Shtetet Multietnike Kanë Dështuar në Ballkan

Pika fillestare për formulimin e politikave është që ta njohim botën ashtu siç është, e jo si dikush do të dëshironte që ajo të jetë.

Në Ballkan, realiteti politik është fatkeqësisht shumë larg nga “multikulturalizmi i gjallë dhe organik” që Jasmin Mujanoviq e përshkruan. Përkundrazi, rajoni është një nga më pak të qëndrueshmet në Europë, ku të ndara, shtetet multi-etnike mbijetojnë në një gjendje të konfliktit të ngrirë, që kërkon praninë e mijëra paqeruajtësve ndërkombëtarë në terren për ta parandaluar një rikthim të dhunës.

Shkaqet e kësaj gjendjeje janë analizuar gjerë e gjatë, por kjo masë e kompleksitetit përfundimisht arrin në këto dy pika themelore. E para është se popullatat minoritare nuk dëshirojnë të jenë pjesë e shtetit të një etnie tjetër, nëse kjo do të thotë të jetojnë si qytetarë të klasit të dytë, pa sigurinë adekuate, pa të drejta dhe mundësi. Dhe e dyta është se popujt shumicë nuk duan që minoritetet e tyre të jetojnë në tokën e tyre, sepse ata e pretendojnë territorin në të cilën pakicat jetojnë. Kudo përplasen këto objektiva kontradiktore, rezultati është tensioni dhe mosfunksionimi.

Në dy dekadat e fundit, minoritetet nuk kanë pasur zgjedhje tjetër veçse të pranojnë vendin e tyre në shtetin birësues me këmbënguljen e hegjemonisë së Perëndimit, që ka vënë veton në çdo ndryshim të marrëveshjeve politike të cilat janë vënë në vend pas rënies së Jugosllavisë. Avantazhi ishte se NATO ra dakord për të garantuar sigurinë e tyre kurse BE-ja të drejtat dhe prosperitetin e tyre, me kusht që vendasit të plotësojnë kushtet për hyrje në këto dy organizata.

Megjithatë, ky kapitull në historinë e Ballkanit po vjen në një të afërt, pa u gjetur një zgjidhje. Me krizën politike të BE-së, europianët e kanë humbur fokusin e tyre, autoritetin e tyre dhe levën e tyre kryesore të politikës në rajon, përkatësisht premtimin e integrimit në BE. Ndërkohë, amerikanët kanë shqetësime më të rëndësishme sesa Ballkani. Në hapësirën e liruar nga Perëndimi, Rusia dhe Turqia kanë pohuar praninë e tyre dhe po shtyjnë agjendat e tyre të interesave të veta.

Befasisht, minoritetet e pakënaqura kanë filluar të shfrytëzojnë gjeopolitikën për të avancuar ndarjen që ata kanë parë gjithmonë si të vetmen garanci të sigurisë dhe të drejtave të tyre.

Shtatorin e kaluar, serbët e Bosnjës drejtpërdrejtë kanë sfiduar Marrëveshjen e Dejtonit në një referendum të miratuar nga Rusia, i cili nuk pati asnjë rezistencë efektive nga Perëndimi. Tani lideri serb i Bosnjës Milorad Dodik po kërcënon me një tjetër referendum këtë vit, ndoshta ndaj autoritetit të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës. Nëse gjërat vazhdojnë në këtë mënyrë edhe në fillim të dekadës së ardhshme, Republika Srpska mund të shkëpusë shumicën e lidhjeve me pjesën tjetër të Bosnjës.

Grupe të tjera minoritare të pakënaqura janë duke bërë lëvizje të ngjashme që të distancohen nga qendrat e tyre politike. Serbët e Kosovës po kërcënojnë të krijojnë Asociacionin e Komunave serbe muajin e ardhshëm pa autorizim nga parlamenti i Kosovës. Kroatët e Bosnjës po mprehin kërkesat e tyre për një entitet të tretë. Shqiptarët e Maqedonisë kanë refuzuar të marrin pjesë në qeveri nëse kolegët e tyre maqedonas nuk do të pranojnë një zgjidhje të re politike. Tani ekziston rreziku i një ndarje në marrëveshjet ndëretnike për ndarjen e pushtetit të cilat e kanë mbajtur deri më tani vendin së bashku.

Kjo nuk është një temë radikale, e politikës ekstreme. Ajo është duke u drejtuar tani nga politikanët kryesorë që veprojnë në emër të elektoratit të tyre, qëllimi kryesor politik i të cilëve është të jetojnë në kushtet e dinjitetit dhe sigurisë.

