Vdekja e tė Riut Nuk Ndiqet Shkaku i Gabimeve tė Drejtėsisė

Endrit SukaEndrit Suka
nga   Petrit Kryeziu
© Tė drejtat autoriale

Tetėvjeēari Endrit Suka ishte mbytur nė rrugė derisa po luante me shokėt e tij nė lagje. I dyshuari Dritan Derguti ishte mbajtur nė paraburgim pėr mė pak se njė muaj dhe mė pas ishte liruar. Dy muaj pas aksidentit njė prokuror kishte vendosur tė mbyllte hetimet. Familja Suka pretendon se hetimet janė pushuar gabimisht. Rasti ėshtė pėrcjellė edhe me gabime tjera procedurale tė bėra nga prokuroria dhe gjykata nė Suharekė e Prizren qė kanė rezultuar nė humbje tė afateve ligjore pėr tė kėrkuar shkaktarin e aksidentit. Tash familja shpresat i ka tek Avokati i Popullit.

Djaloshi tetėvjeēar Endrit Suka kishte humbur jetėn mė 25 mars 2005 si pasojė e njė aksidenti derisa po luante me top nė lagjen e tij nė fshatin Bllacė tė Suharekės. 

Ai sapo kishte ardhur nga shkolla nė shtėpi, kishte ngrėnė bukė dhe kishte dalė tė luajė nė lagje mė shokėt, thotė nėna e Endritit, Fatime Suka. 

“Pas tridhjetė minutash mė ka ardhur lajmi se djali mė ka vdekur”, tregon Fatimja.

Aksidenti dyshohet se ėshtė shkaktuar nga Dritan Durguti nga Rahoveci, i cili nė ato momente kishte qenė duke vozitur dhe kishte ndalur kamionin kur kishte parė trupin e Endritit tė shtrirė.

“Unė nuk kam kuptuar asgjė, pas 60-70 metrave kur jam ndalur e kam parė kufomėn e shtrirė nė krahun e majtė, gjė qė nuk besoj ta kem bėrė unė me kamion”. 

Pas aksidentit Durguti ishte paraburgosur menjėherė. “Pėr kėtė rast kam qėndruar 22 ditė nė paraburgim”, tha ai.

Pas paraburgimit prokurori i rastit Hashim Ēollaku, atėkohė Prokuror i Prokurorisė sė Qarkut nė Prizren, mė 4 maj 2005 kishte vendosur tė pushonte tė gjitha hetimet lidhur me kėtė rast. 

Fatime Suka

Familja Suka, si palė e dėmtuar, pretendon se nuk ėshtė lajmėruar asnjėherė lidhur me pushimin e hetimeve dhe se prokuroria nuk kishte tė drejtė tė pushonte hetimet.

Avokatja Sabrije Sylaj, e cila pėrfaqėson familjen Suka, tha se se “nuk ka pasur raport tė policisė e as tė mjekėsisė ligjore. Hetimet janė pushuar duke u bazuar vetėm nė dėshminė e njė dėshmitari dhe nė ekspertizėn e ekspertit tė komunikacionit”.

Sipas procedurės penale, nė secilin rast duhet tė merren parasysh tė gjitha provat, pėrfshirė raportin e policisė dhe raportin mjeko-ligjor.

Gazeta Jeta nė Kosovė ka parė dosjen e rastit tė Endrit Sukės tė cilėn e posedon avokatja Sylaj dhe kėto dy dokumente nuk figurojnė nė atė dosje.

Ish-Prokurori Hashim Ēollaku nuk ka pranuar tė komentojė rastin dhe aktualisht i njėjti ėshtė gjykatės nė Gjykatėn e Apelit.

Mirėpo, pėrfaqėsues tė Prokurorisė Themelore tė Prizrenit thonė se lėnda ėshtė e kompletuar.

“Hetimet janė pushuar sipas vlerėsimit tė prokurorit tė rastit [Hashim Qollakut]. Raporti i policisė dhe mjekėsisė ligjore gjendet nė shkresat e lėndės”, tha kryeprokurori i kėsaj prokurorie Sylė Hoxha.

Kėto dy dokumente nuk pėrmenden nė dokumentin e prokurorisė me tė cilin janė pushuar hetimet.

Sipas Hoxhės, ėshtė ēėshtje tjetėr pse nuk janė cekur nė vendimin mbi pushimin e hetimeve.

Sami Kurteshi

Gazeta ka parė edhe dosjen e prokurorisė nė tė cilėn shihet se ekzistojnė ato dy prova, mirėpo ato ėshtė dashur tė pėrmenden nė vendimin pėr pushimin e hetimeve.

“Ėshtė dashur tė ceken sepse unė si pėrfaqėsuese e autorizuar e tė dėmtuarės dhe vetė e dėmtuara [Fatime Suka] asnjėherė nuk e kemi parė raportin e policisė dhe atė tė mjeksisė ligjore”, tha avokatja Sylaj.

Pėrveē ankesave ndaj vendimit pėr pushimin e hetimeve, avokatja Sabrije Sylaj thotė se familja Suka nuk ėshtė lajmėruar fare pėr kėtė vendim.

Si rezultat, e ėma e Endritit ka humbur tė drejtėn e ankesės nė pushimin e hetimeve.

Kryeprokurori Hoxha thotė se familja e ka pranuar njoftimin pėr pushimin e lėndės.

“Nė shkresat e lėndės ekziston fakti qė lėndėn e ka pranuar familja, mirėpo mė vonė kemi kuptuar se prindi i djalit qė e ka pranuar ftesėn ka probleme shėndetėsore”, tha Hoxha.

Udhėzimi i gabuar

Duke parė se Fatime Suka ka humbur tė drejtėn e ankesės pėr shkak se njoftimi i ėshtė dorėzuar njė personi me probleme shėndetėsore, Prokuroria Themelore e Prizrenit ia ka dhėnė njė mundėsi tjetėr nėnės sė Endritit.

Mirėpo edhe mundėsia e dytė nuk ka qenė e sukseshme spėr shkak se kryeprokurori Sylė Hoxha e kishte udhėzuar gabimisht Fatime Sukėn qė tė ushtronte padi nė Gjykatėn Komunale tė Prizrenit.

Pėr veprėn penale tė aksidentit me pasojė vdekjen kompetente ishte Gjykata e Qarkut jo Komunalja.

“Nuk mė kujtohet saktė se nė cilėn gjykatė e kam udhėzuar”, tha Syla.

Tentativat pėr gjetjen e shkaktarit tė aksidentit janė shoqėruar edhe me nje gabim tjetėr procedural qė ka rezultuar nė humbjen e tė drejtės sė nėnės sė Endritet qė tė vazhdojė rastin nė prokurori dhe gjykatė.

Pėr shkak tė udhėzimit tė gabuar rasti ėshtė shyqrtuar nga Gjykata Komunale nė Suharekė e cila e kishte shpallur veten si gjykatė jokompetente.

Rasti ėshtė dashur qė tė dėrgohet nga kjo gjykatė nė Gjykatėn e Qarkut nė Prizren e jo t’i kthehet Fatime Sukes ashtu siē kishte ndodhur.

Ēėshtja e kompetencės ėshtė gjykuar nga gjykatėsi Avdyl Elshani i cili nuk ka pranuar tė komentojė rastin pėr arsye shėndetėsore. Rasti nuk ėshtė komentuar as nga Nuredin Abazi pėrgjegjės i degės sė gjykatės Themelore nė Suharekė.

Kryetari i Gjykatės Themelore tė Prizrenit, Ymer Hoxha, thotė se gjykata komunale e Suharekės ishte e obliguar qė lėndėn ta delegonte nė Gjykatėn e Qarkut nė Prizren.

Pas lėshimeve tė bėra nga prokuroria dhe gjykata familjes Suka i kishin kaluar tė gjitha afatet ligjore pėr tė kėrkuar drejtėsi pėr rastin e vrasjes sė tė birit Endrit Suka.

Mirėpo, Fatime Suka duke mos dashur tė dorėzohet i ėshtė drejtuar edhe avokatit tė popullit, Sami Kurteshi. 

Tash Kurteshi kėrkon nga prokuroria qė tė rifillojnė hetimet pėr kėtė rast.

Kryeprokurori i Prokurorisė Themelore nė Prizren, Sylė Hoxha, ka konfirmuar pranimin e raportit. 

“Ne e kemi pranuar raportin e avokatit tė popullit dhe sigurisht qė do tė vendosim lidhur me ato qė janė thėnė nė raport”, tha kryeprokurori Hoxha.

Sipas tė dhėnave tė Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės nė vitin 2012 gjykatat kanė trajtuar rreth tetė mijė raste qė kanė tė bėjnė me rrezikim tė trafikut publik. Prej tyre janė zgjidhur 3 mijė e 349 raste, por kanė mbetur pa u zgjidhur 4 mijė e 613 tė tilla.

Nga rastet e zgjidhura 2 mijė e 528 prej tyre kanė pėrfunduar me gjobė, nė 598 raste ėshtė shqiptuar dėnimi me kusht,  201 raste janė zgjidhur nė mėnyrė tjetėr dhe vetėm nė 22 raste ėshtė shqiptuar dėnimi me burgim. 

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 4 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Kompleksi Memorial Zahir Pajaziti- Orllan
    Shiko arkivėn