Kosova- Njė Shans pėr Bankėn Botėrore dhe Obamėn

Foto : Jonathan BuonocoreFoto : Jonathan Buonocore
nga  Daniel Kammen
© Tė drejtat autoriale

Banka Botėrore dhe Barack Obama kanė shans nė Kosovė tė tregojnė lidership nė lidhje me ndryshimet klimatike.

Komenti tanimė i njohur i ish-shefit tė stafit nė Shtėpinė sė Bardhė, Rahm Emanuel-it, "kurrė mos lejo qė njė krizė serioze tė shpėtojė nga duart", s’ka mundur tė jetė mė i vėrtetė se nė rastin e uraganit Sandy, i cili ishte njė shenjė paralajmėruese pėr koston e lartė tė ndryshimit klimatik. Sandy na e bėri tė qartė se injorimi i qėllimshėm i tė dhėnave shkencore mbi klimėn dhe mosveprimi nuk janė opsione tė arsyeshme.

Duhet tė veprojmė dhe pėr kėtė nevojitet lidershipi. Fatmirėsisht, gjatė vitit tė kaluar kemi vėrejtur qė lidershipi i agjencisė mė tė madhe tė zhvillimit dhe vendit mė tė pasur nė botė me gjasė po ndryshon. 

Sė pari kur raporti i porositur nga presidenti i Bankės Botėrore Jim Yong Kim vitin e kaluar zbuloi se "pėrgjigjet e sistemit tė Tokės ndaj ndryshimeve klimatike nuk janė lineare ... Nėse e tejkalojmė kufirin prej 2° C, nė linjėn 4°C, rritet ndjeshėm rreziku i kalimit tė kufijve. E vetmja mėnyrė pėr tė shmangur kėtė ėshtė dalja nga sistemi i zakonshėm i prodhimit dhe konsumit”. Ky konstatim ėshtė vėrtetuar disa herė nga kėrkime tė ndryshme ndėrkombėtare. “Ndalesa e vėshtirė” prej 2 °C kėrkon qė termocentralet e reja me qymyr, tė cilat nė rast se ndėrtohen qėndrojnė rreth gjysmė shekulli, duhet shmangur me ēdo kusht.

Ajo qė ėshtė e rėndėsishme nė kėtė formulim dhe meriton t’u pėrsėritet tė gjitha agjencive tė pėrfshira nė zhvillimin ndėrkombėtar dhe financimin e infrastrukturės, arsimit dhe projekte tė tjera qė janė faktorė tė rritjes ekonomike, shfaqet nė parathėnien e raportit, ku presidenti i Bankės Botėrore Jim Yon Kim thekson se :

... mė e rėndėsishmja ėshtė qė bota me 4 °C ėshtė aq e ndryshme nga ajo e tanishmja saqė sjell pasiguri dhe rreziqe tė reja tė cilat kėrcėnojnė aftėsinė tonė pėr tė parashikuar dhe planifikuar nevojat e adaptimit me tė ardhmen.

Zhvillimi i dytė i rėndėsishėm ishte fjalimi vendimtar i Presidentit Obama mė 25 qershor, ku ai shpalosi strategjinė pėr ndryshime klimatike. Nė atė fjalim presidenti kishte deklaruar se pėr tė adresuar ndryshimet klimatike Shtetet e Bashkuara do tė rregullojnė dhe ulin emetimet e gazrave serė nga termocentralet me thėngjill ekzistues dhe tė ri dhe do t’i japin fund financimit publik tė termocentraleve me qymyr nė vende tjera. Presidenti Obama e bėri mjaftė tė qartė kur deklaroi se mė nuk mund ta mbajmė peng tė ardhmen e fėmijėve tanė. Pėr mė tepėr, nė sajė tė kapacitetit tonė inovativ dhe avancimit tė jashtėzakonshėm tė efektshėmrisė nė kosto si dhe teknologjive ekzistuese tė energjisė sė ripėrtėrishme, kemi mundėsi tė ndryshojmė aksin e sistemeve tė energjisė drejt njė tė ardhmeje me energji tė pastėr.

Si pėrgjigje ndaj fjalimit tė Obamės, Presidenti i Bankės Botėrore, Dr. Kim theksoi se, "Nuk do tė mund t’i japim fund varfėrisė nėse nuk i luftojmė ndryshimet klimatike ", qė ėshtė edhe misioni kryesor i Bankės. Tani ai ėshtė i gatshėm tė ēojė bankėn drejt njė hapi historik: pėrfundimin e financimit pėr termocentralet e reja me qymyr nga Banka Botėrore. Kur tė ketė finalizuar kėtė kėtė politikė, ai do tė kujtohet pėrgjithnjė si lider transformues i kėtij institucioni.

Sot kemi rastin e shkėlqyer pėr tė filluar zbatimin e fjalėve tė Presidentit Obama dhe Dr. Kim, pasi si qeveria e SHBA-ve ashtu edhe Banka Botėrore janė duke shqyrtuar opsionet pėr tė rregulluar mungesėn e madhe tė energjisė dhe problemet e ndotjes me tė cilat ballafaqohet Kosova, e cila njėkohėsisht ėshtė shtėpia e termocentralit mė ndotės me qymyr nė Europė. Banka Botėrore dhe qeveria e SHBA-ve janė pajtuar qė ky relik termocentrali duhet mbyllur. Megjithatė problemi qėndron tek zėvendėsimi i  tij.

Fjalėt e Dr. Kim tregojnė se ka ardhur koha qė komuniteti pėr zhvillim - si nė Banka Botėrore dhe nė institucionet e qeverisė amerikane qė angazhohen nė projekte zhvillimore ndėrkombėtare - ta bėjnė prioritet zhvillimin e prjketeve nė harmoni me klimėn. Duke u orientuar te shkenca mbi ndryshimet klimatike dhe pėrparimet nė teknologjinė e energjisė sė pastėr jemi gati tė shkėputemi nga mentaliteti i vjetėr i zhvillimit kundėr ambientit. Me kėtė lidership nė krye dhe Kosovėn si njė mundėsi tani ėshtė koha pėr tė investuar.

Njė kombinim i energjisė sė pėrfituar nga dielli, era, biomasa, dhe uji nė Kosovė, sė bashku me njė pėrmirėsim tė rrjetit tė shpėrndarjes mund tė plotėsohen nevojat e vendit pėr energji pa pasur nevojė qė vendin mė tė varfėr nė Europė ta lidhin pėrfundimisht me qymyrin. Nė njė vlerėsim tė  kėtyre burimeve, laboratori im ka treguar nė njė raport tė botuar nė vitin 2012 se ulja e varfėrisė nė Kosovė dhe arritja e objektivave mbi ndryshimet klimatike mund tė plotėsohen njėkohėsisht.

Meqė presidenti Obama dhe Dr. Kim kanė rėnė dakord mbi nevojėn pėr tė lėvizur investimet publike nga  qymyri drejt energjisė sė pastė, ēfarė mund tė ishte mė optimale sesa tė pėrdoret mundėsia dhe nevoja e popullit tė Kosovės pėr t’i kthyer fjalėt e tyre nė vepra?

Daniel M. Kammen i pėrket gjeneratės 1935 dhe ėshtė Profesor i Dalluar i Energjisė nė Universitetin e Kalifornisė, Berkeley, dhe nė vitet 2010-11 ishte specialisti kryesor teknik pėr energji tė ripėrtėrishme dhe efikase nė Bankėn Botėrore. Sot ai punon nė projektin e partneritetit mbi energjinė dhe klimėn nė programin Americas Fellow tė Departamentit Amerikan tė Shtetit.

Shkrimi ėshtė huazuar nga National Geografic. 

http://www.greatenergychallengeblog.com/2013/07/02/kosovo-is-a-chance-for-world-bank-obama-to-show-global-leadership-on-climate-change/

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    "Ecja e Pabarazisė"