Pas një periudhe palëvizshmërie, po bëhet gjithnjë e më e qartë se terreni tashmë po zhvendoset, duke rrezikuar një stabilitet të brishtë. Popullsitë shumicë në shtetet multietnike do të humbasin kontrollin e territorit për të cilin janë të lidhur emocionalisht dhe, në disa raste, nga të cilat ata janë pastruar etnikisht. Në rastin më të keq, ata mund t’i rezistojnë me forcë çdo lëvizjeje drejt ndarjes.

Pra, çfarë mund të bëhet?

Detyra e parë është zgjimi i njerëzve në realitetin e asaj që po ndodhë, sidomos ata që janë të angazhuar për paqen në rajon. Kjo është arsyeja pse kam shkruar një artikull goditës në “Foreign Affairs”. Duke pasur parasysh rrezikun e një prishjeje të sigurisë, është e rëndësishme që të fillojë një debat për të ardhmen e Ballkanit, në nivel lokal dhe ndërkombëtar, që shkon përtej politikës së paralizuar të integrimit europian.

Pas kësaj, është detyrë që të shqyrtohen opsionet, të cilët janë katër.

E para është që të vazhdojë si tani me atë që Jasmin Mujanoviq në artikullin e tij e përshkruan si “detyrë e gjeneratave, të bëjnë reforma bazike dhe demokratizim”.

Në vështrimin e parë, ky është një objektiv fisnik, sepse reforma dhe demokracia janë gjëra padyshim të mira. Për fat të keq, megjithatë, ka dy të meta themelore në këtë qasje. Njëra është se, pas 20 vitesh provash, përpjekjet në ndërtimin e vendit deri më tani kanë dështuar të japin ndonjë rezultat të prekshëm. Atmosfera politike në rajon mbetet helmuese, demokracia ka bërë hapa prapa dhe grupet e ndryshme kombëtare janë më të përçara se kurrë.

Dhe problemi tjetër, thjesht, është se koha po mbaron. Serbët e Bosnjës janë duke bërë planet e tyre për t’u larguar dhe perspektiva në shkrirjen e tyre dhe të kroatëve në një bashkësi të vetme, komuniteti politik boshnjak në afatin e nevojshëm kohor për të ndaluar largimin e tyre dhe për të shpëtuar shtetin boshnjak është pikërisht zero. Siç e pranoi edhe vetë Jasmin, kjo është “një temë imagjinare”.

Një mundësi e dytë është që Perëndimi t’u ofrojë pakicave të pakënaqura disa stimuj të rinj për të pranuar status quo-në politike. Në shumë mënyra, ky do të ishte rezultati ideal, sepse kjo do ta neutralizonte kërcënimin e separatizmit në mënyrë paqësore dhe të rregullt.

Përsëri, megjithatë, ka një problem themelor me këtë qasje. Me zgjerimin e BE-së të mbetur pezull, nuk ka asgjë që Perëndimi mund t’u ofrojë minoriteteve të cenueshme dhe të mund t’iu kompensojë atyre mungesën themelore të sigurisë dhe të drejtave politike.

Një mundësi e tretë, pra, është detyrimi i minoriteteve që të pranojnë status quo-në duke i kërcënuar me sanksione apo më ndonjë formë tjetër të ndëshkimit, nëse ata bëjnë ndonjë lëvizje drejt ndarjes. Megjithatë, pas pasojave që ka treguar referendumi në Republika Srpska, nuk ka konsensus ndërkombëtar mbi sanksionimin e separatistëve, veprimet e të cilëve mund të jenë shkatërruese, por në dukje janë të qetë dhe nuk e kërcënojnë direkt Perëndimin.

Ndërkohë, nuk bën pa përmendur se grupet shumicë nuk duhet të lejohen të marrin masa të ashpra, të dhunshme për minoritetet e pabindura. Kjo do të shkaktonte rezultatin që të gjithë janë duke u përpjekur për ta shmangur.

Kjo lë një opsion të katërt dhe të fundit. Nëse pakicat e pakënaqura nuk mund të binden për të pranuar status quo-në dhe janë të gatshëm, nëse është e nevojshme, për të mbrojtur ndarjen e tyre njëanshëm atëherë në interes të paqes kërkohet nga shumica e popullsisë që të pranojë një lloj të zgjidhjes së re territoriale për pakicat e tyre.

Në këtë pikë, pyetja e spikatur është se sa thellë dhe sa larg do të shkojë kjo. Ideale është që grupet pakicë dhe ato shumicë së bashku mund të bien dakord për një formë të transferimit e cila ruan të dyja, shtetin dhe plotëson kërkesat kryesore të grupit minoritar. Nëse kjo mund të ndodhë, do të jetë fundi i çështjes.

