Dyshime pėr Mėsimdhėnėsit qė Nxjerr Edukimi

Foto: edukimi.uni-pr.eduFoto: edukimi.uni-pr.edu
nga  Lulzim Ahmeti
© Tė drejtat autoriale

Ministria e Arsimit pritet tė nxjerr njė vendim pėr vazhdimin e punės nė Fakultetin e Edukimit, edhe pse Agjencia pėr Akreditim e Kosovės vlerėson se ky fakultet nuk do tė duhej tė akreditohej pėr tė nxjerrė mėsimdhėnės pėr programe lėndore.

Rezultatet e Agjencisė sė Akreditimit tė Kosovės (AAK) nuk do tė riakreditonin Fakultetin e Edukimit tė Universitetit tė Prishtinės/Prizrenit, pėr shkak tė mospėrmbushjes sė rekomandimeve tė saj pėr programet lėndore.

Agjencia e ngritur nga Ministria e Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT) pėr vlerėsimin e cilėsisė nė  institucionet publike dhe private tė arsimit tė lartė vlerėson se Fakulteti i Edukimit mund tė pėrgatis mėsimdhėnės pėr klasa tė nivelit parashkollor dhe fillor, por jo edhe pėr lėndė specifike pasi pėr kėtė kėrkohet qė studenti tė kryejė njė bachelor pėrkatės nė fakultet tjera dhe pastaj njė master nė edukim.

Pas kėtyre vlerėsimeve, Ministria krijoji njė grup tė ekspertėve pėr vlerėsimin e tė arriturave tė fakultetit nė programet lėndore dhe pritet qė ajo sėrish tė lejojė punėn nė kėtė fakultet.

Kryetarja e Kėshillit Kombėtar tė Cilėsisė, nė Agjencinė e Akreditimt tė Kosovės, Ferdije Zhushi - Etemi, thotė pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė, tha se deri mė 30 shtator, kur u skadon akreditimi trevjeēar, do tė riakreditohen Fakulteti Ekonomik, Juridik, i Mjekėsisė, Filozofik, i Shkencave Aplikative nė Ferizaj dhe nė Mitrovicė si dhe njė pjesė e fakultetit tė Bujqėsisė.

Por nė Fakultetin e Edukimit, thotė Zhushi-Etemi, ka pasur vonesa nė implementimin e rekomandimeve tė vitit tė kaluar.

Sipas saj, agjencia ka kėrkuar qė Fakulteti i Edukimit tė ristrukturohet si dhe programet lėndore tė kalojnė nė departamentet pėrkatėse nė fakultete tjera. Zhushi-Etemi thotė se studentet  duhet tė kryejnė njė bachelor nė lėndėn pėrkatėse dhe pastaj tė bėjnė njė master nė edukim, pasi ky model aplikohet edhe nė Europė dhe rajon.

Kėshtu AAK pret qė Fakulteti i Edukimit tė merret vetė vetėm me aftėsimin e mėsimdhėnėseve pėr nivelin parashkollor dhe fillor. “Ata qė duan tė bėhen mėsimdhėnės tė lėndėve pėrkatėse duhet tė kryejnė njė bachelor nė fakultetin pėrkatės pastaj nė Fakultetin e Edukimit mund tė vazhdojnė me master”, tha Zushi-Etemi. “Pėr programet lėndore, mėnyra aktuale e funksionimit nuk ėshtė e duhur pėr pėrgatitjen e mėsimdhėnėsve cilėsorė dhe tė aftė pėr ato lėndė”.

foto 
Ferdije Zhushi - Etemi, AAK
 

 

Po ashtu, AAK ka kritika nė lidhje me kualifikimet e stafit qė jep mėsim nė kėtė fakultet.

Zushi-Etemi tha se AAK ka gjetur gjatė hulumtimit tė saj se nė atė fakultet bėhen punėsime pa kritere dhe nė bazė tė njohjeve e lidhjeve. “Ne kemi evidencė qė shumica e stafit qė jep mėsim nė Fakultetin e Edukimit, ėshtė jo e kualifikuar pėr ato lėndė”, tha ajo. “Nė Fakultetin e Edukimit, kemi mėsimdhėnės qė japin mėsim prej shkollave tė mesme, e qė absolutisht nuk janė tė kualifikuar tė japin mėsim nė kėtė fakultet”.

