
Aty padyshim shitet djathi mė i mirė nė gjithė vendin, por pazari i Restelicės ėshtė institucion me meny shumė mė tė gjerė. Ai ėshtė edhe njė lloj korzoje e fshatit, njė vend ku flitet pėr botėn. Gratė vijnė shpesh tė mbuluara fort, e prapė me qerpikė tė lyer.
Sivjet diskutimet aty janė shpesh brutalisht ekzistenciale. Kėto ditė padyshim tema mė e rėndėsishme janė gurėt.
Mėse 200 shtėpi janė tė rrezikuara prej tyre.
Adnan Mutash, i cili qė 15-tė vjet punon nė Itali, thotė se filloi tė preokupohej kur i kishte vėrejtur qartė lėvizjet e shkėmbinjve. Madje ai solli edhe ekspertė italianė pėr t’u marrė kėshilla se si tė largohen kėta gurė.
“Ėshtė terren i vėshtirė”, thotė ai. “Para se tė kėrkonim ndihmė nga institucionet, u munduam ta zgjidhim vetė, mirėpo kushtonte shumė”.
“Restelica ėshtė terren i vėshtirė” Adnan Mutash
Mutash tha se ēdo muaj ka shkuar tek kuvendi komunal dhe nė Qeverinė e Kosovės. Tani, shton ai, fshatit i janė dhėnė premtime se deri nė fund tė vitit gurėt nuk do tė jenė mė kėrcėnim.
Restelica qė gjendet 25 km larg Dragashit, ėshtė fshati mė jugor i Kosovės. Pėr nga popullsia dhe numri i shtėpive, ėshtė fshati i tretė mė i madh nė vend pas Junikut dhe Zhurit. Ka rreth 8000 banorė qė jetojnė nė rreth 1250 shtėpi.
E gjithė Restelica ėshtė e rrethuar me kodra tė larta. Shtėpitė janė tė ndėrtuara poshtė luginės, ndėrsa rrugėt qė tė dėrgojnė nėpėr fshat janė tė ngushta e me pėrpjeta. Shkėbinjtė janė vėshtirėsia mė e re.
Qeveria e Kosovės, nė mbledhjen e fundit tė mbajtur mė 1 gusht, mori vendim t’i ndaj 30 mijė euro pėr evitimin e rrezikut prej tyre. Vendimi u mor pas kėrkesės nga Komuna e Dragshit.
Kryetari i Komunės sė Dragashit, Selim Jenuzi, tha se tenderi pėr heqjen e shkėmbinjve pritet tė hapet brenda javės sė ardhshme.
“Kompanitė qe do tė konkurrojnė do tė bėjnė studimin e vendit dhe pas kėsaj do tė japin ide se si tė largohen shkėmbinjtė”, tha Jenuzi, pėr Gazetėn JnK.
Kompanitė do tė kenė 25 ditė afat pėr tė dhėnė ofertat dhe kushtet e tyre.
![]() | |
| Selim Jenuzi, kryetar i Dragashit |
Banori Adnan Mutash, thotė se bazuar nė vlerėsimet qė ai ka bėrė bashkė me ekspertėt italianė, duhen 80 mijė euro pėr tė hequr tėrė gurėt kėrcėnues.
Kryetari Jenuzi tha se nėse buxheti i ndarė prej 30 mijė eurove nuk ėshtė i mjaftueshėm pėr asgjėsimin e shkėmbinjve, atėherė Komuna e Dragashit detyrohet tė ndajė mjete tjera nga buxheti i saj. Komuna ka buxhet rreth 5 milionė euro.
Mutashit i duket se interesimi nga institucionet e Kosovės pėr heqjen e shkėmbinjve vjen shkaku i tragjedisė sė 11 shkurtit tė kėtij viti, si pasojė e rrokullisjes sė ortekut tė borės, i cili ia morri nėntė jetė dy familjeve Reka.