Megjithatë, precedenti nga rajoni tregon se asgjë më pak se një kufi i fortë ndërkombëtar nuk ka gjasa të sigurojë lirinë nga ndërhyrjet e jashtme dhe mbrojtjen nga kërcënimi i agresionit të mundshëm të cilit të gjithë minoritetet e rajonit i’a kanë frikën. Në fillim të viteve ’90-ta, sllovenët, kroatët, boshnjakët dhe të tjerët u ndjenë të detyruar ta shpallin pavarësinë nga Jugosllavia. Shqiptarët e Kosovës nuk e pranuan “autonominë maksimale” brenda Serbisë pas vitit 1999. Edhe serbët e Bosnjeë kundërshtojnë edhe autonominë më të thellë që e kanë sot.

Në çdo rast, arsyeja për këtë është e njëjtë: Ballkanit i mungojnë elementet më themelore të nevojshme për të bërë që të funksionojë multi-etniciteti, përveçse në kushtet e sundimit autoritar. Një traditë e dobët e liberalizmit kushtetues do të thotë se minoriteteve u mungon besimi në institucionet e përbashkëta. Një histori e dhunës dhe krimeve e kanë shkatërruar besimin ndërmjet grupeve të ndryshme kombëtare. Edhe korrupsioni endemik dhe varfëria e përhapur kontribojnë për të mbajtur njerëzit në teh.

Kjo është arsyeja pse unë kam arritur në përfundimin se zgjidhja optimale për krizën e sigurisë strukturore në rajon është një tranzicion i shteteve bazuar në parimin se kufijtë politikë duhet të përkojnë sa më shumë të jetë e mundur me realitetet demografike në terren.

Shteti komb ka dy veti kryesore. Brenda vendit, shumica e banorëve të tij i përkasin një bashkësie të vetme politike, në të cilën ata mund të gëzojnë të drejtat dhe mundësitë e tyre pa frikën e diskriminimit etnik.

Dhe jashtë, shtetet-kombe të lejojë grupet e rrezikuara të jetojnë në kushte të sigurisë relative pas një kufiri të njohur ndërkombëtarisht. Marrëdhëniet mes Kroacisë dhe Serbisë, apo Serbisë dhe Shqipërisë, apo Shqipërisë dhe Greqisë janë larg nga të qenurit të përsosura, por ato janë kryesisht funksionale, sepse, përveç mosmarrëveshjeve të vogla kufitare, asnjëri prej tyre nuk e bën një kërkesë në territorin e secilit prej tyre.

Kjo bie në kontrast të madh me situatën në shtetet multietnike si Bosnja, Maqedonia dhe Kosova, ku territori në të cilin jeton pakica pretendohet njëkohësisht nga grupi shumicë. Në skenarin e parë, nuk ka paqe. Në këtë pjesë të dytë, çështja e pazgjidhur e pronësisë përmban brenda saj rrezikun e pranishëm gjithkund të konfliktit.

Unë duhet të theksoj se, askund në këtë kuadër, unë nuk jam duke sugjeruar se shtetet e reja komb duhet të jenë shtete të pastra etnike. Nëse boshnjakët kanë zgjedhur të jetojnë në Republikën Serbe, sepse ata kanë rrënjët stërgjyshore atje, apo maqedonasit kanë zgjedhur të mbeten në pjesët e dominuara nga shqiptarët të vendit, ata duhet të inkurajohen që të qëndrojnë dhe të bëhen të gjitha përpjekjet për të përkrahur të drejtat e tyre.

Ky nuk është një qëllim i pamundur. Shumica e shteteve rajonale kanë demonstruar aftësinë e tyre për të akomoduar një numër të vogël të një grupi etnik për arsyen e thjeshtë se ato nuk paraqesin ndonjë kërcënim për integritetin territorial apo identitetin e shtetit.

Ky është gjithashtu një propozim krejtësisht i ndryshëm me gjendjen që ekziston në Bosnjë, Maqedoni dhe Kosovë sot, ku pakicat e pakënaqura jetojnë në territore kompakte ngjitur me shtetet e tyre, dhe në vazhdimësi bëjnë kërkesa për zemërimin dhe ankthin për shumicën e popullsisë.

Ndërsa kam deklaruar qëndrimin tim, unë nuk jam naiv në lidhje me vështirësitë e përfshira në arritjen e një tranzicioni të shteteve, duke pasur parasysh rezistencën e popullatës shumicë për lëshimin e tokës që ata e konsiderojnë të jetë një pjesë integrale e shtetit të tyre dhe ndarjen e të cilave ata kanë të drejtë ta bllokojnë sipas të drejtës ndërkombëtare.

