Pak Ftesa Pėr Pasardhėsit e Themeluesve

Bedri Pejani me gruan Sadete Pashallari-Pejani (ulur) dhe vajza Neziha e djali Genc PejaniBedri Pejani me gruan Sadete Pashallari-Pejani (ulur) dhe vajza Neziha e djali Genc Pejani
nga  Jeton Musliu
© Tė drejtat autoriale

Instituti i Historisė nė Tiranė, nė 100 vjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė, mundi tė gjejė vetėm 30 kontakte tė pasardhėsve nga 78 nėnshkruesit e deklaratės. Historianėt thonė se le qė nuk ka ndonjė studim pėr pasardhėsit e themeluesve tė shtetit, por pėr shumė prej kėtyre tė fundit nuk ka as monografi. Regjimet shqiptare jo qė i ruajtėn, por shpesh i ndoqėn pasardhėsit e themeluesve.

Rrethanat i kanė shpėrndarė e shumė nga ta koha i ka humbur. Pasardhėsit e 78 burrave qė nėnshkruan Deklaratėn e Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 nėntor 1912, vėshtirė gjenden.

Njėqind vjet qė nga dita ngritjes sė flamurit nė Vlorė, shumė prej pinjollėve tė burrave tė kombit nuk kanė as adresė pėr t’i kėrkuar. Disa u ndoqėn nga fashistėt, disa nga zogistėt e shumė syresh  u ndoqėn e internuan nga regjimi komunist.

Vendndodhjen e tyre nuk mundi tua gjejė as Instituti i Historisė nė Tiranė. Pėr t’i ftuar nė ditėn e dytė tė  Konferencės Shkencore tė titulluar “100 vjetori i pavarėsisė”, qė nisi tė hėnėn, ky institucion arriti tė siguronte vetėm 30 kontakte tė pasardhėsve, nga 78 nėnshkruesit e deklaratės.

Gazeta Jeta nė Kosovė ka siguruar adresarin zyrtar tė kėtij instituti nėpėrmjet tė cilit ėshtė munduar tu gjendet fija pasardhėsve tė firmėtarėve tė pavarėsisė.

Sipas tė dhėnave tė kėtij instituti, disa pasardhėsve nuk u dihet as vendndodhja, ka tė tjerė qė u ėshtė shkėputur lidhja e gjakut, por ka edhe  pinjollė qė janė nė burgje.

Njėqind vjet nga dita kur u bė Shqipėria, vendi  nuk ka dokument faktik qė tregon degėzimin e pasardhėsve tė atyre qė formėsuan juridikisht shtetin.

“Vetė pasardhėsit kanė mundur tė bėjnė ndonjė kėrkim familjar, por nuk di tė ketė studim tė veēantė pėr kėtė”, thotė  historiani Pėllumb Xhufi pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė.

“As pėr shumė prej atyre qė e nėnshkruan aktin e pavarėsisė, nuk ka monografi. E sa pėr trashėgimtarėt as qė bėhet fjalė”, shtoi ai.

Por, ku janė e ēfarė ka ndodhur me disa prej pasardhėsve tė atyre burrave?

Stėrgjyshi ynė e bėri Shqipėrinė, por ne i konsideronim me fat ata qė ikėn

Darling Vlora ėshtė stėrnipi  i Ismail Bej Vlorės, njeriut qė ngriti pavarėsinė nė Vlorė dhe u bė Kryeministri i parė i shtetit shqiptar.

“Tė jesh pasardhės i njė figure kaq tė madhe tė kombit ėshtė krenari, por krenari qė nuk e kalon limitin e mendjemadhėsisė”, thotė Darling Vlora pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė.

“Brez pas brezi nuk kemi dalė asnjėherė jashtė kėsaj konrize, tė diturit pėr prejardhjen tonė”.
Pasardhėsit e Ismail Bej Qemalit janė tė shpėrndarė dhe shumė nga ta jetojnė jashtė Shqipėrisė.

 
Ismail Bej Vlora, portret 

 

I martuar me Kleoniqinė, Ismail Qemali pati dhjetė fėmijė, 6 djem e katėr vajza. Njėra prej tyre i vdes nė moshė tė vogėl.

Nga 6 djemtė qė kishte, vetėm dy prej tyre, i madhi, Mahmud Vlora dhe i vogli Qamil Vlora lanė pasardhės. Tė tjerėt ose vdiqėn tė rinj ose u martuan por nuk patėn fėmijė.

Darlingu qė  tashmė jeton nė Milano tė Italisė thotė se gjyshi i tij, Qamil Vlora, kishte dy djem, Ismailin dhe Xhevdetin. 

Nga Ismaili janė pesė fėmijė, Kleoniqinė (i pėrtėrirė emri i gjyshes, pėrkatėsisht gruas sė Ismail Qemalit), Arianėn, Qamilin, Elvindėn dhe Darlingun. Kurse Xhevdeti ka Adėn dhe Qemalin.

“Nė linjė tė drejtpėrdrejtė nga ata qė jetojmė sot, jemi nėntė pasardhės nga dy vija mashkullore, nga djali i madh dhe i vogėl i Ismail Qemalit”, thotė Darlingu pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė.

Ndėrkohė, nga djali i madh i Ismail Qemalit, Mamudi, kanė lindur Blanch, Suzana dhe Aleksandri. Nė vijėn mashkullore tė gjakut, nga Aleksandri  janė Vitona dhe Nedimi por tė cilėt jetojnė nė Bari tė Italisė.

Nga gjithė brezi i ri, pasardhės tė Ismail Qemalit nga vija e gjakut mashkullor, tash pėr tash janė katėr trashėgimtarė.