Vetėm vajza e vogėl A.R., tash gjashtė vjeēare, i mbijetoi tragjedisė. Ajo jetoi njė kohė me familjen e dajve nė Prizren, por tash gjyshi Haxhi Kamberi, nga nėna, ėshtė kthyer nga Italia pėr tė jetuar nė fshat. Shtėpia e tij nuk ishte prekur nga orteku. Ka dy muaj qė ai ka marrė vajzėn e vogėl e cila po pėrgatitet tė shkojė nė shkollė kėtė shtator.
“Nuk e lėmė tė kujtojė shumė ato qė kanė ndodhur dhe gjendja e saj emocionale ėshtė e fortė”, thotė gjyshi dhe kujdestari i saj i sotėm. Pjesa tjetėr e familjes sė Haxhi Kamberit jeton nė Itali.
Hoxha i fshatit, Shaban Hoxha, njeriu qė ndihmojė Forcės e Sigurisė sė Kosovės (FSK) ta gjenin atė tė gjallė pasi pėrdori mjete tradicionale tė kėrkimit (njė gyp qė e fuste nė borė dhe me tė cilin dėgjonte), tha se i kishte dhėnė vajzės pak mėsim fetar kėta muaj.
“Ajo mėson shumė dhe dėshiron gjithmonė tė jetė e para”, thotė Hoxha. “Ėshtė fėmijė shumė i shoqėrueshėm”.
E nėse vajza nuk flet pėr tragjedinė, gjurmėt e saj janė gjithandej. Edhe pas shtatė muajsh pamja e shtėpive tė shkatėrruara nė Restelicė vazhdon tė mbetėt e njėjtė. Askush nuk ishte kujdesur madje as pėr heqjen e mbeturinave.
Banori tjetėr i fshatit, Refki Xhelo, i cili jeton shumė afėr shtėpive tė shkatėrruara, thotė se shumė njerėz, duke filluar nga institucionet vendore dhe delegacione nga rajoni, kanė qenė pėr vizita por askush nuk ka ndihmuar nė rindėrtim.
Xhelo, tė cilit oretku i borės ia kishte prishur kulmin e shtėpisė, e kishte rregulluar atė vetė.
“Edhe rrymėn e kemi rregullu vetė, e kemi ble kabllon, ndėrsa ėshtė e shtruar nėpėr tokė, se nuk kemi mundur tė blejmė shtylla elektrike”, tha ai.
![]() | |
| Shkatėrrimet e ortekut nė Restelicė ende tė pa sanuara |
Kryetari Jenuzi thotė se Komuna e Dragashit nuk ka buxhet tė mjaftueshėm pėr rregullimin e shtėpive, por se, thotė ai, familjes Reka i ėshtė ndarė njė truall pėr rregullimin e shtėpisė nė vend mė tė sigurt.
“I kemi dorėzu kėrkesat pėr rregullimin e shtėpive nė katėr ose pesė ministri, se si do tė veprojnė ata, ne nuk e dimė”, tha ai Jenuzi.
Kryetari Jenuzi thotė se Restelica ka terren tė papėrshtatshėm dhe se mund tė ndodhin prandaj gjėra qė nuk mund tė parashikohen lehtė. Por, thotė ai, nė kėtė drejtim po “ndihmojnė” edhe banorėt duke ndėrtuar shtėpi “nė vendet ku nuk ėshtė e lejuar dhe ku atyre u rrezikohet jeta”.
Ministria e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės (FSK) thotė se njė ekip e ka vlerėsuar gjendjen nė Restelicė si tė rėndė dhe se kėrkohen mjete tė rėnda e tė specializuara pėr tė evituar rrezikun. Sipas saj, FSK nuk ka mjete teknike-profesionale pėr tė larguar gurėt, por thotė se mund tu ndihmojė banorėve nė evakuim, intervenime mjekėsore dhe logjistike.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 3 Komentet)