Tė Rrėmbyer dhe Tė Njollosur

nga  Petrit Kryeziu
© Tė drejtat autoriale

Njė familje e njohur pėr biznes ishte detyruar tė paguaj 100,000 euro pėr lirimin e djalit tė vetė tė rrėmbyer, rast qė kishte tronditur Prizrenin nė fundvitin e kaluar. Duke e ndjekur kėtė rast, qė atėherė, autoritetet kanė arrestuar shumė persona tė dyshuar. Por familjarėt e disa prej kėtyre tė fundit duket se janė rrėmbyer nga mllefi i dhunės, detyrimeve nga personat e tretė pėr tė dėshmuar rrejshėm, gabimet e autoriteteve dhe njollosja e emrave tė tyre.

Shumė njerėz ishin prekur e rrėnqethur kur djali i njėrit prej biznesmenėve mė tė njohur nė Prizren ishte rrėmbyer nė tetorin e vitit tė kaluar.

Djali, atėherė 17-vjeēar, ishte mbajtur i mbyllur nė mėnyrė mizore, nė njė shtėpi tė djegur nėn kalanė e qytetit, pėr gjashtė ditė me radhė, duke u detyruar tė flinte nė dėrrasė e nė tė ftohtė. 

Rrėmbyesit kėrkonin 100 mijė euro pėr lirimin e tij.

Familja qe detyruar t’ua japė kėto para rrėmbyesve nė “Marash” tė Prizrenit.

Edhe pse dhėnia e parave ishte bėrė nė njė aksion tė koordinuar me policinė dhe prokurorinė, rrėmbyesit kishin arritur tė arratisen - bashkė me paratė.

Familja shpreson qė drejtėsia do tė shkojė njė ditė nė vend, por shprehet e gėzuar qė kryesorja djali ėshtė liruar. Nėn frikėn e kėrcėnimeve, kjo familje nuk ka pranuar tė flasė mė shumė nė lidhje me rastin e rrėmbimit dhe ka kėrkuar qė tė mos i pėrmendet emri. 

Nė mesin e tė arrestuarve kishte policė

Prokuroria e Qarkut nė Prizren fillimisht kishte arrestuar tetė persona nėn dyshimin e kryerjes sė kėsaj vepre penale tė rrėmbimit. 

Pas katėr muajve, tre prej tyre ishin shpallur tė pafajshėm dhe u ishin pushuar hetimet. Tre tė tjerė, tė cilėt kanė qenė pjesėtarė tė Policisė sė Kosovės, janė lėshuar nė procedurė tė rregullt (ndaj tė njėjtėve ėshtė ngritur aktakuza pėr dhėnie tė ndihmės gjatė kryerjes sė kėsaj vepre penale), ndėrsa dy tė tjerė vazhdojnė tė qėndrojnė akoma nė paraburgim.

Kėtė maj, tetė muaj pas rrėmbimit, janė arrestuar edhe dy persona tė tjerė nėn dyshimin se e kanė kryer kėtė vepėr penale. Ata janė Leonard Veshalli dhe Shukri Krasniqi, nga lagjia “Tusuz” e Prizrenit.

“Leonardin e mori Enes Xhema me taksi”

Nėna dhe bashkėshortja e Leonard Veshallit thonė se familjari i tyre u nxor me dhunė nga shtėpia. 

“E kanė futur nė veturė, ja kanė lidhė duart me tel dhe ja kanė vėnė nė kokė njė qebe”, thotė nėna e tij. “E kanė keqtrajtuar pėr ta pranuar fajėsinė, kinse ai ka bėrė roje derisa gjoja veprėn e ka kryer Shukri Krasniqi. Djalin tonė e ka marrė Enes Xhema e jo policia”.

