LDK Flet për Mungesën në Akademinë për Haki Imerin

Haki Imeri, ish aktivist i LDK-së është vrarë në rrethana ende të pasqaruara në nëntor të vitit 1999 në fshatin e tij.

Akademia përkujtimore kushtuar Haki Imerit është mbajtur nën patronatin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka marrë pjesë aty si dhe ka bërë homazhe të arri i të ndjerit.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, tregoi për KALLXO.com se përse nuk ka qenë pjesëmarrës në akademinë e bashkë partiakut të tij, të ndjerit Imeri.

“Nuk e di kush e ka organizuar dhe nuk kam qenë i ftuar aty se normalisht do të kisha shkuar. Nuk ka qenë ndonjë vendim i LDK-së për organizimin e saj sa e di unë”, tha Rugova.

Rugova tha se LDK-ja çdo vit ka qenë pjesë e akademisë kushtuar ish aktivistit të tyre Haki Imerit.

http://kallxo.com/thaci-takon-deshmitarin-e-gjykates-speciale-ia-dekoron-vellane-e-vrare/

“Unë besoj se kjo është dashur të jetë pjesë e LDK-së së Skenderajt në mënyrë që ne të mundemi të marrim pjesë aty. Këtë mënyrë ne gjithmonë e kemi praktikuar. Unë shumë mirë e njoh Haki Imerin, dhe e vlerësoj shumë punën e tij, angazhimet e tij. Fatkeqësisht ai sot nuk është në mesin tonë por të them të drejtën unë nuk e kam pasur këtë informatë”, tha Rugova.

http://kallxo.com/thaci-homazhe-per-aktivistin-e-ldk-se-te-vrare-pas-luftes/