Sugjerimi im është një qasje graduale dhe negociuese, e udhëhequr nga një koalicion i gjerë ndërkombëtar, i cili drejton rajonin drejt këtij rezultati përfundimtar. Ndoshta ka zgjidhje më të mirë: këto çështje janë thellësisht të vështira dhe politikëbërësit nuk kanë filluar ende të mendojnë për to.

Megjithatë, pika që duhet të mbahet në mend në mënyrë të vendosur është se, me përfundimin efikas të zgjerimit të BE-së, natyra e sfidës ka ndryshuar. Që kur pakicat e pakënaqura kanë filluar ta çlirojnë veten nga shtetet që i kanë konsideruar prej kohësh të paligjshëm, çështja nuk është më se si t’i bëjnë këto shtete multietnike të funksionojnë. Ky ishte problemi i djeshëm.

Sot, dilema me të cilën politikëbërësit ndeshen është nëse do ta lënë rajonin të fragmentohet në një mënyrë të pakontrolluar, të improvizuar, e nxitur nga separatistët lokale, apo nëse do të marrin kontrollin e këtij procesi dhe për të minimizuar rrezikun e hakmarrjes së dhunshme nga ana e popullsisë shumicë.

Të tjerët janë të lirë, natyrisht, për të kritikuar propozimin tim; aty ku kritika është konstruktive, ajo do të ndihmojë për ta çuar debatin përpara dhe për të siguruar rezultatin që të gjithë e dëshirojnë, domethënë një paqe të qëndrueshme në rajon.

Megjithatë, ata që mbrojnë marrëveshjet aktuale politike në përjashtimin e të gjitha alternativave duhet të japin disa përgjigje mjaft bindëse për pyetjet e mëposhtme.

Së pari, në qoftë se multi-etniciteti është duke funksionuar, pse popullsitë pakicë në të gjithë rajonin janë të shqetësuar në lidhje me të drejtat dhe sigurinë e tyre themelore? Së dyti, çfarë kanë në plan për të bërë në afat të shkurtër për të adresuar shqetësimet e manifestuara të këtyre pakicave? Dhe së treti, në qoftë se këto plane dështojnë, si e kanë për qëllim ata ta ndalojnë ndarjen në mënyrë të njëanshme të pakicave nga pjesa tjetër e shtetit?

Sa për ta ditur, unë nuk i pranoj përgjigjet e mëposhtme.

Së pari, se minoritetet kanë frikë, sepse atyre u është shpërlarë truri nga udhëheqësit nacionalistë me kërcënime fiktive. Jo vetëm që ky sugjerim është një fyerje për inteligjencën e tyre, por ky është dështim për ta kuptuar se si një demokraci e papastër funksionon në Ballkan.

Së dyti, se pakicat tashmë gëzojnë të drejta të plota: vetëm pakicat mund ta thonë këtë dhe ata e thonë ndryshe. As nuk është e lejuar që të privohen nga këto të drejta pakicat për shkak të krimeve të kryera në vitet e ’90-ta, sidomos kur këto pakica kanë vuajtur vëtë historikisht.

Dhe, e treta, përdorimi i dhunës nuk mund të jetë aasnjëherë mjet për ndaljen e separatizmit.

Ndërsa Ballkani mund të jetë i qetë tani për tani, shenjat nuk janë të mira. Problemi i separatizmit, që mbahet për dy dekada, është kthyer në rajon, mundësuar nga një mjedis i zhvendosur gjeopolitik, i cili ka lëvizur ekuilibrin lokal të pushtetit në favor të revizionistëve.

Nëse paqja është që të ruhet, është me rëndësi që ata të cilët kujdesen për rajonin të kenë fokus në atë se si të menaxhohet ky problem, ndërsa ka ende kohë për të shmangur prishjen e sigurisë.

Stabiliteti nuk ofrohet duke pretenduar se çdo gjë është e mirë në terren në një kohë kur pllakat tektonike veç janë zhvendosur nën sipërfaqe. Nuk ndihmohet as nga hedhja e fjalëve të këqija, duke mbyllur debatin me këshilla morale, ose duke këmbëngulur në një zgjidhje “universale” që në mënyrë të qartë mishëron interesat e vetëm një grupi kombëtar.

Kjo është pikëpamja ime dhe disa pa dyshim do të vazhdojnë ta refuzojnë atë. Por, ndërsa ata kapen për një idealizëm abstrakt dhe në një grup të politikave të dala mode, me besimin se vetëm këto janë garancia e paqes, pakicat në terren janë duke ecur përpara me qëllimin e tyre të ndarjes.

Ky është realiteti politik dhe sa më shpejt që të tjerët ta njohin atë, aq më shpejt mund të fillojë procesi i adresimit të këtij problemi.

Timothy Less është drejtori i agjencisë “Nova Europa” dhe një ish-diplomat britanik në Maqedoni dhe Bosnjë.