Enes Xhema kishte qenė njėri nga tė dyshuarit e parė tė prokurorisė pėr kryerjen e kėsaj vepre, por ai ishte liruar si i pafajshėm. Xhema nuk ka pranuar tė flasė pėr gazetėn nė lidhje me kėtė rast, mirėpo ai ka thėnė se nuk ėshtė i punėsuar dhe se kishte pasur disa raste nė gjykata nė lidhje me armėmbajtje pa leje dhe kalim ilegal tė kufirit. 

Gratė tregojnė se nė momentin kur e kanė marrė Leonardin, ai ka qenė me djalin e tij tetėvjeēar. Sipas tyre, ky banor rom i lagjes ishte futur nė njė taksi, i ishte thėnė se do tė duhej tė fliste ēfarė t’i thoshin, ndėrsa fėmijėn e kishin zbritur nga taksi dhe e kishin lėnė para dyerve tė shtėpisė.

“Kur kam shku me e pa djalin (Leonardin) nė vizitė, e kam parė se ka pasur shenja tė mavijosjeve nga rrahjet nė fytyrė dhe nė dorė. Mė ka thėnė se e kanė keqtrajtuar dhe e kanė xhiruar me telefon duke thėnė se ky ka bashkėpunuar me Shukri Krasniqin. Tha ‘mamė nuk kam pasė qare pa thėnė se shumė mė kanė keqtrajtu, i kam tregu prokurorit, po nuk e di pse akoma po mė mbajnė tė mbyllur’”, tha nėna e Leonardit.

Leonard Veshalli vazhdon tė qėndrojė nė paraburgim.

Ndėrkohė ka reaguar edhe familja Krasniqi duke hedhur poshtė pėrzierjen e mundshme tė Shukri Krasniqit mė rrėmbimin e djalit tė biznesmenit prizrenas. 

“Vėllezėrit Krasniqi nuk kanė gisht nė rrėmbim”

Anita Krasniqi ka akuzuar Enes Xhemėn dhe shokun e tij, Ferdi Shishko, se nė nė bashkėpunim me disa zyrtarė tė Policisė sė Kosovės e kanė kurdisur pėrzierjen e burrit tė saj.

“Jetojmė nė kushte shumė tė vėshtira, me katėr fėmijė. Po tė kishte kidnapuar njerėz burri im, tė paktėn do tė na kishte pėrmirėsuar jetėn me ato 100 mijė euro, qė fliten se janė marrė”, tha Anita Krasniqi.

Rrahman dhe Anita Krasniqi


Ajo e ka quajtur arrestimin e burrit tė saj njė kurth dhe u ka kėrkuar institucioneve tė drejtėsisė t’i hapin sytė nė lidhje me kėtė rast. 

“Kam dashtė qė sė bashku me familjarėt e Leonard Veshallit tė dalim me parulla para Prokurorisė pėr padrejtėsitė dhe njollosjet qė po i bėhen familjarėve tanė, mirėpo familja Veshalli janė minoritet dhe janė frikėsu sepse i ka kėrcėnuar Enes Xhema se do t’ i lyej dhe do t’ i kallė me benzinė”, ka thėnė ajo.

Rrahman Krasniqi, i vėllai i Shukriut, ka thėnė se vėllezėrit e tij nuk kanė gisht nė rrėmbim.

“Kur e arrestuan (nė valėn e parė tė arrestimeve) vėllain e madh, Bashkimin, i cili ėshtė 50 vjeēar dhe njėri ndėr themeluesit e Ushtrisė Ēlirimtare nė zonėn e Vrrinit, jemi habitur. Mirėpo ia kemi lėnė drejtėsisė se e kemi ditur se ai do tė dalė i pafajshėm”, thotė Rrahmani. 

“Mirėpo tani, pas tetė muajsh, kur na u mor edhe vėllai tjetėr, e kemi parė qė kėtu ėshtė nė pyetje lidhja mafioze dhe po mundohen ta njollosin familjen tonė. Ju garantoj qė kėtė nuk do ta arrijnė”, tha ai. 

