Golat e Brazilit

Gati apo jo Brazili po përgatitet  për të mirëpritur  tifozët sportivë nga e gjithë bota. Sapo ora të shënojë përfundimin e ndeshjes finale të Kupës së Botës  në korrik, vendi do të vazhdojë përgatitjet për Olimpiadën Verore 2016. 

Por,  edhe pse Brazili është në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Ai vazhdon të ketë mjaft pengesa në ekonominë globale që po dëmton prespektivën e tij për rritjen dhe prosperitetin ekonomik. 

Në një botë që vazhdimisht është duke u bërë më e ndërlidhur, Brazili po rrezikon të mbetet prapa. Ky vend është duke u zhvilluar për t’u bërë vendi i shtatë më i madh në ekonominë botërore  i shtyrë nga një bum mallrash dhe  konsum në rritje. 

Megjithatë, ai renditet i 95-ti në botë në GDP –në për frymë banori. 

Kjo pabarazi  pjesërisht shpjegohet me faktin se Brazili është i 43-ti  për sa u përket flukseve të mallrave, shërbimeve, financave, njerëzve, të dhënave dhe komunikimit.

Izolimi nga jashtë dhe nga efektet e konkurrencës globale ka pasur dhe ka pasoja të rënda për familjet braziliane, shumica e të cilave kanë përjetuar vetëm rritje modeste  të të ardhurave në vitet e fundit.

Derisa zyrtarisht Brazili ka përgjysmuar normën e varfërisë që nga viti 2003, çmimet e larta të konsumit për mallra dhe normat e larta të interesit e të kredisë që janë mesatarisht 145%, kanë penguar shumë ata që i kanë shpëtuar varfërisë që tani të arrijnë te  jetesa e klasës së mesme.

Në mënyrë që të rregullojë problemin e gjysmës së popullsisë ende të cenueshme për të qenë pjesë e klasës së mesme, Brazili do të duhej të ketë rritje vjetore 4.2% të GDP-së që do të duhej të realizohej deri më 2030.

Ky objektiv  mund të përmbushet duke trefishuar rritjen e produktivitetit. Ky mund të jetë një qëllim ambicioz, por është i arritshëm, veçanërisht në qoftë se Brazili integrohet më thellë në tregjet globale dhe rrjetet e prodhimit multinacional.

Në fakt, një vlerësim se si lidhjet globale mund të ndikojnë në rritjen ekonomike sugjeron se duke ndjekur angazhimin më të thellë me botën, Brazili mund të rrisë normën e tij mesatare vjetore  të GDP-së deri në 1.25 %. Kjo do të vë në lëvizje ekonominë për afërsisht një të tretën e rrugës drejt të ardhurave më të larta dhe standardeve më të mira të jetesës. 

Me lidhje  globale do të kalohet nëpër një transformim të thellë. Tani është koha për të krijuar partneritete të rëndësishme dhe të  pretendohet  tregu i aksioneve. 

Duke vepruar kështu, Brazili do të fitojë qasje në mundësitë e panumërta për rritje. Ky vend gjithashtu do të mund  të korrë përfitime në konkurrencë globale, e cila do të detyrojë firmat lokale për të kërkuar efikasitet më të madh në zbatimin e proceseve të ndryshme, kështu duke investuar në kërkimin, zhvillimin dhe adoptimin e teknologjive të fundit. Ekspozimi global bën që  zinxhirët e furnizimit të jenë më dinamikë dhe ua  mundëson kompanive për të qenë në hap me  risitë teknologjike dhe idetë të cilat janë vazhdimisht në zhvillim në mbarë botën. 

Për dekada me radhë, politika ekonomike e Brazilit ka tërhequr forcat e tregut të saj të brendshëm. Kështu ato kanë qenë të mbrojtura  nëpërmjet një sistemi kompleks të subvencioneve, taksave, dhe tarifave. 

Por eksportet janë ekuivalente me vetëm 13% të GDP-së, shumë më poshtë se niveli  që ka India (24%) ose Meksika (33%).

