Kosova i Bashkohet Europės - Nė Plakje

Foto: Bujar AruqajFoto: Bujar Aruqaj
nga  Jeton Musliu
© Tė drejtat autoriale

Njė kėngė e re e Rovena Stefės qė bėn thirrje pėr mė shumė lindje fėmijėsh mes shqiptarėve del se ėshtė e bazuar nė gjendjen reale. Lindjet nė Kosovė kanė rėnė gati 40 pėr qind krahasuar me vitet ‘90’tė dhe janė afėr tė barazohen me numrin e lindjeve tė viteve tė hershme tė ‘50ta.

Nė njė nga lagjet edhe mė tė kurthuara tė Prishtinės, gjetja e tyre nuk ėshtė edhe aq e vėshtirė.

“Ata qė kanė shumė fėmijė po i kėrkoni aa…aty pak mė nalt i ke”, thotė njė shitės.

Ky ėshtė orientimi qė merr prapa kur pyet pėr vendndodhjen e familjes Mustafa me prejardhje nga Podujeva.

Janė dy arsye pse ēifti Bajram e Bahrije Mustafa janė tė njohur pėr rrethin e tyre. Ata jetojnė nė kushte tmerrėsisht tė vėshtira ekonomike dhe kanė 13 fėmijė.

foto 
Bahrija me 11 fėmijė, dy tė tjerė nuk janė nė foto 

 

Ky ēift me fėmijėt jetojnė tash e trembėdhjetė vjet nė njė shtėpi tė braktisur tė njė romi nė lagjen “Dodona”, nė kryeqytet. Ose ashtu siē atė e dinin dikur - Lagja e Romėve.

Shtėpia gjysmė e shkatėrruar, para se vend jetese, kur shikohet numri i fėmijėve qė ata kanė, duket si strehė ku mė shumė bėhet dashuri.

“Mė dhimbeshin me i abortu…i kam shtatė djem e gjashtė vajza”, thotė Bahrija pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė.

Ajo ėshtė vetėm 35 vjeēe.

Brenda njėzet vjetėve martesė, mesatarisht ēdo njė vit e gjysmė, ajo ka pasur nga njė fėmijė. Tash mė e madhja ėshtė Gentiana,  18 vjeē, e mė i vogli Denisi, vetėm pesė muajsh.

Dikur raste tė ngjashme mund tė gjeje shumė nė Kosovė. Nė fakt, deri nė vitet 1990 nataliteti nė Kosovė ka qenė nė shkallė shumė tė lartė. Nė disa periudha, ka mbėrritur edhe shifrėn e 55 mijė lindjeve nė vit.

Nėse ajo krahasohet me numrin e pėrgjithshėm tė popullsisė sipas regjistrimit tė vitit 2011, ku doli se Kosova ka  1.7 milionė banorė, atėherė shifra e lindjeve del se ka qenė jashtėzakonisht e lartė.

Dhe kjo shifėr pasqyronte vetėm lindjet e regjistruara.

“Sipas burimeve dhe analizave tė ndryshme nga Agjencia e Statistikave tė Kosovės (ASK) dhe institucionet tjera, lindjet nė Kosovė nuk raportohen me kohė tė gjitha”, thuhet nė njė vlerėsim tė kėtij institucioni shtetėror qė merret me pėrpilimin e tė dhėnave statestikore nė shkallė vendi.

 “Disa raste raportoheshin pas njė kohe tė gjatė (pas disa viteve) gjė qė ka bė bėrė tė mos pėrfshihen nė bazėn e tė dhėnave dhe mos tė publikohen nė kohė”.

Sipas kėtij institucioni, mosraportimi i lindjeve nė kohė nė Kosovė ka mundur tė sillet nga 10 deri 15 pėr qind. Aty pėrfshihet edhe mos raportimi nga ane e  komuniteteve tė ndryshme qė jetojnė nė vend.

Nė pėrgjithėsi, pėr gjeneratat e vjetra pasja e trembėdhjetė fėmijėve edhe mund tė mos duket interesante.

Por jo pėr tė rinjtė. Jo mė!

