BIK Shpenzon 2.5 Milionė pėr Haxh nė Vit

nga  Edona Musa
© Tė drejtat autoriale

Bashkėsia Ismale e Kosovės vazhdon tė mos jetė e regjistruar, nuk shpall konkurse pėr punėtorėt e rinj dhe rreth njė mijė punėtorėt e saj aktual nuk paguajnė kurrfarė taksash. Po ashtu, ajo nuk bėn transparente raportet financiare pėr shpenzimin e buxhetit prej rreth gjashtė milionė eurosh. BIK thotė se tė gjitha kėto vijnė ngase nuk ka ligj pėrkatės pėr organizata tė kėtilla ndonėse ajo ėshtė e interesuar tė sillet nė pėrputhje me ligjin e vendit.

Imami i njė xhame nė Podujevė, Idriz Bilalli, ka akuzuar Bashkėsinė Islame tė Kosovės nė krye me Naim Tėrnavėn se ka keqmenaxhuar me fondet e saj dhe se ka shkelur kushtetutėn e kėtij institucioni qė drejton komunitetin mysliman nė vend.

“Nuk na ėshtė dhėnė raporti financiar tė cilin kemi arritur vetė ta sigurojmė nė mėnyra tjera”, ka thėnė Bilalli, i cili kishte qenė pjesė njė procesi tė brendshėm e tė acaruar zgjedhor tė bashkėsisė.

Bilalli ka thėnė po ashtu se ai ėshtė larguar nga kryetari i Kėshillit tė Bashkėsisė Islame nė Podujevė pikėrisht pėr shkak se e ka kundėrshtuar myftiun Tėrnava

BIK’u ėshtė kritikuar pėr mungesė tė transparencės nė lidhje me fondet qė sillen mes 5.5 dhe 6 milionė eurosh e qė mblidhen nga besimtarėt vendės. Nė njė dokument tė siguruar nga Jeta nė Kosovė shihet qė nė vitin 2011 buxheti i BIK-ut ishte planifikuar tė jetė 6 milionė euro, derisa nė vitin 2009 ka pasur buxhet edhe mė tė madh - 6.5 milionė euro.

Drejtori financiar i BIK’ut, Kasim Gėrguri, ka thėnė se ky institucion fetar ka ndėrtuar xhami si dhe ka ndihmuar edhe Fakultetin e Studimeve Islame e medresenė nė Prishtinė. Po ashtu, BIK’u, ka thėnė ai, ndihmon organizimin e vullnetarėve qė shkojnė nė haxh gjė qė i kushton asaj pėr ēdo vit diku 2.5 milionė euro.

Gėrkuri ka thėnė se njė shumė prej rreth 2.2 milionė eurove, pėr tė cilėn BIK ėshtė kritikuar se e ka shmangur pa dhėnė dėshmi nė vitet e kaluara, ekziston e deponuar nė bankat kryesore nė vend.

Po ashtu nė BIK nuk shpallen konkurset pėr punėtorėt e rinj, kjo bashkėsi nuk ėshtė e regjistruar dhe njė mijė punėtorėt e saj nuk paguajnė kurrfarė takse, pėrfshirė as tatim nė tė ardhura personale.

Drejtori i financave tė BIK’ut i ka arsyetuar tė gjitha kėto me faktin se nuk janė tė regjistruar dhe se nuk ka ligj pėr bashkėsitė fetare.

Por  drejtuesit e saj kanė thėnė se janė plotėsisht tė interesuar tė sillen nė harmoni tė plotė me ligjet e vendit.

“Kemi kėrkuar 100 herė qė tė regjistrohemi por pėr shkak tė mungesės sė ligjit kjo ka qenė e pamundur”, ka thėnė Fahrush Rexhepi, anėtarė i Kryesisė sė BIK’ut.

Anjė femėr nė BIK

Derisa nė Kosovė janė afėrsisht 800 xhami, nė asnjė prej tyre nuk ka imame femėr, ndėrsa edhe pse BIK ka afėr 1 mijė punėtorė as kėtu nuk ka asnjė femėr.

“Edhe pse 48 pėr qind e popullatės jane gjini femėrore dhe myslimane, pėr kėtė nuk shqetėsohet askush, nuk ka mbėshtetje”, ka thėnė Azemine Kukaj, mėsimdhėnėse nė medresen “Alaudin”, nė Prishtinė.

Ajo ka thėnė se edhe pse ėshtė hapur departamenti i gruas nė kuadėr tė BIK, nuk ėshtė se ėshtė zgjidhur pjesėmarrja e femrės nė BIK.

Ndėrsa nė zgjedhjet e fundit tė cilat janė mbajtur nė Kėshillat e Bashkėsive Islame nė mbarė Kosovėn, asnjė delegate nuk kanė qenė femėr.