Për më tepër, vlerësimi i duhur i normës reale të këmbimit i drejtuar nga çmimet e larta të mallrave globale  ka zvogëluar konkurrencën e eksporteve. Si rezultat nga vitet 2005-2012 Brazili kishte suficit tregtar 20 miliardë dollarë në mallra industrial, I cili u kthye në një deficit prej  45 miliardë dollarësh. Për të rritur eksportet, Brazili do të duhet të zhvillojë aftësitë dalluese veçanërisht në industritë  me mallra. 

Pavarësisht përpjekjeve për të liberalizuar tregtinë, reforma ka qenë  e  parregullt. Në industrinë e automobilave të mbrojtur fuqishëm, tarifat e larta të importit kanë dekurajuar prodhuesit  e huaj të makinave për të vendosur fabrika në Brazil.

Por produktiviteti i industriesë automobilistike të Brazilit mbetet i ulët,  për shembull në Meksikë  prodhojnë dy herë më shumë automjete. Nga ana tjetër  Brazili eksporton vetëm një pjesë të vogël të automjeteve që prodhon. 

Kjo është në kontrast të plotë me suksesin e Brazilit në zhvillimin e risive dhe ofrimit të konkurrencës globale në fushat e hapësirës ajrore dhe agrikulturës. Një ndryshim thelbësor paraqiste vendimi i autoriteteve për të zhvilluar sistemet e përkrahjes dhe hulumtimit në këta sektorë, para se në ta të zvogëlohet ndikimi I drejtpërdrejtë i qeverisë. 

Tregtia e mallrave në Brazil gjithashtu vuan edhe nga rrjetet e dobëta dhe të papërshtatshme të transportit dhe të komunikimit të vendit. Sistemi hekurudhor është i kufizuar dhe vetëm 14%  të  rrugëve janë të asfaltuara, gjë që nuk është për t’u habitur  sepse duke pasur parasysh se investimi i Brazilit në infrastrukturë është mesatarisht vetëm 2.2% të GDP-së nga 2000-2011, ky vend është nën mesataren botërore. Brazili mund të përmirësojë këto të dhëna duke përdorur fitimet nga fushat e naftës në det të hapur  Këto janë aktualisht në zhvillim e sipër. 

Sa për tregtinë e shërbimeve  kjo zonë ka qenë fare pa shkëlqim. Brazilianët do të përfitojnë në mënyrë të konsiderueshme nga rritja e njohurive për gjuhë të huaja, e kjo do të ua mundësonte shumë prej tyre për të krijuar biznese jashtë vendit. Turizmi gjithashtu ofron potencial të madh të rritjes ekonomike, veçanërisht në qoftë se Brazili mund të përfitojë nga zhvillimi I Kupës së Botës në Futboll dhe Lojërat Olimpike. 

Agjenda ndërlidhëse e Brazilit [me tregjet globale] gjithashtu duhet të përmbajë tërheqjen e më shumë talenteve të zhvilluar jashtë vendit. Migrantët e kualifikuar kanë qenë shtytje thelbësore për rritjen e disa shpërndarësve kryesorë  të teknologjisë dhe inovacionit në botë – nga Silicon Valley në Irlandë, Indi dhe në  Tajvan. Sot,vetëm 0.5% e fuqisë punëtore të Brazilit është e lindur jashtë vendit, krahasuar me më shumë se 5% në fillim të viteve ‘900. Brazili gjithashtu mbetet  prapa në aspektin e të dhënave dhe të komunikimit , pjesërisht për shkak se një pjesë e madhe e popullsisë nuk ka qasje në Internet. Me të përmirësuar lidhjet digjitale, Brazili do të fitojë mundësi të reja për të përmirësuar produktivitetin dhe inovacionin.

Cili është vend më i mirë se Brazili për ta krijuar një Facebook të ri duke marrë parasysh tregun e madh dhe në rritje të punës. Nëse kjo ju tingëllon panatyrshëm merrni parasysh se njëri nga bashkëthemeluesit e Instagram-it është braziliani Mike Krieger që la vendin e tij për ta gjetur fatin në San Francisco.