Maturantėt Vlerėsohen me 3-sh

nga  Kaltrina Rexhepi
© Tė drejtat autoriale

Ministria e Arsimit ka renditur Hanin e Elezit, Kaēanikun dhe Mitrovicėn si tri komunat me rezultatet mė tė dobėta nė testin e maturės shtetėrore. Tri mė tė suksesshmet janė Deēani, Juniku e Podujeva. Nota mesatare e vlerėsimit pėr tė gjithė maturantėt ėshtė 2.8 qė, sipas ministrisė sė arsimit, rrumbullakėsohet me notėn 3. Nė shkollat e monitoruara nga Gazeta Jeta nė Kosovė gjatė pjesės sė dytė tė testit tė maturės vėrehet se maturantėt kishin mundėsi kopjimi dhe se kishte gabime teknike nė test.

Maturantėt qė tė shtunėn mė 15 qershor tė kėtij viti mbanin pjesėn e dytė tė testit provonin tė kopjonin edhe pėrkundėr qė monitoroheshin nga arsimtarė dhe inspektorė tė ministrisė sė arsimit.

Gazeta Jeta nė Kosovė ka monitoruar disa shkolla nė pjesėn e dytė tė testit qė ėshtė mbajtur me datė 15 qershor. Pjesa e parė ishte mbajtur mė 1 qershor.

Fjalėt e tyre mė tė shpeshta ishin “pyetja e 20, pėrgjigjja c...”, “cili opsion ėshtė tek pyetja 10-tė...”, “hajde mė shpejtė...”.

“Arsimtarėt na kanė lėnė tė kopjojmė nga pak. Ama nuk kanė qenė edhe aq i vėshtirė testi” , thotė Arjeta Vllasa, nxėnėse e shkollės sė mesme te muzikės Prenk Jakova nė Prishtinė.

Gjithashtu edhe Bleart Misimi nga shkolla e mesme “Hoxhe Kadri Prishtina” gjatė testit tė maturės  e pranon se kishin mundėsi pėr tė kopjuar.

“Duhej tė ruheshim nga monitoruesit kur kopjonim. Veē tinėz tyre diqysh”, thotė Misimi.

Nxėnėsit ankoheshin pėr probleme teknike pėr pyetjet qė figuronin nė testin e maturės.

Nė pyetjen e 20-tė kėrkohej qė maturantėt tė gjenin pėrgjigjen pėr intervalin muzikor nė bazė tė pentagramit tė paraqitur aty. Por, nė atė figurė mungonte njė vijė e pentagramit.

“Pentagrami i ka 5 vija, jo 3, dhe kėtu mund tė ketė gabim grafik. Ka rėnė njė vi nga shtypi por megjithatė duhet tė kishte njė kontroll gjatė hartimit tė testit final”, thotė Blerim Bytyqi, njėri nga monitoruesit.

Zyrtarė tė Ministrisė sė Arsimit deklarojnė se nuk kanė marrė ankesa nga monitoruesit rreth problemeve teknike.

“Nuk e di pėr ēka bėhet fjalė, ne nuk kemi marrė asnjė ankesė nga monitoruesit, dhe nuk kemi falė asnjė pikė”, thotė Mustafė Kadriu, zv/drejtor i Maturės Shtetėrore nė MASHT.

Ministria e Arsimit vlerėson se testi i maturės shtetėrore tregoi rezultatet mė tė mira prejse ka nisur tė mbahet mė 2006.

Sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Arsimit njė numėr prej 23 mijė e 531 maturantėve kanė kaluar nga 31 mijė e 628 maturantė sa i janė nėnshtruar testit tė maturės.

Mesatarja e diturisė ose aftėsimit tė pėrgjithshėm tė maturantėve nė testin e maturės kėtė vit ka arritur nė  2.8 pėr qind, qė i bie se maturantėt kėtė vit vlerėsohen me notėn “mirė(3)”.
 
“...Ėshtė njė mesatare mjaftė e mirė dhe kjo maturantėve do t’u ndihmojė mjaftė pėr tė vazhduar studimet universitare”, pohon Kadriu. 


"Ėshtė njė mesatare mjaftė e mirė dhe kjo maturantėve do t’u ndihmojė pėr tė vazhduar studimet

Testi i maturės kishte 200 pyetje ndėrsa maturantėt kalonin nėse pėrgjigjeshin saktė nė 100 prej tyre.

Por tani, MASHT planifikon qė tė ndėrrojė formėn e mbajtjes sė testimit.

“Nga forma manuale, nė vitin 2016 do tė kalojė tė mbahet nė formė digjitale”, thotė Kadriu.

Sipas tij, fillimisht nė vitin 2015 do tė bėhet pilotimi i sistemit digjital nėpėrmjet tė cilit do tė shikohet se si po funksionon programi dhe sa janė nė gjendje tė pėrgjigjen nxėnėsit dhe po ashtu se sa ka mundėsi tė dalin rezultatet nė mėnyrė automatike.
 
