Grafitet ne Manastirin e Deçanit Ngjallin Zemerim

Akte të tilla vandalizmi “nuk kontribuojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira mes komuniteteve dhe janë në konflikt me vlerat e tolerancës ndërfetare dhe etnike, që janë bazat e shtetit tonë,” tha Jahjaga.

“Kalifati po vjen”, “IS” dhe “UÇK” janë mes grafitive të shkruara në muret e jashtme dhe ndërtesat e vogla të manastirit të dielën, sipas fotografive të vandalizmit të publikuara nga dioqeza Sava Janjic në llogarinë Twitter.

Marko Djuric, drejtor i zyrës së qeverisë serbe në Kosovë, i bëri thirrje forcës së Kosovës në NATO, KFOR, për të rikthyer sigurinë në manastir dhe po ashtu i bëri thirrje autoriteteve të Prishtinës të arrestojë përgjegjësit.

“Mesazhe si këto që janë shfaqur në manastir me siguri krijojnë frikë dhe ankth mes popullsisë serbe,” tha Djuric.

Zona e lashtë është sulmuar nga protestuesit disa herë që prej luftës së Kosovës, dhe ka qenë në fokus të demonstratave kundër një vendimi gjykate vitin e shkuar që i dha tokë manastirit jo ndërmarrjeve të Kosovës.

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, ish-lider politik i UÇK, tha ndërkohë se UÇK nuk mund të krahasohej me luftëtarët e Shtetit Islamik.

“Dora e dikujt që shkruan emrin e UÇK në një fjali që përmban edhe fjalët ISIS nuk është dora që i uron mirësi shqiptarëve dhe komuniteteve në Kosovë po ashtu,” shkroi Thaçi në profilin e Facebook.

Ndryshe nga shtetet e tjera të Ballkanit që kanë njësi xhihadiste ose njësi ekstreme pan-ortodokse, ne kemi luftuar të mbështetur nga aleanca më e madhe në botë, NATO,” shtoi ai.

Visoki Deçani është një nga zonat e njohura të trashëgimisë serbe në Kosovë, e krijuar në vitin 1327 dhe ku ndodhet varri i themeluesit, Mbretit Stefan Uros ‘Deçanski’, ndërsa se tani është pjesë e territorit të populluar nga shqiptarët etnikë.