Tė dhėnat zyrtare nga Agjencia e Statistikave tė Kosovės  tregojnė se lindjet nė vend  kanė shėnuar rėnie drastike ndėr vite dhe se vitet e arta tė numrit tė lartė tė lindjeve nė Kosovė  kanė pėrfunduar, sipas trendit tė dhjetė viteve tė fundit.

foto 
Tė dhėna nga ESK 

 

Tash flitet pėr 33 mijė lindje nė vit.
 
Arsyet pėr kėtė rėnie konsiderohen tė shumta, si punėsimi i femrės, planifikimi i familjes nga bashkėshortėt, por edhe krizės ekonomike.

Sociologu Artan Muhaxhiri, ligjėrues nė Universitetin e Prishtinės, thotė se ndryshimet demografike janė tė ndėrvarura me dinamikat e pėrgjithshme sociale, ku pėrfshihen aspektet kulturore, ekonomike, politike, etj.
 
“Sidomos pas vitit 1999,  nė Kosovė kanė ndodhur shumė ndryshime tė rėndėsishme socio-kulturore, prej tė cilave veēohet vetėdijesimi mė i madh i qytetarėve pėr planifikimin familjar”, thotė Muhaxhiri pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė.

Sipas tij, nė tė kaluarėn, vendimi pėr madhėsinė e familjes ka qenė mė shumė i ndikuar nga faktorėt indirektė - rrethi familjar, mentaliteti kolektivist, tradicionalizmi, etj.

foto 
Artan Muhaxhiri, sociolog 

 

“Sot, me ndryshimin e jashtėzakonshėm tė mėnyrės sė jetesės, planifikimi familjar varet mė tepėr nga marrėveshja direkte e bashkėshortėve, e cila definohet nga vullneti individual, aspiratat pėr karrierė, mundėsitė pėr punėsim, etj”, thotė ai.

Sipas Muhaxhirit, emancipimi i gruas kosovare pėrbėn njė element tjetėr nė ndryshimin e vetėdijes pėr planifikimin familjar.

“Pėr shkak tė dominimit tė mentalitet patriarkal, nė dekadat e kaluara fuqia e gruas nė pėrcaktimin e madhėsisė sė familjes ka qenė shumė e vogėl. Tash kjo praktikė ėshtė duke ndryshuar pėr tė mirė, sepse planifikimi familjar bėhet duke i marrė parasysh edhe kėrkesat, planet dhe ambiciet e gruas”, shpjegon Muhaxhiri.

Mė tej sociologu shpjegon se numri mė i vogėl i fėmijėve nė familjet bashkėkohore kosovare kushtėzohet edhe nga kėrkesat e mėdha materiale pėr mirėqenien e fėmijėve.

“Nė dekadat e kaluara, jeta ka qenė mė e thjeshtė, prandaj rrjedhimisht edhe kėrkesat e fėmijėve kanė qenė mė tė vogla dhe kjo ka mundėsuar familje mė tė mėdha”, rrėfen Muhaxhiri.

Sipas tij, nė ditėt e sotme, ofertat marramendėse pėr jetė kualitative tė fėmijėve - shkollimi privat, teknologjia e sofistikuar (p.sh., Sony PlayStation), veshmbathjet e brendeve botėrore, kėndet e lojėrave nėpėr qendrat tregtare, etj., shndėrrohen nė presion financiar dhe moral pėr prindėrit, prandaj numri i vogėl i fėmijėve nėnkupton edhe mundėsinė mė tė madhe pėr t’i plotėsuar kėto kėrkesa.

Por nėse ky trend i planifikimeve vazhdon edhe mė tej,  ka mundėsi qė nė njė tė ardhme tė afėrt, Kosova tė mos mund tė krenohet se e ka popullatėn mė tė re nė Europė.

Kėshtu sė paku tregojnė statistikat zyrtare.

Kjo ėshtė  vėrejtur edhe nė njė hulumtim tė kryer nga Ministria e Administratės Publike tė bėrė nė vitin 2009, por i publikuar vetėm dy vjet mė vonė.

