Moshe Harel | Foto: interpol.intProkurori Jonathan Ratel ka njoftuar tė enjten, qė nė fillim tė seancės sė radhės nė Rastin Medicus, se pas kėrkesės sė prokurorisė kosovare pėr ndihmė juridike ndėrkombėtare drejtuar Izraelit, autoritetet e atjeshme kanė filluar hetime dhe kanė kryer njė seri arrestimesh, pėrfshirė edhe tė dyshuarin kryesor Moshe Harel.
“Nė kuadėr tė kėtyre hetimeve, ata kanė arrestuar 10 persona, nė mesin e tė cilėve ėshtė edhe Moshe Harel”, tha prokurori special, Ratel.
Aktakuza e ngritur nė vitin 2010 nė lidhje me transplantimet ilegale nė "Medicus", ngarkon si dy persona kryesorė Moshe Harelin dhe Yousuf Sonmezin, i pari izraelit i lindur nė Turqi, e i dyti turk. Harel mendohet tė ketė ndėrmjetėsuar dhe organizuar transplantimin e veshkave, kurse kirurgu Somnez tė ketė kryer operacionet.
Pas njoftimit tė prokurorit, mbrojtja u interesua se cilat do tė jenė veprimet e prokurorit pas arrestimit tė Harelit.
Prokurori tha se do tė bėjė ēdo pėrpjekje dhe bėri tė ditur se ai tanimė ka filluar kontaktet me autoritetet izraelite qė ta ekstradojė Harelin nė Kosovė. Por kjo, tha ai, ėshtė njė procedurė qė duhet tė kalojė nėpėrmjet dy ministrive tė drejtėsisė.
Po ashtu, tė enjten avokati Ismet Shufta deklaroi se nė sallėn e gjykimit, nė pjesėn e publikut, gjendej edhe avokati mbrojtės i dr.Yousuf Somnezit, nga Turqia.
Kryetari i kolegjit urdhėroi avokatin qė ta lėshonte menjėherė sallėn e gjykimit, kjo pasi qė ai mund tė mblidhte informata shumė tė rėndėsishme pėr mbrojtjen e Somnezit.
Avokati Shufta, pas daljes sė avokatit tė Somnezit, tha se avokati ishte kėtu t’i tregonte gjykatės se Somnezit ishte gati tė tė bashkėpunonte me EULEX-in, por vetėm nė kushte tė veēanta.
Avokati Hilmi Zhitia deklaroi se nuk ėshtė e mundur qė Somnezi tė paraqitet si dėshmitar bashkėpunues, meqė kėtė e ndalon Kodi i Procedurės Penale. E avokati Shufta tha se u keqkuptua dhe se qėllimi i Somnezit nuk ėshtė qė tė jetė dėshmitar bashkėpunues.
Ndėrkohė, nė seancėn e fundit kolegji pėsoi njė ndryshim. Nė vend tė gjykatėsit Hamdi Ibrahimi, nė panel u caktua Vahid Halili. Gjyqtari Ibrahimi pak ditė mė parė ishte caktuar kryetar i Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė.
Seanca e radhės do tė mbahet me datėn 14 qershor 2012 nga ora 9, dhe si dėshmitarė pritet tė dėgjohen dhjetė izraelitė, pėrmes video-lidhjes.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)