Rrahman Krasniqi u zotua se nėse vėllezėrit e tij kanė ndonjė gisht nė kėtė rast ai do tė kėrkojė vetė dėnimin e mbase edhe varjen e tyre. “Por po ju garantoj se vėllezėrit e mi nuk kanė gisht nė kėtė krim, se pėr me bo njė gjest tė tillė, duhet me qenė o pa familje, o narkoman, o i pafytyrė, e kėto familja ime nuk i ka”.

Sipas familjes Krasniqi, pėrveē kėrcėnimeve ndaj Leonard Veshallit pėr tė dėshmuar kundėr Shukri Krasniqit, Enes Xhema i ka ofruar pėr kėtė edhe tė holla Hidajet Gashit, njė qytetari tjetėr tė Prizrenit.

Kur Hidajeti nuk ka pranuar tė dėshmojė rrejshėm, thonė ata, ai ėshtė keqtrajtuar dhe ėshtė rrezikuar me jetė.

“M’i ofruan 10 mijė euro pėr tė dėshmuar kundėr Shukri Krasniqit”

Hidajet Gashi ka treguar se Enes Xhema i kishte kėrkuar ta ngarkojė Shukri Krasniqin dhe me kėtė, pas pesė minutash, do t’ia jepte 10 mijė euro si dėmshpėrblim.

Hidajet Gashi


“Unė nuk kam pranuar, i kam thėnė nuk mundem me e marrė njeriun nė qafė dhe jam largu prej tavolinės”, tha Hidajeti. “Nė mbrėmje kam dalė me dy shokė, kemi marrė njė lėng dhe tre tasa tė plastikės, kemi qenė afėr tyrbes. Nė ndėrkohė ka ardhur Enes Xhema sė bashku me Ferdi Shishkon dhe Sedat Rapin dhe mė kanė thėnė qė tė shkoj me ta. Nuk kam pranuar”.

“Pastaj Enesi ma ka vėnė revolen nė fyt dhe mė ka marrė me zor. Duke mė rrahur grushta mė kanė tėrhequr zvarrė poshtė varrezave. Aty e kam shfrytėzuar rastin dhe u kam ikur nga duart”, rrėfen Hidajeti. “Duke vrapuar, kam dėgjuar tri krisma. Nuk e di se a kanė shtėnė drejt meje apo kanė shtėnė pėrpjetė, sepse nuk kam guxu as kokėn me e kthy mbrapa”.

Sipas tij, mė vonė policia i kishte arrestuar Xhemėn dhe Shishkon por i kishte lėshuar pas 48 orėsh me arsyetimin se nuk kanė gjetur prova nė vendin e ngjarjes. “Unė i kam tregu me emra se kush kanė qenė dėshmitarėt e drejtpėrdrejtė tė rastit, mirėpo asnjėrin dėshmitar nuk e kanė marrė nė pyetje”, tha ai. 

Gazeta Jeta nė Kosovė ka takuar Enes Xhemėn, Ferdi Shishkon dhe Sedat Rapin, mirėpo ata nuk kanė pranuar tė intervistohen dhe tė deklarohen nė lidhje me versionet qė kanė dhėnė familjet Veshalli e Krasniqi si dhe Hidajet Gashi, si dhe rrėmbimin.

Gazeta po ashtu ka kontakuar edhe Stacionin Policor “ Alfa” nė Prizren, mirėpo nga ky stacion ka marrė pėrgjigjen se rastin e ka njėsiti i DKKO-sė, (Departamenti Kundėr Krimit tė Organizuar).

“Ky rast ėshtė hetuar nga policia e Kosovės nėn autorizimin e Prokurorisė sė Qarkut nė Prizren dhe tanimė ky rast ėshtė nėn kompetencė tė kėsaj prokurorie dhe pėr ēdo informacion drejtojuni kėtij autoriteti”, ka qenė pėrgjigja e DKKO-sė.

