Meshkujt Tė Pambrojtur nga Dhuna nė Familje

Ilustrim: Korab BashaIlustrim: Korab Basha
nga  Jeton Musliu
© Tė drejtat autoriale

Mbi 1000 raste tė dhunės nė familje janė regjistruar nga policia vitin e kaluar dhe nė mbi 250 syresh viktima janė meshkujt. Por pėrderisa dhuna ndaj gruas shihet si sistematike dhe ka shumė organizata qė merren me mbrojtjen e tyre, meshkujve askush nuk iu del nė ndihmė.

Piskamat e britmat e gruas ndaj tij, ndoshta edhe atė ditė do t’i duronte. Kjo nuk do tė ishte diēka e re. Kėshtu kishte bėrė gjithmonė. 

Por goditja me tavolinėn e vogėl tė kuzhinės dhe grushtet mbi fytyrėn e tij, ishin edhe fundi i durimit. Kjo e bindi atė pėrfundimisht qė tė kėrkojė ndihmė.  

F.O., mori telefonin dhe lajmėroi Policinė e cila fillimisht u detyrua ta dėrgojė pėr t’i dhėnė ndihmė nė Qendrėn e afėrt Emergjente, pėr shkak tė  disa plagėve tė lehta. 

F.O ishte rrahur nga F.B. (mbiemri i vajzėrisė), e cila ishte askush tjetėr, pėrveē se gruaja e tij. 

Viktima e gruas sė vet ėshtė njė qytetar nga rajoni i Prishtinės. Nė muajin tetor tė vitit tė kaluar, rastin e tij, kur gruaja kishte ushtruar dhunė mbi burrin, forcat e rendit e regjistruan zyrtarisht si tė tretin brenda 2011. 

Gazeta JnK ka arritur tė sigurojė njė pjesė tė deklaratės sė kėtij personi tė dhėnė nė polici, e cila nė fakt, nuk ndryshon shumė nga ato qė zakonisht femrat i japin kur ndaj tyre meshkujt ushtrojnė dhunė. 

“Kjo nuk ėshtė hera e parė. Ajo gjithmonė ėshtė e dhunshme. Zakonisht arsye janė kushtet e rėnda ekonomike”, ka deklaruar ndėr tė tjera F.O. nė polici. 

“Kjo nuk ėshtė hera e parė. Ajo gjithmonė ėshtė e dhunshme. Zakonisht arsye janė kushtet e rėnda ekonomike” F.O

Rasti i rrahjes sė burrit nga gruaja ėshtė i treti, por nė Kosovė, tė regjistruara janė 1.068 tė tjera kur anėtarėt e ngushtė tė familjes shkrehin dajak mbi njėri-tjetrin. 

Hulumtimi i Gazetės JnK tregon se vėmendja nė Kosovė ėshtė mė shumė e pėrqendruar vetėm nė trajtimin e dhunės ndaj femrės. 

Sigurisht, statistikat tregojnė se ajo ėshtė ende nė nivel shumė tė lartė. Sė paku, kėshtu thonė zyrtarėt pėrkatės.  

Por pavarėsisht kėsaj, edhe meshkujt janė objekt dhune, dhe atė jo vetėm nga gratė e tyre, por edhe nga anėtarėt e tjerė tė familjes, kryesisht tė  gjinisė sė njėjtė. 

Brenda vitit 2011, policia ka tė regjistruara 1.068 raste tė dhunės nė familje, ku pėrfshihet rrahja ndėrmjet bashkėshortėve, prindėrve e fėmijėve, kunatave e kunetėrve, vjehrrave e nuseve apo gjyshėrve e nipave. 

Por  kjo duket se nuk i bėn pėrshtypje askujt.  

Nė Kosovė ka dhjetėra Organizata Jo-Qeveritare qė merren me mbrojtjen e femrave nga dhuna, por nuk ka as edhe njė institucion shtetėror ose jo-shtetėror qė u del nė ndihmė meshkujve.  

Kėtė e pohon edhe Naime Sherifi, drejtoreshė e Qendrės pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Grave dhe Fėmijėve, njė organizatė Joqeveritare e cila ka edhe disa qendra tė tjera nė vend. 

“S’ka organizata qė i mbrojnė meshkujt. Unė di disa raste tė dhunės ndaj meshkujve, por ato janė mė tė rralla”, thotė Sherifi pėr Gazetėn JNK. 

Megjithėkėtė, nėse shikohen tė dhėnat zyrtare tė Policisė sė Kosovės, del se dhuna ndaj meshkujve tė Kosovės, qė janė tė moshave tė ndryshme, nuk ėshtė edhe aq e rrallė. 

Gjatė vitit 2011, janė 265 meshkuj nė mbarė vendin  qė kanė marrė dajak nga anėtarėt e tjerė tė familjes nga gjinia e njėjtė. 

“S’ka organizata qė i mbrojnė meshkujt. Unė di disa raste tė dhunės ndaj meshkujve, por ato janė mė tė rralla”

Statistikat tregojnė se nė 132 raste, djali e ka rrahur babanė dhe Prishtina ėshtė rajoni qė prin me 36 tė tilla.

Por nė kėtė listė rrahjesh familjare, janė edhe 70 raste kur vėllezėrit kanė ushtruar dhunė ndaj njėri-tjetrit, 37 raste kur vajzat kanė rrahur baballarėt,  10 raste kur djali i axhės ėshtė rrahur nga vajza e axhės, 9 raste kur nuset kanė rrahur vjehrrin, katėr tė tjera kur nipi ka rrahur axhėn dhe tre kur nipi ka rrahur gjyshin. 