“Paraprakisht do tė prijnė disa pėrgatitje si: trajnimi i stafit dhe mėsimdhėnėsve,  Trajnimi i ekspertėve pėr pėrpilimin e pyetjeve, trajnimi i ekspertėve pėr tekste digjitale, kompletimi me teknologji, si resiverė tė avancuar dhe kompjuterė, pėrgatitja e maturanteve pėr punėn me teknologji dhe vlerėsim digjital etj”, thotė Mustafa.

Tri komunat mė tė dobėta nė test

Hani i Elezit, Kaēaniku dhe Mitrovica janė tri komunat mė rezultatet mė tė dobėta nė testin shtetėror tė maturės bazuar nė vlerėsimin e Ministrisė sė Arsimit, Shkencės e Teknologjisė (MASHT).

Tri komunat me suksesin mė tė mirė sipas MASHT-it ishin Deēani, Juniku e Podujeva.

MASHT bėri kėtė renditje nė njė pėrgjigje dhėnė Gazetės Jeta nė Kosovė.

Njė prej komunave tė renditura nė mesin e tri mė tė dobėtave nuk pajtohet me vlerėsimin e ministrisė sė arsimit.

“Administruesit kanė bėrė presion ndaj nxėnėsve”, thotė Zyber Gjoni drejtor i shkollės sė mesme “Dardania”,  nga Komuna e Hanit tė Elezit.

Kjo komunė ka vetėm njė shkollė tė mesme.  

"Administruesit kanė bėrė presion ndaj nxėnėsve”

Gjoni e vlerėson si presion numrin e madh tė administruesve qė kanė monitoruar testin e maturės shtetėrore.

Ai thotė se kanė qenė mbi 13 administrues nė njė klasė, nga dy qė kishte gjithsej kjo shkollė.

“ Edhe profesorėt tanė kanė qenė nė shkollat tjera pėr tė administruar po ata kanė treguar se nė njė klasė mė sė shumti kanė qenė 6 administrues, e jo 13”, tha Zyberi.

Por, sipas ministrisė sė arsimit, kjo ėshtė nė rregull, sepse sipas numrit tė nxėnėsve caktohet edhe numri i administruesve qė caktohen tė monitorojnė testin e maturės.

“Njė monitorues caktohet tė pėrcjell 12-13 nxėnės, dhe nė bazė tė numrit tė nxėnėsve nė njė shkollė, caktohet edhe numri  i administruesve, ky ka qenė parim pėr tė gjitha shkollat e Kosovės”, thotė Mustafė Kadriu, zv/drejtor i Maturės Shtetėrore.

Ndėrkaq Gjoni pohon se nė testin e maturės nė Komunėn e Hanit tė Elezit ishin paraqitur pėr tė hyrė nė test 221 maturantė ndėrsa prezentė nė test kanė qenė vetėm 148.

Sipas tij, disa kanė mundur tė tėrhiqen pasi nuk kanė dashur tė vazhdojnė studimet.   

“Njė monitorues caktohet tė pėrcjell 12-13 nxėnės

Gjoni pohon se nė mesin e 148 maturantėve ishin edhe pesėdhjetė veta qė kishin pėrsėritur testin e maturės qė nga vitit 2006.

“Ministria e arsimit nuk ka qenė korrekt me ne, sepse vetėm 148 nxėnės kanė hy nė test, dhe ata i kanė marrė parasysh numrin se sa i kanė paraqitė dhe atė se sa i kanė dhėnė”, thotė Gjoni.

Ai shtoi se nė kėtė pėrqindje tė ulėt shumė kanė kontribuar edhe nxėnėsit tė cilėt ishin pėrsėritės, “nga mė shumė se 50 syresh sa kanė hyrė nė teste vetėm 3 veta e kanė kaluar”.

Ministria e Arsimit deklaron se nė kėtė komunė testin e maturės e kishin kaluar 33.5 pėr qind e maturantėve.

Ndėrsa pėrqindja e arritshmėrisė (nota mesatare e dijes) nė kėtė komunė ishte 47.2 pėr qind.

Ndryshe nga Komuna e Hanit tė Elezit, e cila ankohet se ka pasur padrejtėsi, komuna e Kaēanikut i pranon rezultatet, duke thėnė se nuk kanė vėrejtje nė lidhje me testin

“Ne i pranojmė kėto rezultate, gjithēka ka shkuar nė rregull”, thotė Azem Guri nga Drejtoria Komunale e Arsimit nė Kaēanik.

“Rezultati ka qenė real, kurse ankesa kemi vetėm nga ata qė nuk e kanė kaluar dhe kanė mbetur pėr 2 ose 3 pikė pa e dhėnė testin” , thotė Guri. 

“Ne i pranojmė kėto rezultate, gjithēka ka shkuar nė rregull”

Nė kėtė komunė testin e kanė kaluar vetėm 51 pėr qind kurse arritshmėria e diturisė nė test e kėtyre nxėnėsve kishte arritur nė 49.8 pėr qind.

