Dhuna nė Media Nxit Dhunėn nė Jetė

nga  Jeta Rexha
© Tė drejtat autoriale

Pse shkalla e vrasjeve nė disa vende ėshtė mė e lartė se nė vende tė tjera?Pse luftėrat dhe forma tė tjera dhune kanė qenė pjesė e pandarė e historisė njerėzore? Pse mediat janė gjithnjė e mė tė dhunshme? Pyetjet qė nuk gjejnė shpjegim janė tė shumta, pėrgjigjet bindėse janė tė pakta.

Disa studiues thonė se varfėria dhe pabarazia sjellin dhunė. Studimet thonė se pėrqindja mė e madhe e vdekjeve tė dhunshme kanė ndodhur nė vendet mė pak tė zhvilluara. Por a janė vėrtet mė tė dhunshėm tė varfėrit? Nga ana tjetėr ka vende si Kalkuta nė Indi ku miliona njerėz jetojnė nė varfėri ekstreme, e megjithatė aty ka njė shkallė vrasjesh nga mė tė ulėtat nė botė.

Tė tjerėt mendojnė se shoqėria bėhet mė e dhunshme atje ku mund tė sigurohen mė lehtė armėt. Sigurisht, me armė nė dorė njerėzit e dhunshėm bėhen mė tė rrezikshėm. Por pse nė disa shoqėri ka mė tepėr njerėz tė dhunshėm? Edhe pėr kėtė ekspertėt nuk bien dakord?

Bota sot ėshtė e fiksuar pas dhunės. Nė tė vėrtetė dhuna ka qenė gjithmonė pjesė e “zbavitjes”. Megjithatė vitet e fundit diēka ka ndryshuar nė lidhje me dhunėn nė media.

Sė pari shfaqet mė shpesh. Sė dyti shfaqet shumė mė hapur, shumė mė sadiste dhe me natyrė mė seksuale. Mendoni pėr fushat e mėposhtme: 

Muzika - Kėngėt me tekste gjithnjė e mė tė dhunshme konsiderohen si normale nė industrinė e muzikės. Duke pėrdorur fjalė banale disa kėngė lartėsojnė vrasjen.

Videolojėrat - Ėshtė shqetėsues fakti qė nė videolojėra vėrehet mania pėr gjakderdhje. Disa autoritete besojnė se videolojėrat mund tė ndikojnė tė fėmijėt shumė mė keq sesa televizori.

Filmat - Studimet tregojnė se dhuna dhe gjuha vulgare janė rritur ndjeshėm nėpėr filma, dhe simbolet qė tregojnė se pėrēfarė moshe ėshtė njė film, mund tė mos jenė tė besueshme. Pėr mė tepėr nuk janė tė dhunshėm vetėm personazhet negative. Sipas njė studimi, pothuajse gjysma e dhunės nė televizor, kryhet nga personazhet pozitive.

Interneti - Nė internet gjen imazhe virtuale dhe tė vėrteta torturash dhe vrasjesh. Kėto vrasje i shikojnė fėmijė tė panumėrt.

Pasojat shqetėsuese tė dhunės duhet tė na bėjnė tė mendojmė pėr veten, pėr etikėn dhe bindjet tona. Kuptohet qė nuk mund t`I shmangim tė gjitha ndikimet e kėqija. Por zgjedhjen e zbavitjes dhe tė njerėzve me tė cilėt shoqėrohemi, e kemi vetė nė dorė.

Megjithėse lindim me disa prirje tė gabuara, sjellja e dhunshme zakonisht mėsohet. Kjo vlen edhe pėr sjelljen paqėsore. 

Duhet ta kuptojmė se forca e vėrtetė duket te cilėsi tė tilla si vetėkontrolli dhe butėsia. “Kush nuk zemėrohet shpejt, ėshtė mė mirė se njė burrė i fuqishėm’, thotė njė proverb. Por kush ka prirjen tė zemėrohet shpėrthen edhe nga provokimi mė i vogėl. 

Gjithashtu ėshtė shumė e rėndėsishme tė shoqėrohemi me njerėz paqėsorė qė kanė vetėkontroll dhe butėsi sepse ka shumė tė ngjarė qė do tė pėrpiqemi t`i imitojmė. Pra ne mund tė mėsojmė tė jemi paqėsorė.

(Autorja ka magjistruar nė Psikologji)

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 5 Komentet)

asdf
     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Gazetarėt me Heshtje Kėrkojnė tė Dėgjohet Keqtrajtimi i Tyre