Nga Qyteti i Dikurshëm i Rock-ut

Në qytetin e dikurshëm të rock-ut, me tinguj të dhimbshëm të kitarës akustike a asi të shfrenuar, më nuk këndohet.

As intelektualët e shumtë nuk gjenden më ëmbëltoreve e kafeneve me ato bohemitë e stërhollimet e tyre.

Me katër lumenjë, me pasuri të shumta natyrore dhe duke qenë atëherë motor i zhvillimit të vendit, qyteti tani ka dy komuna dhe shumë probleme për qytetarët e vetë.

Por, prapë populli si gjithënjë mbetet i etur për ndryshime, për punë, për pozitivitet, për zhvillim. Mbetet i pasur në imagjinatë dhe i bindur. Mjaftojnë ato premtimet megalomane dhe imagjinata është e gatshme për përpunim.

Vetëm t’u flasësh ndryshe dhe do të të shohin si një rreze shprese. Ja, mu kjo, ndodhi më 2 dhjetor.

Zgjedhjet ishin në njëjës.