Zgjedhjet nė BIK me parregullėsi

Bashkėsia Islame e Kosovės ėshtė institucioni mė i lartė fetar pėr besimtarėt islam nė vend dhe mbahet gjallė prej fondeve  tė cilat i mbledhė prej tri burimeve tė ndryshme: nga anėtarėsia, qiraja dhe nga donacionet.

foto 
Xhemati duke falur xhumanė 


BIK nuk ėshtė organizatė e regjistruar sepse nuk janė as organizatė qeveritare e as institucion shtetėror. Janė bashkėsi fetare dhe Kosova tash, tek pas 12 vjetėve pas luftės, ėshtė duke pėrpiluar ligj pėr bashkėsi fetare qė do tė duhej tė rregullonte mes tjerash edhe atė se kujt BIK-u duhet t’i japė llogari.

Momentalisht, BIK i jep llogari vetėm kryesisė sė vet e cila zgjedhet ēdo katėr vjet.

Nė secilėn xhami tė Kosovės mbahen zgjedhjet pėr delegatė pėr kėshillin e bashkėsisė nė komunėn pėrkatėse - kjo i bie pėrafėrsisht si pėrzgjedhja pėr degė tė partisė. Pastaj, kėta delegatė tė pėrzgjedhur tė xhamive mbajnė kuvend nė tė gjitha komunat e Kosovės pėr tė zgjedhur kryesinė dhe kryetarin e kėshillit tė bashkėsisė islame pėr atė komunė - qė i bie sikurse me e pėrzgjedh kryetarin dhe qeverinė e komunės. 

Roli kryesor i kėtyre tė pėrzgjedhurve ėshtė qė tė mbledhin fonde prej xhematit dhe njė pjesė tė mjeteve prej 10-15 pėr qind e buxhetit vjetor t’i dėrgohet Bashkėsisė Islame nė Prishtinė.

Nėpėr disa komuna tė Kosovės, po kontestohen pikėrisht kėto zgjedhje tė nivelit lokal.

Zgjedhjet nė Kėshillat e Bashkėsive janė duke u pėrcjellė me pakėnaqėsi tė mėdha, sipas Osman Musliut, imam i xhamisė nė Drenas, i cili ka thėnė se nė kėtė qytet nuk janė mbajtur zgjedhjet fare dhe se vetėm imamėt e xhamive kanė emėruar nė shtėpitė e tyre kė kanė dashur.

“Kėto mė sė paku kanė qenė zgjedhje, kėto kanė qenė emėrime tė Naim Tėrrnavės”, ka thėnė Musliu.

Derisa nė Drenas nuk janė mbajtur zgjedhjet, nė njė pjesė tė xhamive edhe nė disa qė janė mbajtur janė bėrė dallavere. Nė Podujevė zgjedhja e delegatėve pėr Kuvendin e Kėshillit tė Bashkėsisė Islame ka shkuar nė rregull, por pakėnaqėsitė kanė filluar kur myftiu Naim Tėrnava e ka larguar nga lista imamin aktual tė xhamisė sė qytetit “Met Podjeva”, Idriz Bilalli.

“Nuk e di pėr ēfarė verifikimi e ka fjalėn Naim Tėrrnava, kur i ke kalu tė gjitha filtrat”, ėshtė ankuar Bilalli i mllefosur me heqjen nga lista edhe pėrkundėr faktit se ai ka pasur mė sė shumti vota.

Disa nga delegatėt e Kuvendit tė Kėshillit tė Bashkėsisė Islame nė Podujevė kanė dėrguar ankesė tek  Ombudspersoni.

Ramadan Mexhuani, delegat i Kėshillit tė Bashkėsisė Islame nė Podujevė ka thėnė se “delegatėt e kanė thėnė fjalėn e vet dhe kanė votuar”.

Ndonėse zgjedhjet nė kėshillat e Bashkėsisė Islame tė Kosovės u cilėsuan si tė suksesshme prej saj, njė numėr zyrtarėsh e pėsuan pėr shkak tė parregullsive tė tyre.

Musli Vėrbani, imam nė xhaminė e Kaēaniku, ka sulmuar kryeimamin e Sabri Bajgiora.
Imami Vėrbani thotė se nuk e ka pasur pėr qėllim qė ta sulmojė fizikisht kryeimamin Bajgora, mirėpo sipas Vėrbanit ky i fundit ėshtė pėrgjegjės pėr problemet nė Kaēanik - edhe aty thuhet se kishte mospėrputhje mes rezultateve dhe zgjedhjes sė bėrė nga anėtarėt.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 13 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    30 Vjetėt e Princit Harry nė Fotografi