Policia Kukes, Shqiperi Policia shqiptare

34 vjeçari nga Peja arrestohet në Shqipëri, ishte në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një 34 vjeçar nga Kosova i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania.

34 vjeçari u arrestua pasi tentoi të hynte në Shqipëri në pikën kufitare në Qafë Prush.

P. A., 34 vjeç nga Peja ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet në Gjermani, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale në fushën e mashtrimit.

Policia shqiptare ka njoftuar se i arrestuari do të ekstradohet për në Gjermani.

“Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Landshut i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtimi”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Gjermanisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit”- thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.