Regullimi i Sistemit Arsimor

Testi Kombëtar i Maturës është një test që  secili maturant i shkollës së mesme duhet ta kalojë, ose nuk do të pranojë një diplomë. Më 2008, 44.7 për qind e maturantëve kaluan testin, gjersa më 2013 ky numër shkoi në 74.5 për qind. Këtë vit më shumë 46,000 maturantë të shkollave të mesme në Kosovë u testuan, kjo vetëm tregon shumë të meta të ngulitura në sistem. Rrethi i parë ishte kritikuar shumë përgjatë raportimeve për kopjime. 

Nxënësit madje ia arritën që t’i fotografojnë testet dhe i postuan ato në Facebook apo komunikuan me shokët e tyre për t’i marrë përgjigjet përmes aplikacioneve të ndryshme me telefonat e mençur. Çështjet e ngjajshme u raportuan në testin përfundimtar për nxënësit e shkollës fillore. 

Rrethi i dytë i testit është bërë nën mbikëqyrjen e  kompanive private që janë angazhuar nga MASHT për të ofruar siguri dhe të parandalohet mashtrimi/kopjimi. 

Përkundër mbikëqyrjes së shtuar, duke përfshirë edhe monitoruesit nga BIRN-i, kopjimi ka mbizotëruar.

Në Universitetin e Prishtinës, numri i studentëve në vitin 2007 arriti në 27,000, gjersa numri u dyfishua në më shumë se 55,000 studentë në vitin 2013. Edhe pse numri i të diplomuarve rreth 4,000 studentë, është një tregues i qartë se sasia ishte favorizuar më shumë se kualiteti.

Duke ndjekur sistemin e arsimit publik nga shkolla fillore deri në studimet master në Universitetin e Prishtinës dhe duke shkuar po ashtu në sisteme arsimore private, kam parë problemet  e para po ashtu në përpjekjet për reforma të cilat kanë dështuar. Kemi kopjuar atëherë dhe ende jemi duke kopjuar. Ndryshimi kryesor është se tani është shumë më lehtë për të kopjuar duke iu falenderuar telefonave të mençur.

Atëherë, pse krijojmë skema apo kopjojmë në çdo gjë, si në punë po ashtu edhe në shkollë? Dhe kur del një konkurs pune personi mesatar mendon: A njoh dikënd që njeh dikënd? E tëra kjo vjen nga arsimi themelor, ku fëmijët duhet të luftojnë për t’i fituar të gjitha, pasi që prindërit e tyre presin nga ata të jenë yje në çdo temë, përkundër talenteve apo interesave të tyre. A është duke reflektuar kjo në gjendjen ku është vendi sot? Duke dyshuar në sistem, qeveri, drejtësi, zgjedhje? A po i mbyllim dyert për talentet?

Ekonomitë e forta të vendeve janë duke konkurruar për talente dhe janë duke aplikuar metoda të ndryshme. Kur gjigantët e teknologjisë lëvizin nëpër vende të ndryshme të botës, ata listojnë shtetet bazuar në metriksin si mosha, aftësitë dhe arsimimi. Popullata e re dhe aftësitë për gjuhën angleze janë faktorë kyç, megjithatë kjo nuk mjafton për të tërhequr investitorët e huaj dhe madje të përkrahen bizneset vendore kundrejt tregjeve ndërkombëtare.

Si mund të ndryshojmë diçka që është thellë e futur në sistem? Reformat po bëhen dhe organizatat e ndryshme po merren me politikanë dhe udhëheqësit e arsimit për t’i thyer këto pengesa. Organizatat ndërkombëtare po përkrahin arsimin e vendit çdo vit me zgjidhje dhe ide të ndryshme.

USAID-i ka shpërblyer World Learning-un me një kontratë për të zbatuar programin 30 milionë dollarësh për transformimin e udhëheqësisë në arsim dhe programe.  Programi pesëvjeçar ka për qëllim të trajnojë një gjeneratë të re të udhëheqësve të Kosovës për të sjellë ndryshime të dukshme në fushat ekonomike, politike dhe shoqërore. Shpresa është që kjo do të forcojë universitetet e vendit dhe do të aftësojë ndërtimin e gjeneratave të ardhshme të udhëheqësve. Por në ndërkohë, Kosova duhet të nxisë reforma më agresive në sistemin arsimor nga brenda. Suksesi i shtetit varet nga kjo.