Si i kujtojnë banorët e Beogradit bombardimet e NATO-s

Unë nuk jetoja në Serbi në vitin 1999 dhe nuk i përjetova 78 ditët e bombardimeve të NATO-s në vend nga 24 marsi deri më 10 qershor. Në fakt, në atë kohë jetoja në Tel Avivi dhe nuk e mbaj mend se ku isha ditën që filloi fushata bombarduese.

Me siguri kjo s’ka shumë gjasa për ata që jetonin në Serbi atëherë, si edhe për ata nga Jugosllavia e atëherhme që jetonin jashtë shtetit, por i ndiqnin nga pranë ngjarjet. Kjo është një nga ato ngjarje në Serbi për të cilën njerëzit ende pyesin: “Ku ishe ti kur filluan bombardimet?”

Megjithatë, kjo praktikë s’është unike në Serbi dhe në çdo vend tjetër ku kujtime katastrofash dhe ngjarjesh të rëndësishme mund të mbahen ende mend. Për shembull, për brezin tim nga Izraeli, do të ishte shumë e zakonshme të mbanin mend: “Ku ishe ti natën që u vra rabini?

Në Serbi sot ka shumë ngjarje që të kohëve të fundit që mbajnë kujtime të tilla të gjalla. Dikush mund të pyesë ende: “Ku ishe ti ditën që u vra Zoran Djindjic?” “Ku ishe më 5 tetor 2000?” ose edhe “Ku ishe ti kur ranë kullat binjake?”

Në ndërtimin aktual të kujtimeve kolektive të dekadave të fundit në Serbi, bombardimet e NATO-s në vitin 1999 po kthehen në nnjë ngjarje të rëndësishme në kalendarin e ri zyrtar të shtetit, me krijimin e ceremonive dhe ritualeve të reja të përvitshme.

Këtë vit, në përkujtim të 16 vjetorit të bombardimeve, u organizua për herë të parë një ceremoni shtetërore para bazës së shkatërruar të ushtrisë dhe kjo u transmetua drejtpërdrejtë në televizion.

Tregimi hegjemonik i viktimizimit i vendos ngjarjet e bombardimeve si të ishin të izoluara nga e gjithë dekada e viteve 1990, të shkëputura nga konteksti i gjerë i luftrave dhe konflikteve të dhunshme post-jugosllave.

Kujtime të tilla kolektive do të mbeten edhe për brezat e ardhshëm, të cilët s’do të kenë më kujtime të gjalla të bombardimeve, por do të bartin kuptimin që u është dhënë atyre ngjarjeve siç janë ndërtuar dhe mbahen mend në të tashmen.

Në studimin e fundit që kam kryer në “Kujtimet e Bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 në Beograd”, vura re hendekun mes dy rrëfimeve zyrtare shtetërore dhe mënyrën se si njerëzit e zakonshëm risjellin në mendje periudhën e bombardimeve, sidomos muajt para dhe gjatë bombardimeve.

Kështu që vendosa të zbuloj se çfarë përjetuan banorët e zakonshëm të Beogradit gjatë muajve të bombardimeve të NATO-s, duke bërë këto pyetje: Si mbahet mend dhe diskutohet kjo ngjarje (ose nuk diskutohet dhe nëse është kështu, pse) pas 15 vjetësh? Çfarë tregimesh, përveç atyre të viktimizimit, dalin nga ato kujtime?”

Teksa kërkon në kujtimet e përvojave të njerëzve të zakonshëm që jetonin në Beograd gjatë bombardimeve, dalin në sipërfaqe tregime të tjera përveç atyre të viktimizimit. Miqësi mes njerëzish, festat më të mira në qytet, ndjenjë lokale humori, grafiti sarkastike në muret e qytetit, krah për krah me kujtime që të ngjallin një lloj ndjenje frike, dëshpërimi dhe konfuzioni të madh.

Muajt para fillimit të bombardimeve janë tepër të turbullta në kujtimet që vijnë në mendje. Njerëzit mbajnë mend një lloj kofuzioni, pritshmërie që diçka më e madhe ose e tmerrshme do të ndodhte, një ndjesi se “po afronte diçka”.

Madje, dëgjova edhe për ekzistencën e një grafiti në qytet që ishte shfaqur pak kohë para bombardimeve, ku pyetej: “Do të na bombardoni apo mund ta lyejmë apartamentin?” kryesisht, dukej se njerëzit refuzonin të besonin se kjo do të ndodhte vërtet.

Vendimi nëse të qëndronin apo largoheshin nga Beogradi reflektohej në të gjitha intervistat me pjesëmarrë që ishin në moshë madhore gjatë bombardimeve; të mund të largoheshe perceptohej dhe ende perceptohet si një çështje privilegji.

Një pjesëmarrëse në studim, e cila gjatë bombardimeve ishte 16 vjeçe, u arratis në Serbi nga Sarajeva me mamanë dhe motrën e saj pasi filloi rrethimi i qytetit.

Për të, ky u shndërrua në një moment të paharrueshëm: “Në vitin 1999 kisha 7 vjet që jetoja në Serbi. Prindërit e mi vendosën të ktheheshin në Sarajevë kur filluan bombardimet, sepse Beogradi s’ishte më i sigurt. Mbaj mend që mamaja më pyeti se çfarë duhet të paketonim dhe unë që mendova se smund të isha më refugjate. I thashë prindërve të mi se nuk do të shkoja me ta.”

Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve theksuan veçantinë e marrëdhënieve ndërpersonale midis familjeve të tyre, miqve e madje edhe fqinjëve gjatë muajve të bombardimeve.

Pjesëmarrësit më të rinj i kujtonin ato muaj si disa pushime të gjata; s’kishte shkollë, moti i bukur pranveror dhe shumë kohë për të luajtur, parë filma (për të komentuar koleksione të mëdha filmash në orët e shkurtra të natës në televizionin serb) ose vepra teatrale dhe filma në kinema vetëm për një dinar.

Ndërsa pjesëmarrësit folën për kutjimet e tyre të një jete rutinë në qytet gjatë ditës, netët mbahen mend si koha kur ndodhën pjesa më e madhe e bombardimeve. Nata mbahet mend gjithashtu nga disa si koha kur ata kaluan festat më të bukura në qytet.

Frika pothuajse nuk diskutohej nga pjesëmarrësit e vegjël në moshë gjatë kohës së bombardimeve, ndërsa ata që ishin në moshë madhore flisnin gjatë për të. Frika se s’do të ishin në gjendje të ofronin siguri për njerëzit e tyre të dashur, fëmijët, frikë nga e panjohura, frika nga lodhja e më shumë se një dekare krizë dhe frikë nga mënyra se si, sipas disave, bombardimet e forconin regjimin e Millosheviçit, i cili përfitonte nga ai duke nxitur homogjenitetin kombëtar.

Zbulimi më interesant për mua, si dijetar i Studimeve mbi Paqen dhe Konfliktin, është distanca që njerëzit në Serbi shikojnë midis eksperiencave të tyre të bombardimeve dhe luftës aktuale në Kosovë.

Tregimet e viktimizimit që dolën në dritë gjatë 78 ditëve të sulmeve, në shumë raste shkatërronin dhe ende shkatërrojnë të gjithë interesin, njohurinë mbi ose ndërgjegjësimin e ngjarjeve që kishin ndodhur në Kosovë, duke filluar nga krimet masive kundër shqipëtarëve e deri te aktet e spastrimit.

Siç u shpreh edhe një nga pjesëmarrësit në studim: “Bombardimi i NATO-s në Serbi shpesh adresohet si të mos kishte asnjë lidhje me luftën në Kosovë. Nëse përpiqesh ta kontekstualizosh të gjithë ngjarjen, rrezikon menjëherë të sulmohesh.”

Njerëzit e zakonshëm të Serbisë, të cilët e shohin veten si viktima të Millosheviçit, su viktima të viteve 1990 dhe të sulmeve ajrore të NATO-s, e kanë të vështirë ta pranojnë dhe të kenë mëshirë për vujatjen e tjetrit, në këtë rast të shqipëtarëve të Kosovës.

Kujtimet e bombardimeve të NATO-s siç përshtaten në kalendarin e ri serb dhe në praktikat më të fundit po kontribuojnë në mungesën e empatisë dhe në një farë kuptimi në ngrirjen e konfliktit midis serbëve dhe shqipëtarëve në lidhje me luftën e fundit në Kosovë.

Kjo mungesë empatie mbetet sfida më e madhe për dijetarët dhe praktikuesit në fushën e transformimit të konfliktit në kërkimin e tyre për mënyra për të sjellë ndryshim në dimensionet relacionale midis grupeve në konflikt.

Gjatë viteve që kam punuar si ndërmjetës në takimet mes grupeve të konfliktit midis izraelitëve dhe palestinezëve, aspekti më sfidues i punës time si izraelit hebre, ka qenë përjetimi i mungesës së empatisë së popullit tim kundrejt vuajtjeve të palestinezëve.

Mbetet e vështirë të pranojmë mungesën e njohjes së vuajtjes së tjetrit, akoma më shumë vitet e fundit gjatë sulmeve të Izraelit në Gazë, ku isha dëshmitar i shprehjes së indiferencës e madje edhe gëzimit ndaj vuajtjeve të popullit palestinez.

Ndryshimi që kam përjetuar në në botëkuptimet e mia më bëri të besoj se fuqia e arsimit, edukimit politik (si edukim për paqe) dhe zgjedhja për të ditur janë mjete shumë të rëndësishme për ndryshim social.

Ndryshe në marrëdhëniet aktuale izraelito-palestinez, në marrëdhëniet serbe-shqiptare ekziston një dritare e mundësisë që ka qenë e hapur për proceset e transformimit të konflikteve.

Ndryshe nga marrëdhëniet izraelito-palestineze, në marrëdhëniet serbo-shqiptare ekziston një dritare mundësie që ka qenë e hapur për proceset e transformimit të konflikteve.

Në krijimin e vazhdueshëm të ritualeve të reja të kujtesës në Serbi, ka zgjedhje: mundësia e ndryshimit transformues ose forcimi i konfliktit aktual të ngrirë. Si do ta formësojë lidershipi i ri mënyrën se si brezat e ardhshëm do t’i kujtojnë vitete 1990 dhe luftën në Kosovë në veçanti? Si do të reflektojnë këto kujtime në marrëdhëniet e ardhshme Serbi-Kosovë dhe mundësitë për përmirësim apo përkeqësim të marrëdhënieve ndër-grupore?