Okupatori Ka Hyrë Në Shtëpi me Dhunë

– Meqenëse ende nuk dimë për të clat pjesë e libra është fjala, me këtë rast nuk mund të jepet një përgjigjje adekuate. Përgjigjje mund të japin historianët dhe autorët e librave e fjalive të tilla. Megjithëtë mendoj se  në ato fjali e libra nuk duhet të ndryshojë asgjë që bazohet në argumente të sakta historike.

“Duket se këtij historiani vonë i ka dalur gjumi, sepse prejardhja ilire e shqiptarëve moti është studiuar e vertetuar nga shumë shkencëtarë kompetentë shqiparë e të huaj. Mark Krasniqi

Me këtë rast do të përmend një rast tjetër të ngjashëm me këtë problem. Para disa ditësh lexova në një gazetë se një shkenctar, një historian i huaj, paska shkruar se shqiptarët nuk janë me prejardhje ilirë, sepse gjuha e tyre nuk ka kurrfarë lidhje me gjuhën ilire. Përveç kësaj, ai vë në dyshim përkatësinë kombëtare shqiptare të familjës historike shqiptar Kastriote, sepse dy pjesëtarë të saj kanë emra sllavë, përkatësisht Ivan e Vojisava. Duket se këtij historiani vonë i ka dalur gjumi, sepse prejardhja ilire e shqiptarëve moti është studiuar e vertetuar nga shumë shkencëtarë kompetentë shqiparë e të huaj, me argumente arkeologjike, linguistike, etnologjike e  të tjera, kurse ky historian nuk është as arkeolog, as linguist, as etnolog, madje as objektiv, as i gjithëdishëm. Nga ana tjetër, përsa u përket emrave, shkernca ka vërtetuar se omonimet e toponimet, përkatësisht emrat e njerëzve, të fushave e maleve, madje edhe të vendbanimeve, nuk mund të merren gjithmonë e gjithkund si argument për përkatësinë etnike të vendeve përaktëse dhe të popullsisë tyre. Omonimet e toponimet mund të jenë tregues të politikës së okupatorit të dikurshëm për asimilimin e trojeve të okupuara. Shëmbuj të tillë ka në mbarë botën, sidomos në Ballkan. Edhe Serbia  pretendon se Kosova ka qenë gjithmonë serbe në bazë të toponimeve dhe kishave ortodokse bizantine dhe katolike, të cilat ajo i ka okupuar dhe i ka shpallur si trashëgimi kulturore serbe. Kurse edhe në Kosovë Serbia ka qenë vetëm okupatore, siç është edhe sot. Por Kosovën e okupuar e ka humbur para më shumë se 600 vjetësh në betejën e humbur të Kosovës me 1389. Serbia edhe tash sheh ëndrra mitologjike për ta okupuar përsëri, të paktën një pjesën e veriut të Kosovës, sa për fillim.

“Faktori ndërkombëtar politik i vendosjes, është i dezinformuar për Kosovën nga propaganda e përhershme serbe me përplot gënjeshtra, shpifje dhe argumente të trilluara. Mark Krasniqi

– Rishikime, plotësime e korrigjime të teksteve të historisë, por edhe të tjerave, mund të bëhën vetëm nëse ka argumente të reja valide për ndonjë ndryshim. Madje, ato duhet t’i bëjnë vetë autorët, ose institucionet kompetente vendore. Por nëse një propozim të tillë për të ndryshuar ndonjë fjalë, ose fjali të formuluar pak më ashpër, për hirë të miqësisë që kemi  aktualisht me propozuesit tanë, mendoj se mund të përfillet një kërkesë e tillë, nëse nuk cenohet aspak e vërteta e botuar. Fjalë e ashpër mund të jetë, për shëmbull, ‘rrena’’, kurse më e butë – gënjeshjtra, përkatësisht “jo e vërteta” si fjalë edhe më e butë, megjithse të gjitha e kanë kuptimin e rrenës plotë. Por për vepra kriminale, të poshtra, duhet të thuhet edhe fjala që e meritojnë. Për kriminelin Millosheviq dhe njerëzit  e tillë, nuk mund të shkruhet në histori se ai ka bërë gabim, sepse ai ka bërë krim, madje gjenocid, pastrim etnik, duke vrarë popull të pafajshëm, për të krijuar Serbinë e Madhe.

– Mendoj se  ndonjëherë duhet të mësojmë diçka edhe nga kundërshtarët tanë. Qeveria serbe ka angazhuar të gjitha institucionet, partitë politike, madje edhë individët përkatës, që të angazhohen që problemi i Kosovës të zgjidhet në favor të Serbisë. Madje, edhe Kisha Ortodokse sebe luan rol të rëndësishëm në këtë politikë shoviniste antishqiptare. Faktori ndërkombëtar politik i vendosjes, është i dezinformuar për Kosovën nga propaganda e përhershme serbe me përplot gënjeshtra, shpifje dhe argumente të trilluara. Ne që duhet të mbrojmë me të gjitha forcat të drejtat tona historike etnike, shhtëpinë tonë tonë shekullore, merremi me vetëvetën, me parti politike, me interesat personale, me karrierizëm, nepotizëm, madje edhe me korrupsion të organizuar në të gjitha nivelet, duke lëshuar pe në vazhdimësi në dëmin e Kosovës në biseda të pambarim me Serbinë. Partitë politike në këtë situatë po i bëjnë dëm Kosovës. Vetëm bashkimi, uniteti rreth pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të plotë territorial të Republikës së Kosovës  duhet të jetë i vetmi qëllim dhe angazhim i vendosur i yni. Nuk do të kemi shtet të mirëfilltë me komuna-enklava serbe e malazeze, me të drejta të tepruara të komunitetit serb, i cili duhet të ketë vetëm ato të drejta që i kanë shqiptarët në Luginën e Preshevës, me shtet multietnik ku 95% janë shqiptarë, me qindra kilometra prona të manastirëve serbë, me objekte e prona të uzurpuara nga disa individë shqiptarë, madje dhe me propagandën  publike fetare e cila shkakton ndasi, mostolerancë dhe konflikte eventuale  mes besimtarëve të ndryshëm  dhe dëm në planin ndërkombëtar, me privatizimin e objekteve, institucioneve dhe ekonominë e varfër, duke përkrahur kështu pasurimin e biznesëve dhe korrupsionin e rrënjosur në shoqërinë tonë. Të gjitha institucionet tona  duhet të angazhohen  në këtë situatë në krijimin e përforcimin e shtetit tonë nga aspekti i veprimtarisë së tyre profesionale duke kundërshtuar vazhdimisht çdo gjë që është në dëmin e Republikës së Kosovës.

– Unë jam prononcuar me kohë në gazetë në lidhje me këtë rishikim, duke theksuar se okupatori mbetet okupator i cili të ka hyrë në shtëpi me dhunë. Ne nuk duhet ta kualifikojmë ndryshe, sepse ai nuk  ka ardhur me të çliruar por me të robëruar. Për okupatorin s’mund të keshë lavdata.