Studimi i quajtur “Anketa Demografike, Sociale dhe e Shėndetit Riprodhues nė Kosovė”, tregon se popullata e Kosovės, ngadalė por sigurt, po shkon drejt plakjes.

“Krahasimi i strukturės moshore tė popullatės sė vitit 2009 me atė tė vitit 2003, zbulon disa ndryshime evidente tė strukturės moshore tė popullatės”, shkruan nė kėtė dokument.

Aty tregohet se proporcioni nėn moshėn 15 vjeēare ėshtė zvogėluar pėr pesė pėr qind (nga 33.1 pėr qind nė 28.2 pėr qind), gjersa popullata e moshės 15-64 vjeēare ėshtė mė e madhe nė 2009 se nė 2003 (64.8 pėr qind krahasuar me 60.5 pėr qind).

“E gjithashtu edhe popullata e moshės 65 vjeēare edhe  mė shumė ėshtė shtuar
(nga 6.4 pėr qind nė 7.0 pėr qind). Kėto trende flasin pėr vjetėrsimin (plakjen) e popullatės…”, thuhet mė tej nė kėtė raport.

Dokumenti thekson se megjithatė,  numri i femrave nė moshė ripordhuese ėshtė ende i lartė dhe prandaj pritet t’i kontribuojė numrit tė lindjeve nė tė ardhmen.

“…edhe pse, siē do tė shihet mė vonė, femrat nė Kosovė tani kanė mė pak fėmijė se mė parė”.

Se ēiftet nuk duan tė kenė shumė fėmijė, pajtohet edhe kėngėtarja Rovena Stefa.

foto 
Rovena Stefa prezanton kėngėn e saj nė Kosovė 

 

Ditė mė parė ajo nė Prishtinė promovoi njė kėngė tė saj kushtuar pikėrisht sensibilizimit tė opinionit pėr rėnien e natalitetit nė Kosovė e Shqipėri.

Kėngėtarja nga Shqipėria thotė se nuk i kupton ēiftet qė kanė kushte tė mira dhe bėjnė vetėm nga njė fėmijė.

Sigurisht, ajo pėr vete  beson se nuk do  ta ndjek shembullin e Bahrije Mustafės, pėr tė lindur 13 fėmijė. Por jo edhe ta lė vetėm me njė!
 
Pėrkundėr punės dhe karrierės qė ndjek, Stefa thotė se e ka kuptuar shumė mirė se lindjet janė tė rėndėsishme pėr njė komb.

“Njė komb i fortė kėrkon ekonomi tė fortė, e njė ekonomi e fortė nuk mund tė bėhet pa njerėz”, thotė Stefa.

Ajo radhit edhe shtetet fqinje me Shqipėrinė dhe Kosovėn pėr tė cilat thotė se i favorizojnė e stimulojnė shumė ēiftet qė tė kenė fėmijė.

“Serbia pėr ēdo martesė jep nga njė mijė euro, e pėr lindjen e ēdo fėmije jep shpėrblime. Ashtu bėn edhe Maqedonia..”, thotė kėngėtarja.

Ajo nuk e mohon kontributin e saj si femėr, qė nė tė ardhmen, nė rolin e nėnės, shpreson ta japė pėr vendin e vet.

“Patjetėr, mendoj e shpresoj tė kem dy fėmijė….e mė sė shumti ndoshta pesė…por asesi vetėm njė”, thotė Stefa nė bisedė pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė.

Nė kėtė drejtim, Stefa rrėfen se gjatė hulumtimit tė tė dhėnave pėr kėngėn e saj, ka parė se as Shqipėria nuk qėndron mė mirė.

Madje nėse shikohet numri i pėrgjithshėm i popullsisė sė kėtij vendi  qė ėshtė edhe mė i lartė se nė Kosovė,  punėt atje duken edhe mė keq.

Tė dhėnat zyrtare pėr Shqipėrinė tregojnė se nga 72 mijė lindje nė vit para viteve 1990, tash kjo shifėr ka rėnė nė vetėm 36 mijė.

