Ëndrrat e mia s'fluturojnë më

Po më doli deti përpara

nga t’ia mbaj

Po më doli bora

 

Po më doli bora

gjurmët ku t’i fsheh

 

Vetëm shpezët e egra shpëtojnë

 

Ulërima po afrohet

Ëndrrat e mia s’fluturojnë më

 

Besim Bokshi, ka qenë anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Për disa vite ai ka qenë edhe kryetar i këtij institucioni. Ai ka ndërruar jetë më 17 gusht 2014.