Numri i tė punėsuarave nė marrėdhėnie tė rregullt pune ėshtė mė i vogėl se sa i atyre tė angazhuar, shtoi ajo.

Ristrukturimi, sipas saj, do tė duhej t’i eliminonte kėto probleme. “Agjencia e Akreditimit ėshtė e interesuar qė t’i ndalė kėto parregullsi pasi ēėshtja ėshtė tepėr e ndjeshme. Duhet tė brengosemi, se ata studentė po aftėsohen pėr t’i mėsuar gjeneratat e ardhshme”, tha Zushi-Etemi.

Dekani dyshon tek agjencia

Me vlerėsimet e AAK-sė nuk pajtohet dekani i Fakultetit tė Edukimit, Hasan Mujaj, i cili thotė se programet aty janė nė harmoni me tė universitete tė Lubjanės dhe Zagrebit.

“Stafi i Fakultetit tė Edukimit ėshtė i dyti pas fakultetit tė mjekėsisė pėr kak profesionalizmi, tė kualifikuar me gradė pėrkatėse shkencore”, thotė dekani Mujaj, duke treguar se aktualisht, fakultet ka tė punėsuar rreth 90 profesorė dhe asistentė. “As njė mėsimdhėnės nuk pranohet nė marrėdhėnie pune pa konkurs, pėrveē atyre qė janė tė angazhuar”.

“Po deshi Agjencia e Akreditimit tė jetė korrekte, nė ēka dyshoj, po deshi tė punojė nė bazė tė fakteve, do tė duhej tė akreditoheshin tė gjitha programet - edhe lėndore edhe programi fillor dhe parashkollor. Nėse agjencia pėr ndonjė arsyeje siē thuhet tė shpėrndarjes tė studentėve nė fakultetin e shkencave matematiko-natyrore nuk e riakrediton Edukimin, atėherė kjo ėshtė e padrejtė”, tha Mujaj.

Sipas tij, qė nga muaji tetor i kėtij viti, kur edhe fillon viti i ri akademik 2012-2013, Fakulteti i Edukimit, i cili ka 6700 studentė, do ta ketė objektin e ri i cili do tė plotėsohet me inventarė dhe infrastrukturė dhe me kėtė krijon kushte dhe hapėsira mė tė mira pėr mėsim.

Rreth problemeve nė Fakultetin e Edukimit, zyrtarėt e Rektoratit nuk kanė dashur tė komentojnė. “Pėr pyetjet e parashtruara kontaktoni me zyrtarėt e Fakultetit tė Edukimit, rekomandimet e adresuara pėr kėtė njėsi nga Agjencioni i Akreditimit janė detyrime tė stafit menaxhues tė Fakultetit nė fjalė”, tha zėdhėnėsja e Universitetit tė Prishtinės (UP), Ferdane Llonēari, e kontaktuar nga Gazeta.

Pėrveē Prishtinės, Fakulteti i Edukimit funksionon edhe nė Gjilan, Gjakovė dhe nė Prizren por pėr nga parregullsitė dhe problemet prinė edukimi i Prishtinės, sipas AAK-sė.

Megjithatė, Ministria pritet t’ia lejojė vazhdimin e punės.

Kėshilltari i Ministrit tė Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė, Ragip Gjoshi, thotė se ėshtė kryer vlerėsimi pėr Fakultetin e Edukimit dhe vendimi pritet tė nėnshkruhet nga ministri, Ramė Buja.

Ai thotė se ministria ėshtė e interesuar qė tė akreditohen tė gjitha programet e Universitetit tė Prishtinės, ndėrsa programet e Edukimit do tė reformohen. “Ne e kemi finalizuar draftvendimin, i cili do t’i dėrgohet ministrit pėr nėnshkrim dhe kėshtu Fakulteti i Edukimit do tė riakreditohet”, thotė Gjoshi, pėr Gazetėn JnK.

Ai thotė se ekspertėt vendorė dhe ndėrkombėtarė kanė vlerėsuar vlerėn dhe qėndrueshmėrinė e programeve nė Fakultetin e Edukimit, por se kėrkesa pėr reformim dhe ristrukturim ėshtė bėrė edhe nga Komisioni Europian.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn