SitnicaGazeta Jeta nė Kosovė ka raportuar javėn e kaluar se sipas tė dhėnave tė reja tė lėshuara nga Banka Botėrore, ajri i Prishtinės ėshtė gati katėr herė mė i ndotur me grimcat mė tė rrezikshme PM2.5, se sa nivelet e sigurta ndėrkombėtare.
Kjo - sė bashku me tokėn e ndotur nga metalet e rėnda, lumenjtė e ndotur, mbeturinat e shpėrndara dhe shpyllėzimi i paligjshėm - i kushtoi Kosovės 123 deri nė 323 milionė euro nė vitin 2010, ose mes 2.9 deri nė 7.7 pėr qind tė GDP-sė. Shifra pėrfshinė ndėr tė tjera edhe kohėn e humbur pėrshkak tė sėmundjeve, shpenzimeve nė sektorin e shėndetėsisė dhe koston e rehabilitimt tė tokės.
Banka Botėrore gjithashtu ka paralajmėruar se praktika e tanishme e larjes tė tė gjitha ujėrave tė zeza tė Prishtinės nė lumin Sitnica, e cila pastaj shkon nė Ibėr nė Serbi dhe mė vonė nė Danub, mund tė shpjerė nė konflikt mes fqinjėve tė trazuar.
“Ky ėshtė njė shqetėsim i rėndėsishėm ndėrkufitar”, shton raporti i BB-sė.
Uji i ndotur
Raporti i Bankės Botėrore pėr Sigurinė nė Ujė nė Kosovėn Qendrore, lėshuar mė herėt kėtė muaj, shfaq brenga pėr konflikt tė mundshėm nė mes tė Kosovės dhe Serbisė lidhur me ndotjen e lumit.
Aktualisht nuk ka asnjė tretman pėr ujėrat e zeza nė Kosovė. Nė lumin e Sitnicės derdhen shumė nga kėto ujėra ashtu si dhe mbeturinat industriale nga termocentralet e vjetra tė vendit - Kosova A dhe B.
Sitnica pastaj derdhet nė Ibėr, i cili merr ujin e patrajtuar nga qyteti i ndarė i Mitrovicės, para se tė hyjė nė Serbi dhe mė vonė nė Danub.
“Nuk ka asnjė trajtim tė ujėrave tė zeza tė mbledhura, pėrfshirė ujėrat e zeza nga shtėpitė dhe ato industriale”, thuhet nė raport.
“Nuk ka asnjė trajtim tė ujėrave tė zeza tė mbledhura, pėrfshirė ujėrat e zeza nga shtėpitė dhe ato industriale” Raporti i Bankes Boterore
“Qyteti i Prishtinės shkarkon ujėrat e zeza tė saj nė lumin Sitnicė e cila rrjedh sėrish nė Ibėr. Ujėrat e zeza tė Mitrovicės shkarkohen direkt nė lumin Ibėr”.
“Kjo paraqet njė kėrcėnim potencial pėr shėndetin e njeriut nė nivel lokal, dhe mund tė bėhet njė burim i konfliktit me apo anėn tjetėr tė rrjedhjes (Serbinė)”.
Banka Botėrore mendon se ujėrat e nxjerra nga toka, tė pėrdorura deri nė njė tė tretėn e popullsisė pėr ujė tė pijshėm, janė tė ndotura.
“Ndotja e ujėrave nėntokėsore ėshtė nė rritje pėr shkak tė ndėrtimeve tė reja dhe nga mungesa e mekanizmave pėr parandalimin e ndotjes”.
“Burimet nėntokėsore prandaj janė tė kontaminuara gjithnjė e mė shumė. Nėse nuk bėhet asgjė, kjo prirje do tė zvogėlojė ujin nė dispozicion pėr konsum njerėzor, veēanėrisht nė zonat rurale nė tė ardhmen”.
Testet e vitit 2009 nė puse dhe burime lokale zbuluan se 90 pėr qind tė mostrave ishin tė kontaminuara me nitrate dhe materie fekale.
Prej atyre qė nuk janė tė lidhur me ujė tė pijshėm, 90 pėr qind janė tė furnizuar me ujė nga puset e cekėta dhe puset tė cilat janė shumė tė rrezikuara nga ndotja.
“Tė gjitha hapat e nevojshme pėr tė lehtėsuar tensionin pėr kėtė ēėshtje ndėrkufitare duhet tė ndėrmerren nga autoritetet kosovare”, konkludon raporti.
Pėrskaj lumenjve Ibėr dhe Sitnicė, tė cilat mbulojnė shumicėn e fushave rreth Prishtinės, Mitrovicės dhe Drenasit, ujėrat nėntokėsore janė “shpesh tė kontaminuara” duke rezultuar nė sėmundje prej tė cilave vuajnė fėmijėt.
Besa Shahini, koordinatore e Konsorciumit Kosovar tė Shoqėrisė Civile pėr Zhvillim tė Qėndrueshėm (KOSID), thotė pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė se analiza e Bankės Botėrore pėr gjendjen e ambientit nė Kosove, stipulon qartė se ndotja e ajrit ėshtė problemi kryesor.
“Ndotėsi kryesor i ajrit ėshtė KEK-u. Si zgjidhje, BB-ja ka vendose t'i ndihmoj qeverise sė Kosovės me ndėrtimin e njė termocentrali tė ri i cili do ta ndotė ambientin mė pak dhe ky ėshtė edhe argumenti i tyre kryesor pėr pėrkrahjen e projektit Kosova e Re”, thotė Shahini. “Ky lloj argumentimi ėshtė i gabueshėm sepse merr pėr bazė premisėn qė Kosova duhet patjetėr t’i plotėsojė nevojat e veta pėr energji duke mihur dhe djegur qymyrin e cilėsisė sė dobėt qė e ka”.
