Policia e Gjakovės nė Aksion

Agim DomgjoniAgim Domgjoni
nga   F. Osmani
© Tė drejtat autoriale

Policia e Gjakovės ka reaguar pas deklaratave tė qytetarit Agim Domgjoni, dhėnė emisionit “Drejtėsia nė Kosovė”. Por jo pėr tė hetuar pretendimet pėr keqtrajtim brenda stacionit policor, nga njė polic. Domgjoni ėshtė arrestuar pėr “kanosje ndaj personit zyrtar”.

Intervista e njė qytetari pėr emisionin “Drejtėsia nė Kosovė”, i cili ankohej se ėshtė keqtrajtuar nė Stacionin Policor tė Gjakovės, si i dyshuar pėr njė vjedhje, ka vėnė nė lėvizje policinė dhe prokurorinė.

Por jo pėr t’i hetuar ankesat e qytetarit. Agim Domgjoni, 30-vjeēar, nga Gjakova, i cili ka treguar para kamerės, se ėshtė rrahur brenda stacionit policor, megjithėse ishte vetėm i dyshuar, ėshtė arrestuar nga policia.

Ai kishte pėrmendur me emėr se ishte rrahur nga polici Sejfedin Shkreli, derisa ishte bėrė pėr spital. “Policit i kam thanė se ma ke njė tė rrehme borxh, se mė ke rreh pa faj”, ka deklaruar mes tjerash Domgjoni.

Kjo deklaratė e shfaqur, tė dielėn nė televizionin publik tė Kosovės, ėshtė konsideruar si “kanosje ndaj personit zyrtar”. Domgjonit, tė enjten, njė prokuror i ka caktuar masės e ndalimit policor prej 48 orėsh.

Por, ai ėshtė liruar sot, ndėrsa rasti i tij do tė shkojė nė procedurė tė rregullt.
 
“Mė datėn 30.10.11, nė emisionin televiziv ‘Drejtėsia nė Kosovė’ nė Televizionin publik RTK, personi me inicialet A. D. 1981 nga Gjakova pėrmes njė interviste te dhėnė gazetarit tė kėtij emisioni ka kėrcėnuar (kanosur) oficerin policor tė Stacionit Policor nė Gjakovė. Arsyeja e kėrcėnimit ishte se oficeri policor, sipas tij, kohė mė parė e kishte arrestuar dhe intervistuar personin e lartcekur si tė dyshuar pėr vepra penale tė vjedhjeve dhe ishte intervistuar pėr kėto vepra”, ka njoftuar zėdhėnėsi rajonal i policisė, Zeqir Kelmendi.

Nė komunikatėn e lėshuar, lidhur me kėtė rast, nga Policia rajonale nė Pejė, thuhet se i dyshimti gjatė kohės se intervistimit ishte maltretuar nga oficeri policor, edhe pse pėr kėtė nuk kishte dėshmi si dhe asnjėherė nuk kishte bėrė ankesė nė Stacionin Policor nė Gjakove, apo diku tjetėr pėr veprime tė policit.

“Andaj konform ligjeve tė aplikuara nė vend, pėrfshirė Kodin Penal dhe Kodin e Procedurės Penale ndaj tė dyshuarit, mė datėn 03.11.11 ėshtė iniciuar rasti ‘Kanosje ndaj personit zyrtar’ dhe rreth orės 9,  A. D ėshtė shoqėruar pėrpara prokurorit Komunal ne Gjakove dhe pas intervistimit, me urdhėr tė Prokurorit, ai ėshtė ndaluar nė ndalim policor pėr 48 orė”.

Rasti do tė procedohet nga hetuesit rajonalė pėr Krime Serioze.

Nė storjen e botuar edhe nė Gazetėn Jeta nė Kosovė, dėshmitarė kanė treguar se nė Stacionin Policor tė Gjakovės, aplikohet dhunė fizike derisa tė ndaluarit mund tė pėrfundojnė edhe nė spital. Pėr mė shumė, tė gjitha deklaratat e marra me dhunė dhe pėrmes ndėrhyrjeve fizike ndajė tė dyshuarve nga gjykata komunale janė marrė si prova tė pranueshme.

I dyshuar pėr vjedhje nė fabrikėn “Metaliku” tri vjet mė parė, Agim Domgjoni ka treguar se ėshtė rrahur nga polici, i cili nė Gjakovė njihet me nofkėn Sefė Polici. “Ka ardhur Sefė polici, mė ka marrė nė ora 23 prej shtėpisė. Mė ka ēuar nė stacion policor dhe mė ka rrahė sa ka mundur grushte e shkelma barkut, pastaj e ka hapė dollapin e m’i ka tregu tre shkopinj tė drurit dhe plastikės edhe m’ka pyetur ‘cilin po e do, zgjedh’”, ka treguar ai. “Ka vazhduar me rrahje, derisa mė ka bėrė pėr emergjencė”.

Agimi me verdikt tė plotfuqishėm ėshtė shpallur i pafajshėm nga gjykata komunale pėr kėtė vjedhje, dy javė mė parė.

Dhunės dhe rrahjeve tė policisė, nuk i ka shpėtuar as i mituri 15-vjeēar Dedė Shabani. Por ai nuk ka dashur tė flasė pėr keqtrajtimet dhe rrahjet qė ia ka bėrė policia. “Sepse Sefė polici nuk rrin duarkryq”, ėshtė shprehur tani 18-vjeēari Dedė Shabani, edhe ai i shpallur, i pafajshėm nga gjykata.

Gazeta Jeta nė Kosovė ka publikuar me emra dhe mbiemra, edhe shumė qytetarė tė tjerė, tė cilėt kanė deklaruar se janė viktima tė dhunės nė policinė e Gjakovės. Ata kanė treguar shenjat e rrahjeve para trupit gjykues dhe prokurorit, ndėrsa prezent ka qenė ekipi i Gazetės JnK.

Por, deri mė tani, asnjėherė nuk ėshtė iniciuar ndonjė veprim hetimor nga ana e Prokurorisė.

Kryeprokurorja komunale nė Gjakovė, Shpresa Bakija, ka thėnė se “nuk mund ta dijė se ēfarė ėshtė duke ndodhur nėpėr tė gjitha seancat gjyqėsore”, mirėpo ka premtuar se do t’i kėrkojė tė gjitha procesverbalet nga gjykata nė tė cilat tė pandehurit janė ankuar pėr pėrdorim tė dhunės nga ana e policisė.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 26 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Shkėmbim Librash
    Shiko arkivėn