“Ata qė patėn fatin tė largohen nga Shqipėria, siē janė pasardhėsit e Mahmudit, djalit tė madh tė Ismail Qemalit, patėn mundėsi tė evidentonin vlerat e tyre”, thotė Darling Vlora. “Pasardhėsit qė jetuan nė Shqipėri u luftuan nga diktatura komuniste”.

 
Darling dhe Arjana Vlora, stėrnipėt e Ismail Bej Vlorės 

 

Ai pėrmend babanė e tij, Ismailin, pėr tė cilin thotė se kishte studiuar nė Francė nė vitet 40-tė dhe nė fund bėnte punė krahu nė Shqipėri.

“Ky ishte paradoksi sepse derisa stėrgjyshi ynė u mundua tė bėjė Shqipėrinė, ne i quanim me fat ata qė ikėn nga Shqipėria”, thotė stėrnipi i Ismail Bej Vlorės.

Ai thotė se luftimi i kėsaj figure pėr gjysmė shekulli ėshtė vėshtirė tė rehabilitohet nga shteti pėr njė periudhė aq tė shkurtėr. “Por deri diku gjėrat pak nga pak janė evidentuar”.

Arjana Vlora, stėrmbesa e Ismail Qemalit e cila jeton nė Tiranė thotė se derisa pasardhėsit e kėsaj figure tė lartė gjatė tėrė regjimit komunist u internuan dhe u lanė pa shkollė, tash duhet tė vlerėsohen.

“Nuk na lanė tė shkollohemi, nuk na vlerėsuan, nuk na respektuan. Nuk jemi familje qė duam tė kalojmė nėpėr politika”, thotė Arjana Vlora pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė.  “Ne jemi pėr Shqipėrinė, Europėn e botėn. Jemi njerėz dhe i duam njerėzit”.

Bedri Pejanit komunistėt ia fshinė nėnshkrimin nga deklarata e pavarėsisė

Fotografitė e tij janė tė varura nė murin e dhomės ku rri. Nė mesin e shumė kujtimeve janė edhe ato kur takonte gjyshin, patriotin Bedri Pejani, njė nga nėnshkruesit e deklaratės sė pavarėsisė.

foto 
Bedri Pejani, portret

Kjo ėshtė Meleqe Bakalli-Shpuza, tash 79 vjeē, mbesa e Bedri Pejanit.
Si dhjetė vjeēe, ajo kishte pėrjetuar disa herė ardhjen herė nga Franca e herė nga Gjermania tė Bedri Pejanit nė shtėpinė e tyre. Ajo thotė se nė atė kohė, gjyshi i saj ishte i internuar nga regjimi zogist e mė vonė edhe ai komunist.

“E donte shumė muzikėn. Dy lloje i pėlqenin. Mbaj mend se e pėlqente shumė Bethovenin dhe muzikėn tonė popullore”, thotė Meleqe Bakalli-Shpuza pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė.



“Ka ditur edhe pėrralla. Por kaq mbaj mend nga ai”.

Lidhja e saj e gjakut me Bedri Pejanin ėshtė shumė e shkurtėr. Bedri Pejani ishte martuar me Sadete Pashallarin tė cilėt kishin dy fėmijė, Neziha Pejanin dhe Genc Pejanin.

 
Neziha Pejani, e bija e Bedriut 

 

Nga martesa e Neziha Pejanit me Asim Abdurrahmanin, lindėn Meleqja, Nermini dhe Mehmeti, tė cilėt janė pasardhės tė Bedri Pejanit nga vija e gjakut femėror.

Tash Meleqja ka tre fėmijė, dy vajza e njė djalė. Dy prej tyre jetojnė jashtė shteti. Motra tjetėr e saj, Nermini jeton nė Itali dhe ka dy djem e njė vajzė kurse vėllai i saj Mehmeti i cili ka vdekur, ka lėnė dy vajza e njė djalė.

Nga vija e gjakut mashkullor tė Bedri Pejanit, janė djali i tij, Genci i cili pati dy fėmijė, Bedriun (emėr i pėrtėrirė) dhe Anushkėn.

Bedri Pejani i ri tashmė ka dy djem kurse Anushka, mbesa e Bedri Pejanit tė vjetėr nė lidhjen e gjakut mashkullor jeton nė Dubai.

 
Melaqja, mbesa 

 

Edhe Meleqja thotė se si pasardhės tė njė personaliteti tė madh si Bedri  Pejani, nuk kanė gėzuar kurrė respekt. Madje ajo tregon se familja e saj ka qenė e internuar. “Motra ime Nermini kishte vetėm 40 ditė qė kishte lindur dhe na internuan”, thotė Meleqja.

Ajo rikujton se regjimi komunist e kishte fshirė  nėnshkrimin e Bedri Pejanit nga deklarata  e pavarėsisė. “Edhe fotografinė ia fshinė. Pėr tė nuk u fol deri pas viteve 90-ta”, thotė ajo.

“Njė herė fashisti, pasta j Zogu e nė fund kapak i vuri komunisti”.

Historiani Pėllumb Xhufi thotė se historiografia shqiptare ka probleme shumė tė mėdha.

“Ne kemi ngelur me njė monografi tė Hasan Prishtinės tė shumė viteve mė parė, e mangėt dhe e tejkaluar”, thotė  ai.

Xhufi pėrmend edhe nėnshkruesin tjetėr tė aktit tė pavarėsisė, Ferit Vokopolėn, personalitet  i cili sipas tij, meriton qė edhe punim doktorature tė bėhet me ato ēfarė ai ka bėrė.

 “Apo ka edhe tė tillė si Nexhip Draga e Bedri Pejani”.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Shkėmbim Librash
    Shiko arkivėn