Kompleksi Memorial Ibrahim Rugova Nxit Reagimin e Veteranėve tė LANĒ-sė

nga  Petrit Ēollaku
© Tė drejtat autoriale

Monumenti i luftės sė dytė botėrore nė Velani ėshtė nė plan tė rrėnohet si pjesė e projektit tė ministrisė sė mjedisit pėr ndėrtimin e kompleksit memorial Ibrahim Rugova. Shoqata e Veteranėve tė Luftės Anti-Fashiste Nacional Ēlirimtare dhe ruajtėsit e trashėgimisė kulturore thonė se nuk dinė pėr rrėnimin e monumentit.

Monumenti qė pėrkujton 220 pjesėmarrės tė vrarė gjatė luftės sė dytė botėrore do tė rrėnohet dhe tjetėrsohet pėr t’iu pėrshtatur projektit “Kompleksi Memorial Ibrahim Rugova”.

Projektin e udhėheq Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor e cila ka hapur tender pėr fillimin e punimeve tė fazės sė parė. Kompanitė fituese tė tenderit priten tė nėnshkruajnė kontratėn mė 11 mars, 2013.

Nė fazėn e parė parashihet tė ndėrtohen amfiteatri, shtigjet dhe shkallėt, varrezat e dėshmorėve tė UĒK-sė, gjelbėrimi, liqeni dhe platoja e Luftės Nacional Ēlirimtare.

Kėsaj tė fundit, pėr t’u shndėrruar nė plato, duhet t’i rrėnohen muret ekzistuese tė betonit, qė krijojnė njė rreth tė madh.

Monumenti nė fjalė daton qė nga viti 1960. Aty janė tė varrosur eshtrat e pjesėmarrėsve tė vrarė gjatė luftės nacional ēlirimtare, 1941-1945.

Sipas ligjit pėr trashėgiminė kulturore, neni 6, “Ēdo punė pėr modifikim ose demolim tė njė monumenti arkitektural ose ndonjė veprim konservues ose restaurues qė mund tė ndikojė nё vlerat atribuese tė monumentit, kėrkon pėlqimin me shkrim tė institucionit kompetent”.

Ministria e kulturės, respektivisht departamenti i trashėgimisė kulturore, thotė se nuk ėshtė nė njohuri pėr rrėnimin e monumentit.

Vjollca Aliu, drejtoreshė e departamentit, tha se do tė vėrtetojė informacionin dhe do tė pėrgjigjet mė vonė. Ajo nuk ktheu mė pėrgjigjje.

 
Monumenti i LANĒ-sė nė parapavijė 


Instituti pėr mbrojtjen e monumenteve dhe muzeu rajonal i Prishtinės konfirmojnė se monumenti ėshtė nė mbrojtje tė ligjit.

“Ne nuk jemi nė dijeni pėr kėtė projekt (kompleksin memorial0. Askush nuk na ka kėrkuar asgjė nga ne pėr tė dhėnė mendim”, thotė Haxhi Mehmetaj, drejtor i institutit.

Arkeologu Mehmetaj thekson se pėr ēdo ndryshim tė monumenteve tė vjetra duhet tė mblidhet njė komision i pėrbėrė nga njohės tė kėsaj fushe pėr tė dhėnė mendim profesional.

Kėshilltari politik i ministrit tė mjedisit, Besnik Havolli, i cili ka qenė anėtar nė komisionin pėr pėrzgjedhjen e projektit ideor, thotė se nuk ėshtė nė dijeni pėr rrėnimin e monumentit.

“Rrėnimi i monumentit nuk ka qenė i pėrfshirė nė projektin ideor”, tha Havolli i cili po ashtu kėrkoi kohė mė shumė pėr tė verifikuar kėtė ēėshtje por as ai nuk ktheu mė pėrgjigjje nė pyetjet e Gazeta Jeta nė Kosovė.

Vehap Shita, nėnkryetar i kryesisė sė shoqatės sė Veteranėve tė Luftės Anti-Fashiste Nacional Ēlirimtare (LANĒ), thotė se nuk di pėr rrėnimin e monumentit.

Shita, 89 vjeēar, thotė se ministria e mjedisit nuk e ka ftuar shoqatėn pėr tė diskutuar pėr tjetėrsimin e monumentit.

“Nuk besoj se ministria mundet tė marrė vendim pėr rrėzimin e kėtij monumenti”, Shita i tha Gazetės Jeta nė Kosovė.

Ai shtoi se as shoqata nuk do tė pranonte shkatėrrimin e monumentit ndėrsa shtoi se, ish-kolegu i tij, Ibrahim Rugova e ka vendin e tij.

“Rrėnimi i kėtij monumenti shkon nė dėm tė Kosovės  e jo nė dėm tė luftėtarėve”, tha Shita.

Shoqata e LANĒ-sė ka dėnuar po ashtu shkatėrrimin e monumentit nė Viti ku qytetarėt e atjeshėm, si shenjė revolte ndaj largimit tė monumentit tė UĒK-sė nė Preshevė nga policia serbe mė herėt kėtė vit, kanė larguar njė monument tė partizanėve nė qendėr tė qytetit.

