Politka e Sëmurë e Përendimit dhe Refugjatët

Dështimi i Evropës për të trajtuar krizën me refugjatë, emigrantë e migrant është rezultat i politikës së jashtme amerikane, ashtu si politikës së jashtme sovjetike dhe ruse në vende si Afganistani dhe ish-republikat sovjetike në Azinë Qendrore.

E vërteta ështëse , elefanti në dhomë është NATO, Evropa dhe SHBA … dhe askush nuk dëshiron të flasë për këtë.

Evropa bashkohet mjaft mirë në formulimin e zgjidhjeve të padobishme për problemin, për shembull pajtimi i BE-së për të bombarduar anijet e refugjatëve. Ata janë thjesht të paaftë të pranojnë pergjegjesitë dhe përpiqen të merren me simptomë në vend të heqjes dorë nga luftërat njëherë dhe përgjithmonë, dhe për t’i lënë SHBA-të të izoluar si të gjitha vendet Latine të cilat e kanë bërë këtë veprim dekada më parë.

Në këtë muaji shoku më i mirë i ShBA-së Arabia Saudite, që ndryshe është e identifikuar qartë si një nga diktaturat më shtypëse në botë, kishte ofruar një “shaka të sëmurë” për ndërtimin e 200 xhamive për refugjatët në Gjermani, ndërsa ajo vetë është e përfshirë në mbështetjen dhe furnizimin e grupeve terroriste bashkë me ShBA-të dhe njëkohësisht ende refuzon strehimin e të ikurve nga Siria, si pasojë po e politikës së saj.

Në atë që duket një haraç për politikën e jashtme të SHBA-ve, Arabia Saudite dhe pesë shtete të tjera të Gjirit, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Omani dhe Bahreini kanë ofruar zero vende për të zhvendosurit.

I kujt është ky faj?

Cilado qoftë partia juaj politike, ne të gjithë duhet të jemi të ndershëm kur përpiqemi për të kuptuar rrënjët e problemit.

Popullsia siriane është zhvendosur, duke u përpjekur për të qëndruar jashtë nga rruga e luftës midis ISIS, dhe pinjollëve të ndryshme të Al-Kaedës, milicive, si dhe ushtrisë së presidentit Bashar al-Assad.
Siria ishte një vend i gjallë prej 17 milionëve, por sot vendi është shkatërruar plotësisht nga lufta civile që shpërtheu pas luftës së Shteteve të Bashkuara në Irak (2003-2010), lufta Shteteve të Bashkuara në Afganistan (2003-vazhdon..), revolucion në Egjiptit dhe ndërhyrja e armatosur e Evropës në Libi për Rrëzimin e Gadafit.

Më shumë se 250.000 tanimë janë të vdekur si rezultat i kësaj lufte. Më shumë se 4 milion refugjatë kanë ikur nga vendi.

Nëse i gjithë ky pasion kundër refugjatëve dhe emigrantëve ishte vënë në drejtim kundër qeverive dhe politikave të tyre të jashtme terroriste … gjërat sot do të zhvilloheshin normalisht.

Refugjatët nuk janë problemi. Çdo njeri duhet të lejohet që të ketë një jetë të mirë. Ka komunitete të vogla të përhapur nëpër mbarë botën ku njerëzit jetojnë në paqe me të gjithë. Por, kur është fjala për vendet tona, frika dominon agjendën dhe propagandën e qeverive perëndimore.
Nëse Franca, Britania e Madhe, SHBA dhe kështu me radhë nuk duan të kënë problem, ata kurrë nuk duhej të kishin pushtuar dhe shkatërruar Irakun, as Afganistanin pas sulmeve të 11 shtatorit, pasi të gjithë sulmuesit ishin nga Arabia Saudite.

Pse nuk u sulmua Arabia Saudite?; Pse askush nuk kujdeset për Sirinë? kam frikën se përgjigja për të dyja këto është ‘Ari i Zi’.