėshtė kėrkuar tė hartohet Ligji i ri pėr Lojėrat e Fatit.
“Prej vitit 2009 ne kemi kėrkuar qė tė bėhet njė ligj i ri i cili do tė jetė mė strikt. Tek tash nė vitin 2012 ėshtė miratuar nė Kuvendin e Kosovės. Mė 1 qershor hyn nė fuqi ligji i ri i cili obligon ATK-nė qė aplikantit t’i bėhet verifikimi i biografisė”, ka thėnė Bekim Jupa, menaxher i lojėrave tė fatit nė ATK.
Kur Princ Dobroshi tė aplikojė pėr vazhdimin e licencės, atėherė ai nuk do tė ketė tė drejtė tė jetė pronar nė njė kompani qė merret me biznesin e lojėrave tė fatit.
Me ligjin e ri kėrkohet qė aplikanti tė mbush njė formular se a ka qenė i dėnuar ndonjėherė pėr vepėr penale dhe a ka ndonjė anėtarė tė familjes me biografi kriminale.
“Ai (Princ Dobroshi) e ka licencėn pėr njė vit dhe nė maj tė 2013-es nuk i vazhdohet mė”, ka thėnė Jupa.
Dobroshi ka marrė licencėn mė 2 maj tė kėtij viti disa ditė para miratimit tė Ligjit tė ri pėr Lojėrat e Fatit i cili ia ndalon marrjen me kėtė biznes.
Ai ka deklaruar se i ka ofruar ATK-sė dokumente se nuk ka qenė i dėnuar asnjėherė pėr vepėr penale nė Kosovė.
“Pėr Kosovė i kam dėrguar nė ATK dokumentet se nuk kam qenė i dėnuar asnjėherė” Princ Dobroshi
“Unė jam dėnuar jashtė vendit e jo nė Kosovė. Pėr Kosovė i kam dėrguar nė ATK dokumentet se nuk kam qenė i dėnuar asnjėherė”, ka deklaruar Dobroshi.
Ai ėshtė pėrgėnjeshtruar nga zyrtarėt e ATK-sė.
“Ne kurrfarė dokumente nuk i kemi kėrkuar pasi ligji ka mangėsi dhe nuk na ka obliguar pėr njė gjė tė tillė”, ka deklaruar Jupa. Ligji i ri, sipas tij, ėshtė mė strikt pasi qė parasheh ndalesė edhe pėr njerėzit qė janė dėnuar nė tė kaluarėn nė Kosovė por edhe pėr tė dėnuarit jashtė vendit.
Ndėrkohė vendet e rajonit kanė hartuar mė herėt ligje mė tė rrepta qė rregullojnė lojėrat e Fatit. Nė Shqipėri, veē pronarit tė kompanisė, i bėhet verifikimi i tė kaluarės edhe menaxherėve tė bizneseve qė merren me aktivitetin e lojėrave tė fatit.
Historia e Princit
Autoritetet policore ēeke kishin lėshuar njė njoftim tė pėrbashkėt kur kishin zėnė Princ Dobroshin nė Pragė pas ikjes sė tij nga burgu nė Norvegji. Nė tė kallėzohet pėr aksionin e koduar “Kafaz”, qė rezultoi nė kapjen e Dobroshit. Dy vite kishte zgjatur operacioni i kryer mė 23 shkurt tė vitit 1999.
Policia ēeke kishte njoftuar se aksioni ishte mbėshtetur nga policia suedeze, daneze e veēanėrisht ajo norvegjeze.
Shefi i Anti Drogės nė Policinė Ēeke, Jiri Komorous, kishte deklaruar se Dobroshi besohej tė ishte prej gangsterėve mė tė mėdhenj shqiptarė nė Europė, sipas njė raporti tė Agjencisė Ēeke tė Lajmeve (CKT) tė 11 marsit 1999.
Gjykata nė Norvegji nė vitin 1994 kishte dėnuar Dobroshin me 14 vite burgim. Ai kishte ikur nga burgu nė vitin 97. Kėtė sipas Komorous e kishte bėrė duke korruptuar rojėn e burgut. Pas ikjes, sipas shefit tė antidrogės, ishte fshehur nė Kroaci ku kishte bėrė njė operacion plastik nė fytyrė.
Pėrkundėr kėsaj, sipas shefit tė anti drogės nė Ēeki, oficerėt e policisė kishin reaguar shpejt nė mėngjesin e 23 shkurtit kur kishin vėrejtur veturėn e Dobroshit tė ndalur pėrballė Hotel Hillton nė Pragė.
Pėrmes operacionit “Kafaz”, sipas tij, ishin arrestuar 42 veta tė cilėt i pėrkisnin grupit qė udhėhiqej nga Princ Dobroshi. Kėta njerėz ishin kapur nėpėr vendet skandinave dhe nė ato tė Evropės Qendrore. Nėntėdhjetė pėr qind e heroinės, sipas Komoroues, nė vendet skandinave hynte pėrmes Republikės Ēeke.
Ndėrkohė herėn e parė Dobroshi ishte kapur nė Norvegji nė vitin 1993. Princ Dobroshi ka treguar versionin e tij pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė pėr arrestimin e tij qė ka ndodhur para 19 vitesh.
“Unė isha nė Norvegji duke luajtur nė kaziono. Mė thirri Xhuzepe, qė ėshtė njė mik i imi. Mė tha nėse mund t’ia dėrgoja 130 mijė marka. Kur jam afruar afėr veturės pėr t’ia dhėnė paratė njerėzve tė tij, ėshtė shfaqur policia. Nė makinėn qė mė priste mua ishin 5.4 kilogram heroinė dhe rasti shkoi nė gjykatė ku u dėnuam”, ka thėnė Dobroshi.
Drogė tė llojit heroinė sipas tij kishin shitur dy personat tjerė tė cilėt e kishin pritur nė makinė pėr t’ia pėrcjellė paratė mikut tė tij Xhuzepes.
Prej 99-es kur ishte rikthyer nė qeli, Dobroshi kishte qėndruar deri nė vitin 2005 duke rrumbullakėsuar nėntė vite burg pėrkundėr dėnimi prej 14 vite burgim. Dy vite kishte ikur nga burgu ndėrsa tri vite tjera i ishin hequr nga autoritetet norvegjeze.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 18 Komentet)