Me tekstin e saj, kėnga u Stefės e quajtur “Djepi”, nė njėfarė mėnyre u bėn thirrje ēifteve  qė tė kenė sė paku nga dy fėmijė.

E zhgėnjyer pak shkaku se gjatė promovimit tė kėngės-mesazh nuk i shkoi askush nga Ministria e Punės dhe Mirėqenies Sociale, Stefa thotė se shpreson tė ngjallė sė paku debat pėr kėtė ēėshtje.

“Artistėt pasqyrojnė realitetin”, thotė kėngėtarja Rovena Stefa.

Por ndryshe nga realiteti i kėngėtares dhe shumė femra tė tjera nė Kosovė apo Shqipėri, realiteti i Bahrijes, nėnės sė 13 fėmijėve, duket krejt  copė-copė.

Ajo thotė se e tėrė familja, muajin e shtynė me 170 euro pagė qė bashkėshorti i saj e merr si pastrues qyteti nė njė kompani private.

“Social nuk na japin se thonė tė punon burri...veē kush na jep ndonjė ndihmė pėr shpirt tė vetin”, tregon Bahrija, e cila si pėr t’i rėnė shkurt muhabetit, thotė se nuk di nga tia nis tė rrėfejė pėr hallet qė kanė.

Por, edhe ashtu e lodhur dhe e dėrmuar, me fytyrėn dhe trupin qė japin pamjen e njė gruaje mė tė vjetėr nė moshė sesa qė ėshtė realisht, ajo thotė se ėshtė e lumtur pėr fėmijėt e vet.

 Nėse do tė ishte pėr ēėshtje krize ekonomike, kjo grua thotė nuk do tė lindte asnjė.

“E pėrsėris, mė dhimbeshin t’i abortoj e t’i mbys…le tė rriten si tė munden”, thotė ajo. “ Ėshtė shumė vėshtirė, por kurrė nuk i kuptoj njerėzit qė i kanė kushtet e bėjnė njė a dy fėmijė”.

foto 
Pamje nga familja Mustafa | Foto: Bujar Aruqaj 

 

Me tėrė fukarallėkun e tejskajshėm qė e rrethon ēdo ditė, ajo thotė se i do fėmijėt e vetė mė shumė se gjithēka tjetėr.

“Shpesh mė ngatėrrohen emrat, sidomos kur nervozohem e lodhem”, thotė ajo duke qeshur.

Por nė fund beson se krejt mundi ia vlen.

“Mos mė pyesni si i rris se nuk e di….por diēka di tė them - zarar nga fėmijėt nuk ka!”.

Fakte

Fėmijėt Mustafa
Kėta janė emrat e fėmijėve tė ēiftit Bajram e Bahrije Mustafa nga Podujeva e tė cilėt jetojnė nė Prishtinė. Gentiana (18), Enisi (16), Besimi(14), Afrimi(12), Diellza(11), Burimi(10), Florenti(9), Donika(8), Dafina(5), Deniza(4), Zeqiri(3), Eliza(1.6) dhe Denisi(5 muajsh).

Shifrat nė rėnie

Bazuar nė tė dhėnat e Agjencisė sė Statistikave tė Kosovės, institucioni i vetėm nė Kosovė qė merret mė pėrpunimin e tė dhėnave tė tilla, nga viti 1948 ėshtė shėnuar njė rritje e dukshme e numrit tė lindjeve nė Kosovė, duke vazhduar deri nė vitin 1990. Pas kėtij viti numri i tė lindurve ka shėnuar rėnie tė dukshme.  Nė vitin 1948 numri i lindjeve ka qenė 27 mijė e 792 lindje, ndėrsa nė vitin 1990 numri i lindjeve ka qenė 55 mijė e 175 persona.  Nga ky vit, deri nė vitin 2008, ēdoherė e mė shumė lindjet kanė shėnuar rėnie.  Nė vitin 2002, numri i tė lindurve ka qenė 36 mijė e 136, ndėrsa nė vitin 2007 numri i lindjeve nė Kosovė ka qenė 33 mijė e 111. Ndėrsa nė vitin 2008, numri i tė lindurve ka qenė 34 mijė e 600.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 6 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn