Kryeprokurori Kabashi Rikthen Rastin nė Hetim

Ismet KabashiIsmet Kabashi
nga  Petrit Kryeziu
© Tė drejtat autoriale

Prokurorit Xhavit Osmani pėrmes njė shkrese i ėshtė kėrkuar nga kryeprokurori i Shtetit Ismet Kabashi qė tė kthejė njė rast tė vjedhjes nė hetim. Nė letėr atij i jepet leksion juridik se ēfarė konsiderohet provė e pranueshme nė gjykatė. Dy ditė mė vonė Osmani ka kthyer rastin nė hetim, duke ngritur aktakuzė pėr tė. Abedin Morina dyshohet se dhjetorin e vitit tė kaluar pasi ka hequr pengesat, ka thyer me dhunė derėn e njė shtėpie nė fshatin Astrazub, duke vjedhur brenda saj njė sasi ari. Pronar i shtėpisė ku u vodh ari ėshtė njė noter.

Kryeprokurori Ismet Kabashi nė prill tė kėtij viti i ėshtė drejtuar me njė letėr tė pazakontė Prokurorisė Themelore nė Gjakovė (dega nė Malishevė) duke i kėrkuar qė tė vazhdojė hetimet rreth njė rasti tė vjedhjes nė fshatin Astrazub tė Malishevės.

Vjedhja kishte ndodhur nė dhjetor 2012, ndėrsa hetimet pėr kėtė rast janė mbyllur nga prokurori Xhavit Osmani mė 4 shkurt 2013.

Njė ditė para letrės sė Kabashit, Gazeta Jeta nė Kosovė kishte raportuar pėr mbylljen e kėtij rasti nga prokuroria, pavarėsisht qė njė person kishte pranuar fajėsinė.  

Letra qė mban datėn 15 prill 2013 duket tė ketė karakter ligjėrues pėr prokurorin Osmani qė kishte hetuar rastin nė fjalė, ndėrsa punon nė degėn e prokurorisė nė Malishevė. Aty tregohet se ēfarė prove konsiderohet e pranueshme nė gjykatė.

“Deklarimi i tė pandehurit Abedin Morina dhėnė nė polici ėshtė provė e pranueshme, pasi qė ka pasur mbrojtės dhe si e tillė mund tė pėrdoret si provė nė gjykatė” thuhet nė shkresėn e Kryeprokurorisė sė Shtetit.

Prokuroria e Themelore e Gjakovės nuk ka marrė asnjėherė mė parė letra tė tilla nga Zyra e Kryeprokurorit Kabashi.

“Kjo ėshtė hera e parė qė 13 vjet sa punoj unė, qė marrim sugjerim tė tillė nga zyra e kryeprokurorit tė shtetit… janė gjėra qė ndodhin”, tha kryeprokurorja e Gjakovės Shpresa Bakija.

“Kjo ėshtė hera e parė qė 13 vjet sa punoj unė, qė marrim sugjerim tė tillė nga zyra e kryeprokurorit tė shtetit" Shpresa Bakija

Mė 17 prill Prokuroria Themelore nė Gjakovė shfuqizoi vendimin pėr pushimin e hetimeve duke rikthyer rastin nė hetim.

Katėr ditė mė vonė, mė 19 prill i njėjti prokuror ka ngritur aktakuzė pėr rastin e mbyllur dy muaj mė herėt. (shih aktakuzėn)

Rasti ka tė bėjė me vjedhjen e shtėpisė sė noterit Ibrahim Elshani nė Astrazub ku i dyshuari Abedin Morina (1986) pas arrestimit kishte pranuar vjedhjen nė polici. 

Mirėpo, Morina nė prokurori nuk deklaroi se kishte kryer vjedhjen, ashtu siē bėri nė polici. Tash ai thoshte se nuk e kishte kryer krimin.

Si rezultat, prokurori Xhavit Osmani kishte pushuar hetimet nėn arsyetimin se i dyshuari kishte mohuar deklaratėn dhe se kėshtu nuk kishte prova materiale pėr ta akuzuar Morinėn.

Xhavit Osmani nuk ka pranuar tė komentojė rastin pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė.

Pėr mbikqyrėsen e tij kryeprokuroren Bakija, kjo ka ndodhur pėr shkak tė mungesės sė pėrvojės sė prokurorit. 

Sipas saj, “prokurori ėshtė i ri nė profesionin e vet, ndoshta nuk ka mundur plotėsisht t’i perceptojė tė gjitha provat qė i ka pasur, mirėpo bindja e tij ka qenė ajo”. 

Lidhur me pushimin e hetimeve avokati i Elshanit, Rrahman Kastrati, duke mos parė zgjidhje tjetėr kishte bėrė kėrkesė nė Zyrėn e  Kryeprokurorit tė Shtetit pėr anulimin e aktvendimit tė prokurorit nė Prokurorinė Themelore nė Gjakovė. 

Ibrahim Elshani

“Vodhi njė sasi tė konsiderueshme ari”

Pasditen e 3 dhjetorit tė vitit tė kaluar Abedin Morina sė bashku me tre persona tė tjerė ka hequr pengesat e shtėpisė sė Ibrahim Elshanit, ia ka thyer derėn e shtėpisė me forcė, ka hyrė brenda dhe aty ka vjedhur njė sasi tė arit. 

Kėshtu thuhet nė aktakuzėn e ngritur nga prokurori Osmani pas “vėrejtjes” nga kryeprokurori i shtetit.

Elshani, kishte deklaruar pėr gazetėn se ari i vjedhur nė shtėpinė e tij kalon vlerėn mbi  katėr mijė euro.

I dyshuari Morina, i cili sipas aktakuzės jeton nė fashtin Drenoc tė komunės sė Malishevės ka pranuar fajin nė polici, thuhet nė aktakuzė.

Gjatė raportimit tė kaluar gazeta ka kontaktuar edhe me Bekim Kryeziun, avokat i tė tė dyshuarit Morina.

“E kam njoftuar klientin pėr tė drejtat e tij, mirėpo ai me vullnet e kishte pranuar fajėsinė nė mėnyrė qė kjo t’i merrej si rrethanė lehtėsuese nė aktgjykimin pėrfundimtar” kishte deklaruar Kryeziu. 

Nė aktakuzėn e siguruar nga gazeta, Morina akuzohet edhe pėr vepra tė tjera penale tė kryera nė bashkėkryerje me Besim Bytyqin (1984), Besnik Bytyqin (1982) dhe Mėrgim Berishėn (1994).

 

Tė gjithė tė pandehurit kanė mohuar nė tėrėsi akuzat e prokurorisė. 

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Foto qė Rrefejnė Kalanė
    Shiko arkivėn