Prokuroria e qarkut po heton rastet. Njė ia pėrcjell komunales

Sylė Hoxha, kryeprokuror i qarkut nė Prizren, ka thėnė se nė lidhje me rastin e rrėmbimit janė arrestuar fillimisht tetė persona. Pas hetimeve, ka shtuar ai, tre prej tyre kanė rezultuar tė pafajshėm, ndėrsa pėr tė tjerėt hetimet janė duke vazhduar.

Sylė Hoxha


Duke folur pėr versionin e familjes, prokurori Hoxha tha se ėshtė duke u punuar nė rastin e Leonard Veshallit dhe nėse rezulton se ka qenė i keqtrajtuar do tė merren masa pėrkatėse. Po ashtu, nėse del i pafajshėm pėr rrėmbim, nuk do tė mbahet nė burg.

“Mirėpo ne i kemi disa procedura qė patjetėr duhet t’ i zbatojmė dhe nė njė mėnyrė jemi edhe robėr tė provave nga ekpspertizat laboratoristike. Nė momentin qė do tė jenė tė gatshme ato prova, ne do tė dalim me konstatimet se ka apo nuk ka vend pėr ngritje tė aktakuzės nė kėtė rast”, tha Hoxha. 

Ndėrkohė rasti i tentimvrasjes sė Hidajet Gashit, tha prokurori Hoxha, ėshtė dėrguar nė kompetencė tė prokurorisė komunale pasi qė nuk ka pasur fakte qė ėshtė shkrepur me armė zjarri.

“Policia nuk na ka ofruar asgjė nė kėtė drejtim, ne nuk e dimė se ēfarė ka ndodhur nė terren, andaj kemi qenė tė detyruar qė ta dėrgojmė rastin nė kompetencė tė komunales, mirėpo kjo nuk do tė thotė se gjithēka ka mbaruar me kaq”, tha prokurori. “Nėse nė ndėrkohė gjejmė ndonjė fakt, ne sėrish kėtė rast do t’a aktivizojmė nė prokurorinė e qarkut. I garantoj qytetarėt se do tė punojmė drejtė dhe pėr kėtė nuk kanė arsye tė brengosen”.

Katėr muaj nė burg, pastaj lirohet i pafajshėm

Nė redaksinė tonė ėshtė paraqitur edhe njėri nga personat qė ka qenė i dyshuar pėr kėtė rrėmbim dhe qė ėshtė shpallur i pafajshėm, Adem Delija. Ky banor i Prizrenit ishte i arrestuar pėr kėtė vepėr bashkė me vėllain e tij, Azem Delija.

Adem Delija


Ai ka thėnė se e ka ndjerė nevojėn qė tė flasė publikisht pas dyshimeve tė pabaza qė i ishin ngritur nga prokuroria.

“Tė gjithė po mė shohin me sy tė keq, sepse mė kanė njollosur pėr njė vepėr pėr tė cilėn nuk kam ditur as se ka ndodhur”, tha Delija. 

“Mė kanė mbajtur katėr muaj pėr njė vepėr qė ėshtė kryer gjatė kohės sa unė kam qenė nė Turqi. Nė fund mė kanė liruar dhe mė kanė kompensuar me njė shumė qesharake prej 1.596 eurosh si dėmshpėrblim, mirėpo kjo nuk ėshtė hera e parė qė prokuroria e qarkut mė merr pa faj”, shtoi ai. 

Delija tha se edhe nė vitin 2001 ishte arrestuar dhe ishte mbajtur plot tri vjet pėr njė vepėr penale tė vrasjes. “Nė fund e kanė kuptuar qė jam i pafajshėm dhe mė kanė liruar duke mė kompensuar edhe atėherė me tė holla, nė shumėn prej 12 mijė eurove”, tregoi ai.

Tash ai kėrkon qė edhe prokurorėt qė bėjnė kėso gabime tė ndėshkohen. Delija tha se mė e keqja ėshtė se familja e tij ėshtė njollosur pa pikė faji.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 7 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn