Duke kërkuar për gjahtarë në jugun e thellë të Shqipërisë

Në një përpjekje për të zbuluar nëse gjuetia vazhdonte në Shqipërinë e jugut, me gjithë vendosjen e një moratorium nga qeveria, një ditë këtë verë udhëtova drejt qytetit port të Vlorës.

Në qytetin bregdetar më thanë që disa njerëz dilnin akoma natën për të gjuajtur në gadishullin e Karaburunit, edhe pse diçka e tillë është e paligjshme.

Por kur arrita atje zbulova që nuk isha aq me fat. Edhe pse më thanë që disa persona akoma dilnin natën për gjueti, për shkak të sezonit turistik dhe frika se mos arrestoheshin nga policia, rastet mbeteshin sporadike dhe të vështira për tu dokumentuar.

Një ditë më vonë, me vendosmërinë e rigjetur, u nisa drejt malit të Shushicës. Të ecësh në një shpat të ngushtë dhe të shkretë mali nuk është e këndshme për këmbët, por megjithatë doli mënyra më e mirë për të vënë kontakt më vendasit që e përshkonin atë.

Shumica e gjahtarëve profesionistë që kontaktova e mohonin që dilnin akoma për të vrarë kafshë ose shpendë dhe në dukje moratorium i qeverisë ishte efektiv. Në disa raste ato përmendnin emra gjahtarësh të tjerë të cilët dyshonin se dilnin për gjah edhe pse ligji e ndalonte.

Megjithatë, pas disa bisedova mbi pasionin e gjahut, te konsumuara në shpatet e Shushicës, disa gjahtar pranuan që ato vazhdonin të gjuanin edhe pse ligji nuk e lejonte diçka të tillë.

Gjahtari i parë që takove atje quhej Faik. Ai mbante një pushkë të varur mbi shpatulla, dhe në fillimi ishte dinak dhe i kujdesshëm mbi ato që tha. Ai pranoi vetëm që qëllonte ndonjë lepur që i dilte përpara. “Vetëm për qef,” tha Faiku. Ndërkoh për çiften në krahë tha se e mbante për të mbrojtur bagëtitë e tij, në rast se ndokush do tentonte t’i vidhte.

Por më vonë, ndërkohë që biseda un ngroh, Faiku pranoj që shkonte për të gjuajtur, por tha se nga policia nuk kishte frikë pasi duke qenë se ishte sezoni turistik ato kishin gjëra më të rëndësishme për tu marrë.

Faiku e minimizoj impaktin që aktiviteti i tij si gjahtar kishte mbi faunën vendase, duke argumentuar që ai nuk do të qëllonte kurrë një specie në rrezik.

“Për ne gjuetia është pasion dhe ne nuk po bëjmë para nga ky aktivitetet,” tha ai. “Dalim vetëm për të gjuajtur shapka që t mbajmë nuhatjen zagarëve të mprehtë,” Faiku shtoi.

Gjahtari pranoi që shkumë specie ishin në rrezik, por argumentoj që gjahtarë si ai nuk ishin përgjegjës për shfarosjen e tyre.

“Qeveria ka bërë një gjë të mirë që e ka vendosur moratoriumin mbi gjuetinë,” tha Faiku. “Ne zakonisht gjuajmë specie që nuk janë të rrezikuara,” shtoi ai,

Në qoftë se te dhënat e qeverisë do të ishin të besueshme, gjahtarë si Faiku qe gjuajnë akoma edhe pse është vendosur moratorium janë një grup shumë i vogël.

Sipas policisë së shtetit ka pasur vetëm nj grusht rastesh të identifikuara të gjuetisë së paligjshme që kur moratorium u vendos.

Një rast përfshinte dy qytetar Italian që u arrestuan në portin e Durrësit në Janar, pasi në bagazhi i makinës së tyre u gjet plot me zogj te vrarë.

Dy raste të tjera u shënuar në lagunën e Karavastasë dhe në zonën kënetore rreth portit të Shëngjinit.

Në Karavasta tre persona u arrestuan ndërkohë që qëllonin zogj, ndërkohë në Shëngjin pesë u ndaluar, përfshirë dy qytetar Italian që i ishin bashkuar miqve të tyre shqiptar një ekspeditë gjuetie.

Shoqatat shqiptare të gjuetisë mohojnë qe anëtarët e tyre të kenë shkuar për gjah pas moratoriumit, por për ato pak që dalin akoma në mënyrë paligjshme listuan një numër arsyesh.

Disa gjuetarë ata thanë nuk janë të ndërgjegjshëm mbi impaktin që gjuetia e pakontrolluar ka mbi faunën vendase. Të tjerë kanë nevojë të mbajë nuhatjen e zagarëve të mprehtë, ndërsa për një minoritet të vogël gjuetia është pasion aq i madh që asnjë ligj apo moratorium i vendosur nga qeveria nuk do t’i ndalonte.