Foto: kushtetutakosoves.infoKa disa shtete nė botė qė festojnė dhe nderojnė ditėn e miratimit tė kushtetutės sė tyre, por nuk e kanė ditė pushimi; punojnė. Ka vende tė tjera qė ditėn e miratimit tė kushtetutės sė tyre e bėjnė edhe pushim; nuk punojnė. Shumė vende ditėn e miratimit tė kushtetutės sė tyre nuk e kanė "ditė tė shėnuar". Kosova jonė shqiptare, ditėn e kushtetutės e feston me njė ditė pushimi, pėr kėtė ditė (9 prillin) nuk punohet!
E vura pikėn ēuditėse nė fund tė fjalisė sepse Kosova, klasa e saj politike dhe institucionale, edhe nė kėtė pikė ėshtė "sui generis". Po tė shikohet hollė e hollė Kosova nuk ka arsye (sebep) pėr ta festuar kėtė ditė. Pse them kėshtu? E para, sepse kjo kushtetutė nuk buron nga vullneti i popullit shqiptar, qė pėrbėn shumicėn absolute nė Kosovė, por buron nga vullneti dhe nga bisedimet midis Beogradit dhe grupit negociator (klasės politike tė Kosovės), tė ndėrmjetėsuara dhe bashkėrenduara nga bashkėsia ndėrkombėtare, e pėrfaqėsuar nga Ahtisaari.
Pra, kushtetuta e Kosovės nuk ėshtė prodhim i raportit tė forcave tė brendshme, por prodhim i raportit tė forcave me Serbinė dhe i ca raporteve dhe konjukturave ndėrkombėtare. Me kėtė kushtetutė, nė njė shkallė bukur tė madhe u bė "bosnjėzimi" i Kosovės dhe u garantua prania e Serbisė dhe mbrojtja e interesave tė saj nė Kosovė. Kėto marrėdhėnie me Serbinė, kjo "lidhshmėri" dhe kjo "kumbari" e Kosovės me Serbinė mund tė prishet kur shqiptarėt tė jenė mė tė fuqishėm se serbėt nė Iliri (Ballkan)...
Pra, kjo kushtetutė ishte rezultat i kompromiseve tė rėnda nė kurriz tė kombit shqiptar. E dyta, Kosova dhe shqiptarėt nuk kanė arsye tė festojnė ditėn e njė kushtetute qė nuk vlen dhe nuk zbatohet nė njė tė katėrtėn e territorit tė saj. Jo vetėm kaq. Institucionet e Kosovės, klasa e saj politike ka detyrim pėr ta zbatuar kėtė kushtetutė nė tėrė territorin e saj (cep mė cep). Deri sa tė mbėrrihej kjo nuk duhet tė kishte festė. U bėnė katėr vite nga shpallja e Pavarėsisė sė Kosovės! Detyrimi para popullit tė kėtij vendi pėr ta zbatuar kushtetutėn anė e mbanė vendit nuk mund tė mbulohet dhe as tė mbėshtillet me vellon e festės.
Pikėrisht nė ditėt dhe kohėn qė ne (institucionet) po festonim, forcat serbe po hidhnin bomba e granata nė shtėpitė e shqiptarėve dhe po vrisnin qytetarėt e pambrojtur tė kėtij vendi!! Nė kohėn qė ne (institucionet) po festonim, madje Kryeministri i vendit po "feston" nė Amerikė tash e sa ditė, forcat serbe (njėsitė elite tė Serbisė) po ndiqnin dy policėt e Bajram Rexhepit siē ndiqen lepujt dhe po shkatėrronin "ēerdhen" e tyre!
Pas arrestimit dhe poshtėrimit tė Kosovės nė kufi tash Kosova po poshtėrohej nė thellėsi tė tokės sė saj (rreth 60 km brenda kufirit shtetėror)!
Ēfarė u thanė politikanėt dhe pėrfaqėsuesit e institucioneve atyre pak shqiptarėve tė mbetur nga spastrimi serb nė Veri? Kryetari i gjysmės sė Mitrovicės, i cili nuk ka nėn komandėn e tij forcat e armatosura, u tha shqiptarėve tė pėrtej urės tė vetėmbrohen, mbroni vetveten dhe familjet tuaja... Po tė "pėrkthehet" porosia e tij, ai u tha se ju bashkėkombės tė dashur jeni tė pambrojtur nga shteti, jeni nė mėshirėn e forcave kriminale serbe! Menjėherė pas kėsaj "porosie" tė Kryetarit Kastrati erdhėn njė varg reagimesh nga politikanė tė pozitės dhe opozitės. E ka gabim, kryetari i Mitrovicės sė ndarė nė mėnyrė kriminale, po thoshin kėta politikanė. Qytetarėt tanė nuk kanė tė drejtė tė vetėmbrohen, ata i mbron kushtetuta, i mbron ligji, i mbrojnė institucionet tona shtetėrore dhe kushtetuese!??
Ē'ėshtė e vėrteta ata po thoshin se si do tė duhej tė ishte. Topi s'e luan! Jeta, siguria ekonomike, sociale, fizike... e ēdo qytetari duhet tė garantohet nga shteti ashtu siē ėshtė e "garantuar" nga kushtetuta. Por, zotėrinj politikanė, tė pozitės dhe opozitės (LDK-sė), po mbushen plot 13 vjet qė shqiptarėt e Veriut nė mėnyrė sistematike dhe nė praninė (nėn ombrellėn) e KFOR-it dhe UNMIK-EULEX-it po ndiqen, vriten dhe dėbohen nga shtėpitė e tyre. Nuk kanė mbetur edhe shumė. Serbia edhe pas luftės po i realizon objektivat e saj shovinistė dhe fashistė brenda kufijve tė pėrcaktuar po nga Beogradi pas LDB pėr Kosovėn. Gjatė 130 vitesh, Serbia ka spastruar nga shqiptarėt dhe ka sllavizuar (serbizuar) njė hapėsirė (sipėrfaqe) mė tė madhe se kjo e Kosovės sė sotme.
Veprimet qė ka ndėrmarrė UNMIK-EULEX-i dhe KFOR-i pėr "normalizimin" e gjendjes nė Veri kanė qenė vetėm sa pėr tė dėshmuar, provuar dhe bindur shqiptarėt se nė atė pjesė tė Kosovės nuk kemi ēka bėjmė, jemi tė pafuqishėm pėrballė Serbisė, ėshtė territor i pakontrollueshėm. Nė kėtė lojė (projekt) si duket ėshtė e pėrfshirė edhe klasa politike shqiptare. Kėtu edhe qėndron tragjedia e kėsaj ēėshtjeje. Nuk ka si tė shpjegohet ndryshe edhe "vullneti", angazhimi dhe kėmbėngulja pėr ta zbatuar planin famėkeq tė Atisaarit nė Anamoravė (katėr komuna serbe) e mė gjerė pa u mbyllur dhe pa u zbatuar ky plan-kushtetutė nė Veri...
Prandaj, qytetarėt (shqiptarėt), o duhet tė pranojnė tmerrin e vdekjes nga forcat kriminale serbe, o duhet tė marrin plaēkat e tė ikin edhe ata pak qė kanė mbetur, o duhet tė mbrohen (tė sulmojnė) me tė njėjtat mjete dhe mėnyra, sepse, dhe po e mbyll, kėto institucione dhe kėto parti (me ndonjė pėrjashtim) pėrbėhen dhe drejtohen (sundohen) nė masė tė madhe nga ata qė qėllim, ideal, pėrcaktim, kanė pasurinė, pushtetin dhe "lavdinė". Lavdi marrėzisė dhe faqezisė sė atyre qė ia kanė me hile kėtij vendi dhe populli.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)