Privatizimi i Sistemit Hekurudhor

Kjo është arsyeja që viteve në vijim do të mundohem që gjithmonë të jem individ i cili do të mundohet të hap debate të reja. Andaj shpresoj që ky opinion, të jetë temë diskutimi.

Sistemi i Hekurudhor i Kosovës, aktualisht është i shkatërruar në atë masë saqë sot përdoret vetëm si një “çerdhe” për punësim të militantëve të partive të ndryshme. Për 15 vite rresht investimet në këtë sektor kanë qenë minore, sigurisht asnjëher nuk është se kam pritur nga shteti që të investohet në këtë pjesë, duke qenë se ky sektor ka nevojë për para të cilat shteti ngurron të ndajë, e sigurisht se do ta dëmtonte mjaftë rrëndë buxhetin e Kosovës.
Aktualisht ky sistem hekurudhor përfitimet më të mëdha ka nga transporti i mallrave, duke importuar derivate nëpërmjet Maqedonisë, një linjë tjetër që funksion është linja e transportit të udhëtarëve por që nuk krijon të hyra të mëdha: linja Pejë-Drenas-Prishtinë dhe linja Prishtinë-Lipjan-Ferizaj-Hani i Elezit.

Kushtet në transportin e udhëtarëve janë mesatare, por kjo formë e transportit aktualisht shihet si një opsion i mirë për studentë, shtresën e varfër dhe sigurisht për nostalgjikë, kjo ngaçë cmimet janë të volitshme. Ndryshe nga Treni është gjendja në Stacion ku udhëtarët duhet të kërkojnë nga zyra në zyrë për të takuar shërbyesit të cilët paguhen nga paraja publike, për të marrë ca informata lidhur me orarin e udhëtimit. Stacioni i trenave të ngjason me një “Kafaz” të pulave e cila duket sikur do shembet nga dita në ditë. Disa linja mbesin të bllokuara, Pejë-Prizren dhe Prishtinë-Mitrovicë.

Për 15 vite rresht asnjëra nga Qeveritë e deritashme nuk ka qenë e gatshme të ndajë mjete për të investuar,  për hapur linja të reja, për të rinovuar apo ndërtuar stacione të reja, të sjellin trena të rinja (për të qenë më i saktë neve aktualisht kemi trena të cilët furnizohen me naftë dhe me qymyr trena të cilët në botën perëndimore kanë dalë nga përdorimi 20-30 vite më parë).

Priviatizimi i sistemit hekurudhor do të hapte mundësinë, që si shoqëri të përdorim më tepër këtë formë transporti. Ky lloj transporti përvec se do të mundësonte udhëtim të shpejtë dhe të rehatshëm do të na mundësonte të shijonim pamjet piktoreske të qyteteve dhe fshatrave tona. Si model të privatizimit kemi Aeroportin e Prishtinës, i cili sot ndryshe nga e kaluara ofron më shumë linja ajrore, shërbim më të mirë, të shpejtë në informim, kursim i parasë publike dhe më e rëndësishmja më pak burokraci. 

Privatizimi i Sistemit Hekurudhor përveç se do të munndësonte, investimet në këtë sektor do të krijonte edhe konkurencë në mes të transportit hekurudhor dhe transportit rrugor (autobus dhe veturë). Neve si qytetarë do të kishim mundësinë të bëjmë përllogaritjet se cili lloj transporti është më i shpejtë, i sigurtë dhe më pak i dëmshëm për xhepin tonë.