Togere Tahire Haxholli kryeson Sektorin Kundėr Dhunės nė Familje nė Policinė e Kosovės, e cila pėr Gazetėn JnK tregon se as Policia, por as organet e tjera tė shtetit, nuk kanė ndonjė sektor tė veēantė pėr mbrojtjen e meshkujve. 

“Nuk ėshtė paraqitur nevoja dhe pėr kėtė arsye nuk mund tė krijohet strehimorja”, thotė Togere Haxholli. 

Por ajo e pranon se nė rast dhune tė rėndė ndaj njė mashkulli, atėherė dorasi edhe nėse ėshtė femėr, mund tė paraburgoset sepse duke u thirr nė ligj, ajo thotė se “tė gjithė janė tė barabartė”. 

Por ēfarė tė bėjnė meshkujt qė janė tė rinj nė moshė, tė cilėt nuk kanė punė, nuk kanė strehim dhe ndaj tyre mund tė ushtrohet dhunė. Apo ēfarė tė bėjnė gjyshėrit kur ata rrahėn nga nipėrit!?

“Tash pėr tash, ata duhet tė gjenden vet. Por dhunė ndaj tė rinjve nėn moshėn 18 vjeē, kemi pasur vetėm rreth 20 raste, tė tjerat janė tė moshės madhore”, thotė Haxholli pėr Gazetėn JnK. 

“Dhuna ndaj burrave ėshtė aty pėr aty, kurse ndaj femrave ėshtė sistematike”, argumenton Togere Haxholli. 

Sidoqoftė, kur vjen puna te dhuna nė familje, shoqėria kosovare duket se ėshtė e njėjtė, pavarėsisht pėrkatėsisė etnike.

“Nuk ėshtė paraqitur nevoja dhe pėr kėtė arsye nuk mund tė krijohet strehimorja.Tash pėr tash, ata duhet tė gjenden vet." Tahire Haxholli

Nė njė anketė tė kryer nė vitin 2008, nga Rrjeti i Grave tė Kosovės me mbėshtetjen e Programit tė Kombeve tė Bashkuara pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (UNDP), del se nga 1.256 tė anketuar, pėrafėrsisht 43 pėr qind e tyre kanė thėnė se kanė pėrjetuar dhunė familjare.

“46.4 pėr qind e femrave dhe 39.6 pėr qind e tė gjithė meshkujve kanė pėrjetuar dhunė nė familje”, thuhet nė kėtė hulumtim (Kliko kėtu pėr tė shkarkuar hulumtimin)

Ky ishte njė nga hulumtimet e rralla nė kėtė drejtim, ngase pjesa dėrmuese e vėmendjes ėshtė pėrqendruar nė sensibilizim tė opinionit pėr dhunėn ndaj femrės. 

Kėshtu, sipas tė njėjtit hulumtim, del se shumica e tė anketuarve, sjelljen e dhunshme ia atribuojnė papunėsisė (62.4 pėr qind) dhe  alkoolit (43 pėr qind), dhe nė tė njėjtėn kohė, besojnė se dhuna ka qenė “normale” ose e pranueshme nė rrethana tė tilla.

Shkaqet e rėnda ekonomike, si arsye tė dhunės sė ushtruar nga gruaja ndaj tij, i kishte pėrmendur nė Polici edhe F.O, kur kishte dhėnė deklaratėn. 

Fukarallėkun si arsye pėr dhunė nė familje, e pohon edhe Togere Tahire Haxholli, nga Policia e Kosovės. 

“Nė raste tė dhunės sė gruas ndaj burrit, ėshtė gruaja ajo qė e merr tėrėsisht kontrollin mbi familjen dhe shkaqet ekonomike nė tė shumtėn e rasteve janė arsyeja”, thotė ajo pėr Gazetėn JNK. 

“Gjithashtu nėse gruaja punon e burri nuk punon”. 

Nė raste tė tilla, kur nuk ka punė, nuk ka strehim, nuk ka pėrkrahje, zgjidhjet qė i mbeten njė mashkulli qė maltretohet nga gruaja apo anėtarėt e tjerė tė familjes, janė po aq tė kufizuara sa edhe tė njė femre. 

Kėshtu kishte vepruar edhe F.O, nga komuna veriore fqinje me Prishtinėn. As Policia dhe as punėtorėt socialė nga Ministria e Punės dhe Mirėqenies Sociale, nuk kishin ku ta ēonin

I ndodhur nė kėtė pozitė, pas tėrė asaj tollovie, F.O nuk e kishte mundėsinė tė strehohej diku tjetėr pėrveē se t’i kthehej gruas sė tij, nė pėrpjekje pėr tė rinisur bashkėjetesėn, qoftė  edhe duke kapėrdirė faktin se ajo nė ēdo kohė mund ta rrahė sėrish. 

Deshi ose jo, sipas versionit pėrfundimtar tė policisė, F.O ishte pajtuar me gruan e tij F.B pėr tė vazhduar jetėn sėrish si bashkėshortė. 

Fakte:

Sipas statistikave tė Policisė sė Kosovės, shihet se Prishtina radhitet e para me 268 raste, pasuar nga Peja me 207, Mitrovica me 187, Prizreni 172, Ferizaj me 130 dhe Gjilani me 104 raste.

Gjatė vitit 2011 kanė ndodhur 1068 raste tė dhunės nė familje nė tėrė Kosovėn. Relacionet familjare janė tė ndryshme. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 4 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    "Ecja e Pabarazisė"