“Komuna e Vitisė na ka pyetur nėse munden ta largojnė atė monument mė larg se vendi momental pasi qė ka emra tė serbėve nė tė. Ne iu kemi thėnė se ata mund t’i largojnė tė gjithė emrat nga aty ashtu siē kemi bėrė ne me monumentin nė Velani”, tha Shita.

Ai shtoi se pa marrė parasysh kohėve, me pushtete tė ndryshme, monumentet pėrsėri janė pjesė e historisė.

“Shtatorja e Karl Marksit ende qėndron nė Londėr”, dha njė shembull Shita.

Luftėtari i luftės sė dytė botėrore, Shita, thotė se ka monumente qė mund tė pengojnė planin urbanistik tė qytetit dhe mund tė konsiderohen pėr largim pėr hir tė zhvillimit tė qytetit.

Ai merr si shembull monumentin tjetėr nė Prishtinė qė gjendet ndėrmjet Kuvendit tė Kosovės dhe Komunės sė Prishtinės, qė quhet monumenti i Vėllazėrim Bashkimit.

Shita tha se komuna e ka ftuar shoqatėn nė debat pėr projektin e ndėrtimit tė garazheve nėntokėsore qė pėrfshin monumentin nė projekt.

“Kėtė monument e kemi kundėrshtuar shumė kohė mė parė. Atėherė ka qenė Hivzi Sylejmani i cili pat thėnė se ky monument ndėrtohet nė njė vend tė papėrshtatshėm”, kujton Shita.

Sipas ministrisė sė mjedisit i tėrė projekti pėr kompleksin memorial Ibrahim Rugova kushton rreth 3,5 milionė euro.

Faza e parė e projektit do tė kushtojė 468,894 euro dhe parasheh tė ndėrtohet amfiteatri, shtigjet dhe shkallėt, varrezat e dėshmorėve tė UĒK-sė, gjelbėrimi dhe liqeni, ndriēimi i jashtėm dhe platoja e LNĒ-sė.

Kompanitė fituese qė do tė kryejnė punimet janė konzorciumi “Ferda” nga Mitrovica dhe “UNICOM” nga Suhareka.

Nė paramasėn e pėrgatitur nga ministria pėr tender, ėshtė paraparė “rrėnimi i gurnajave ekzistuese tė betonit, pastrimi i tij dhe largimi i mbeturinave deri nė 5 km”.

Pastaj, sipas planit, ėshtė paraparė qė tė bėhet “mveshja e pllatosė me pllaka guri (graniti) tė llojit Platinium White”.

Nė projekt ėshtė paraparė qė tė ndėrtohet edhe mauzoleu, qė nė brendėsi tė do tė ketė shtatoren e Ibrahim Rugovės.

“Mauzoleu ėshtė pėr fazėn e dytė sepse kushton shumė. Pritet qė kolonat tė ndėrtohen nga guri i pastėr”, tha Agim Radoniqi, drejtor i departamentit pėr planifikim hapėsinor. Ai ka qenė edhe kryetar i komisionit pėr kėtė projekt.

Projekti parasheh qė tė shtrohet njė plato graniti qė pėrfshin 26 varre tė dėshmorėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, UĒK.

Po ashtu, gjelbėrimi do tė ketė tė pėrfshirė dhjetė pemė tė ndryshme, si Panja fletė-frashėr, gėshtenja e kalit, rrapi, tuja lindore si dhe lloje tė ndryshme tė luleve.

Liqeni prej 240 metrash katrorė dhe thellėsi prej njė metėr parashihet tė ndėrtohet nė kompleks.

 
Monumenti i LANĒ-sė 


Veteranėt e Shqipėrisė Mbrojnė Vlerat e Luftės

Emri i Ibrahim Rugovės ka shkaktuar pakėnaqėsi tek veteranėt e Luftės Nacional Ēlirimtare nė Shqipėri tė cilėt kanė kėrkuar nga gjykata qė tė shfuqizojė vendimin e komunės sė Tiranės pėr emėrtimin e njė rruge sipas ish-presidentit tė Kosovės.

Veteranėt e atjeshėm kėrkojnė qė asaj rruge t’i kthehet emri i mėparshėm “Dėshmorėt e 4 Shkurtit” qė ėshtė vendosur nė vitin 1945 dhe pėrfaqėson 84 persona tė vrarė gjatė luftės sė dytė botėrore.

Gjykata e Tiranės nuk e ka pranuar kėrkesėn e veteranėve me argumentimin ligjor se organizatat e veteranėve nuk legjitimohen pėr tė kėrkuar hedhjen poshtė tė vendimit tė komunės.

Po ashtu, gjykata tha se nuk ekziston ndonjė vendim nė kohėn kur kėsaj rruge i ėshtė vėnė emri nė vitin 1945.

Avokati qė pėrfaqėsonte veteranėt, nė seancėn gjyqėsore tė mbajtur mė 21 shkurt 2013, kishte paraqitur si provė dokumentin e arkivit tė shtetit tė vitit 1945.

Komuna e Tiranės nė dhjetor 2011 kishte vendosur qė kėtė rrugė ta quaj “Ibrahim Rugova”.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 7 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Addio Comandante Farina!
    Shiko arkivėn