E befasuar pėr renditjen nė mesin e komunave mė tė dobėta ėshtė komuna e Mitrovicės.

“Nuk ka mundėsi tė jemi nė mesin e mė tė dobėtave, shkollat tona kėtė vit kanė punuar shumė mirė” ,thotė drejtori i arsimit nė kėtė komunė, Ali Bejta.

Ai thotė se rezultatet ende nuk janė mbledhur pėrfundimisht.

“Njė paralele e shkollės teknike dhe dy paralele tė shkollės sė mjekėsisė, ende nuk i kanė marrė rezultatet pėrfundimtare”.

Sipas Bejtes shkollat e Mitrovicės kishin rezultate tė kėnaqshme nė testin e maturės.

“Gjimnazi ka rezultate shumė tė kėnaqshme, p.sh 80 pėr qind e nxėnėsve e kanė kaluar testin.  Kurse nė shkollėn e mesme tė Mjekėsisė e kanė kaluar afėr 80 pėr qind”, deklaron drejtori komunal i Arsimit nė Mitrovicė.

Komunat me rezultate tė mira

Ministria e Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė nė Kosovė kėtė vit ka renditur Deēanin, Junikun dhe Podujevėn si komunat me rezultatet mė tė mira nė testin e maturės.

Komuna e Deēanit kėtė vit arriti kalueshmėrinė nė 93.7 pėr qind, duke e bėrė edhe komunėn me rezultatet mė tė mira nga tė tjerat.

Sipas drejtorit tė arsimit nė kėtė komunė, rezultati vie pas punės sė nxėnėsve dhe pėrkushtimit tė mėsimdhėnėsve.

“Ne kemi punuar kėtė vit qė tė arrijmė rezultate dhe tė mos anulohet testi siē kishte ndodhur para tri vitesh nė komunėn tonė”, thotė Qazim Maloku, drejtor i arsimit nė Deēan.

Nė vitin 2011 nė kėtė komunė ishte anuluar testi i maturės, pėr t’u pėrsėritur, pasi Komisioni i Ministrisė sė Arsimit kishte hasur nė parregullsi gjatė administrimit tė testit  nė shkollėn  “Vėllezėrit Frashėri” nė Deēan. Nė kėtė shkollė ishte pėrsėritur testi i maturės pėr 252 maturantė. 

“Ne kemi punuar kėtė vit qė tė arrijmė rezultate dhe tė mos anulohet testi siē kishte ndodhur para tri vitesh

Komuna e Junikut si komuna e dytė me rezultatet mė tė mira nė testin  maturės shtetėrorė ka arritur rezultate tė kalueshmėrisė 93.1 pėr qind ndėrsa Podujeva 89.9 pėr qind.

Drejtori i Arsimit nė Komunėn e Junikut, Muharrem Krasniqi, thotė se ky rezultat ka ardhur si falė punės sė madhe tė profesorėve dhe nxėnėsve.

“Kanė mbajtur dy javė punė shtesė dhe iu ėshtė sqaruar nxėnėsve ēdo gjė qė nuk e kishin tė qartė nė lidhje me testin” , deklaron Krasniqi.

 “Shkollat profesionale ulin pėrqindjen”

Mustafė Kadriu, zv.drejtori i Maturės Shtetėrore, pohon se rezultatet nė shkollat e Kosovės kanė mundur tė jenė edhe mė tė mira, por se sipas tij shkollat profesionale e ulin pėrqindjen.
“Zakonisht gjimnazet kanė rezultate shumė tė mira, dhe tė kėnaqshme, por shkollat e arsimit profesional po e ulin pėrqindjen e suksesit nė nivel komunal”, thotė ai.

“...Filozofia e arsimit profesional ėshtė qė kandidatėt me aftėsitė qė i kanė marrė tė jenė tė aftė pėr tregun e punės e jo pėr vazhdimin e studimeve”, shton Kadriu. 

"Filozofia e arsimit profesional ėshtė qė kandidatėt me aftėsitė qė i kanė marrė tė jenė tė aftė pėr tregun e punės e jo pėr vazhdimin e studimeve

Ndėrsa, sipas rezultateve, kėtė vit dominojnė gjimnazi i matematikės, gjimnazi i shkencave natyrore, gjimnazi i pėrgjithshėm e mandej vjen edhe ai shoqėror, kurse tek arsimi profesional kanė dominuar shkollat qė kanė tė bėjnė me ekonomi dhe atome mjekėsi, kurse shkollat mė tė dobėta janė vlerėsuar ato tė  shkencave teknike.

Ministria e Arsimit kėtė vit si shkollėn mė tė mirė e shpalli gjimnazin “Sami Frashėri” nga Prishtina.

“Pėr shkollat mė tė mira nuk i kemi pėrpunuar akoma rezultatet, por apriori shihet se ėshtė mė e mira ‘Sami Frashri’, Prishtinė” , thotė Kadriu.

 

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Foto qė Rrefejnė Kalanė
    Shiko arkivėn