
(E plotėsuar) Ministri i Shėndetėsisė konsideron se rekomandimet e Kėshillit tė Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civil tė Kosovės (KPMSHC), i cili ka kėrkuar anulimin e sėrishėm tė konkursit nė QKUK, nuk janė tė bazuara, pėr faktin se drejtorėt e Klinikave, Instituteve dhe Shėrbimeve, tė pėrzgjedhura me kėtė konkurs, nuk menaxhojnė as buxhet dhe as resurse.
Andaj, Ferid Agani konsideron se bėhet fjalė pėr punonjės shėndetėsorė, e jo pėr shėrbyes civilė.
Rekomandimet e KPMSHC-sė, tė cilat i ka siguruar Gazeta JnK, e obligojnė sekretarin e Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe drejtorin ekzekutiv tė QKUK-sė qė nė afat prej pesėmbėdhjetė ditėsh tė bėjnė rishpalljen e konkursit, nė pajtim me Ligjin pėr Shėrbyesit Civilė.
Sa i pėrket interpretimit tė Ministrisė sė Administratės Publike, qė nė paragrafin e pestė tė rekomandimeve, e citon drejtori i KPMSHC-sė Mehdi Geci, ministri Agani thotė se ai nuk ėshtė interpretim institucional.
"Ne kemi konkluzionet e grupit tė punės sė kėsaj ministrie dhe nė ato konkluzione definohet qartė se bėhet fjalė pėr punonjės shėndetėsorė, e jo pėr staf civil", thotė ministri Agani.
Sipas tij, Ministria, pas 15 ditėsh do t'i pėrgjigjet KPMSHC-sė.
I pyetur nėse dikush duhet dhėnė dorėheqje, nė rast tė anulimit tė konkursit, duke pasė parasyshė qė njė herė ėshtė anuluar konkursi pėr tė njėjtat pozita, Agani ka thėnė se nuk ka bazė pėr kėtė.
"Bėhet fjalė pėr paqartėsi tė dispozitave ligjore, dhe nuk ka arsye pėr dorėheqje", tha ai.
Kėshilli: Anulojeni Konkursin nė QKUK
Kėshilli i Pavarur Mbikėqyrės rekomandon anulimin e konkursit pėr drejtorė nė QKUK. Mes tjerash, nė arsyetim thuhet se konkursi ėshtė shpallur pa autorizim, komisioni intervistues ishte joadekuat, shpallja nė kundėrshtim me procedurat e rekrutimit, nuk ka pasur pėrshkrim tė detyrave dhe pėrgjegjėsive dhe se Kėshilli nuk u ftua ta monitorojė konkursin. QKUK akuzon pėr ndėrhyrje.
Kėshilli i Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civil tė Kosovės (KPMSHC) ka rekomanduar Qendrėn Klinike Universitare tė Kosovės (QKUK) tė anulojė shpalljen publike pėr vendet e punės - drejtor Klinike, drejtor Instituti dhe drejtor tė Shėrbimeve tė QKUK-sė.
Gazeta Jeta nė Kosovė ka siguruar rekomandimet e KPMSHC-sė, qė e obligojnė sekretarin e Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe drejtorin ekzekutiv tė QKUK-sė nė afat prej pesėmbėdhjetė ditėsh tė bėjnė rishpalljen e konkursit, nė pajtim me Ligjin pėr Shėrbyesit Civilė.
Nė arsyetimin e rekomandimeve, nė pikėn e parė thuhet se QKUK-ja ka bėrė shpalljen e konkursit pa pasur autorizim prej Ministrisė sė Administratės Publike.
Mė tutje, thuhet se komisioni pėr intervistimin e kandidatėve nuk ka qenė adekuat. Dy anėtarė nuk kanė qenė me status tė nėpunėsit civil. Kurse, njėri nga ta ka pasur nivel mė tė ulėt se pozita e drejtorit klinik.
Shpallja publike ėshtė bėrė nė kundėrshtim me procedurat e rekrutimit, thuhet nė pikėn e tretė tė rekomandimeve tė Kėshillit. “Nuk ka pasur pėrshkrim tė detyrave tė punės dhe pėrgjegjėsisė…”
Kėshilli konfirmon se nuk kanė qenė fare i ftuar pėr tė monitoruar konkursin. (Lexo Rekomandimet Komplet)
Nė anėn tjetėr, Nexhmedin Shala, ndihmėsdrejtor mjekėsor nė QKUK, thotė se zyrtarisht Kėshilli nuk i ėshtė drejtuar QKUK-sė me asnjė rekomandim. Shala, insiston se njerėz tė caktuar tė Kėshillit po bėjnė ndėrhyrje me qėllime tė caktuara.
Sipas Shalės, drejtorėt e klinikave, instituteve dhe shėrbimeve tė QKUK-sė janė shėrbyes pune, e jo shėrbyes civilė. Andaj, sipas tij, nuk ka asnjė arsye qė KPMKSHC-ja tė pėrzihet nė kėtė konkurs.
Por, njėri nga rekomandimet e KPMSHC-sė, tė nėnshkruar nga kryetari Mehdi Geci, thotė se nė njė interpretim ligjor pėr punėtorėt shėndetėsorė dhe joshėndetėsor, i bėrė nga Ministria e Administratės Publike, del se drejtorėt e pėrzgjedhur me kėtė konkurs, janė shėrbyes civilė.
Geci i ka thėnė Gazetės Jeta nė Kosovė se nė rast tė mosrespektimit tė rekomandimeve, atėherė pėr mosveprim nga Kėshilli do tė lajmėrohet kryeministri dhe Kuvendi i Kosovės, pasi njė gjė e tillė parashihet me ligj.
Edhe Blerim Syla, kryetar i Federatės Sindikale tė Shėndetėsisė sė Kosovės (FSSHK) thotė se QKUK-ja obligohet tė respektojė rekomandimet e kėshillit tė pavarur.
Gazeta ka provuar tė kontaktojė edhe ushtruesin e detyrės tė sekretarit tė Ministrisė sė Shėndetėsisė, Gani Shabani, si dhe ministrin e Shėndetėsisė, Ferid Agani, mirėpo nuk ka mundur.
Kjo ėshtė hera e dytė qė zgjidhen drejtorėt e Klinikave, Instituteve dhe Shėrbimeve tė QKUK-sė, pas njė dėshtimi tė konkursit nė fillim tė kėtij viti.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 8 Komentet)