Shahini ka thėnė se pėrkundrazi hapi parė ne zgjidhjen e problemit energjetik janė investimet nė pėrmirėsimin e infrastrukturės dhe inkasimit pasi rreth 40 pėr qind e energjisė humbet shkaku i infrastrukturės. Pastaj, sipas saj, duhet tė bėhet eksplorimi i burimeve tė ripėrtritshme tė energjisė, pėr tė cilat ka interesim nga investitorėt e huaj.
“Te dyja kėto, sė bashku me investimet nė pėrmirėsimin e termocentralit Kosova B dhe mbylljen e Kosovės A, do tė ēojnė drejt njė Kosove me ajėr shume me tė pastėr dhe me shpenzime ambientale shumė mė tė vogla”, thotė Shahini. “Nėse BB-ja dėshiron t’i mbetet besnike parimeve tė veta pėr ruajtjen e shėndetit dhe ambientit, ajo duhet t'i ndihmojė Kosovės ta zhvillojė njė strategji tė energjisė e cila nuk ėshtė e bazuar vetėm nė thėngjill”.
Nė raportin e saj pėr gjendjen e mjedisit, Banka Botėrore thoshte se shumica e ndotjes shkaktohet nga ndotėsitė e mėdhenj, ku prominentė janė termocentralet e KEK-ut. Sipas saj, 90 pėr qind e ndotjes sė ajrit me grimca PM 2.5 do tė mund te evitohej nėse vendosen filterė adekuat nė termocentralet e KEK-ut.
Dy tė tretat e ujit tė Kosovės humbasin
Po ashtu, pothuajse dy tė tretat e furnizimit me ujė tė pijshėm pėr Kosovėn janė duke u humbur pėrmes rrjedhjeve dhe lidhjeve tė paligjshme, sipas njė auditimi qė i ėshtė bėrė kompanive tė ujit nė vend.
![]() | |
| Foto ilustrim: Flickr |
Auditimi ka zbuluar se 60 pėr qind e burimeve natyrore tė ujit ėshtė duke u humbur.
Firmat qė humbėn mė sė shumti ujė, qė tė gjitha nė pronėsi publike, ishin KRF (Kompania Regjionale e Furnizimit) Hidrodrini - e cila mbulon Pejėn, Deēanin, Istogun, Klinėn dhe Junikun - KUF Radoniqi - e cila mbulon rajonin e Gjakovės - ku 70 pėr qind e ujit ishte humbur.
“Mė shumė se gjysma e ujit qė ata prodhojnė dhe shpėrndajnė nuk ėshtė faturuar fare”, thotė, raporti, i botuar mė herėt kėtė muaj. “Arsyet pėr kėtė rrjedhin nga probleme teknike nė rrjetin e shpėrndarjes si dhe lidhjet e paligjshme nė rrjetin e konsumatorėve”.
Zyra e Auditorit tė Pėrgjithshėm i ka bėrė thirrje menaxhmentit tė lartė qė tė “intensifikojė mė tej” adresimin e kėtyre humbjeve tė mėdha.
“Nė pėrgjithėsi, mekanizmi i pėrgjegjshmėrisė dhe llogaridhėnies nuk funksionojnė siē duhet. Qeveria duhet tė nxis zbatimin”.
Uji ėshtė duke u humbur pėr shkak tė “rrjetit tė dobėt dhe tė vjetėrsuar” dhe nga arsyet komerciale - duke pėrfshirė lidhjet e paligjshme dhe dėshtimin pėr tė lexuar orėt e shpenzimit tė ujit.
“Zyrtarėt e kompanive tė ujit nuk mund tė na jepnin shpjegime tė sakte mbi humbjet teknike dhe komerciale”, shton raporti.
Auditimi gjithashtu ngrehu shqetėsime nė lidhje me zgjedhjen e anėtarėve tė bordit pėr kėto kompani publike nga ana e Qeverisė.
Shumė anėtarė tė bordit, thotė auditimi, janė tė kualifikuar dobėt pėr kėtė punė. “Nė tri kompani, anėtarėt e pėrzgjedhur tė bordit nuk i kanė pėrmbushur kriteret e kėrkuara”, tregon raporti.
“Nė bordet e kompanive ‘Hidromorava’ dhe ‘Drini i Bardhė’, asnjė prej drejtuesve tė zgjedhur nuk ka plotėsuar kriteret pėr tė qenė ekspert ose tė ketė njohuri adekuate nė kontabilitet”.
“Derisa nė kompaninė ‘Hidrodrini’ drejtori ishte zgjedhur nga bordi, ai gjithashtu kishte njė kontratė tjetėr pune nė kėtė kompani nė pozicionin ‘shef i sektorit tė furnizimit me ujė’”.
“Nė katėr kompani, pėrbėrja e komisioneve tė auditimit nuk i plotėsojnė kriteret e kėrkuara”.
“Nė kompanitė Hidrodrini dhe Hidroregjioni Jugor, komitetet e auditimit kishin vetėm dy anėtarė. Ndėrsa nė kompanitė Hidromorava dhe Drini i Bardhė, anėtarėt e komisionit tė auditimit nuk ishin ekspertė ose nuk posedonin njohuri adekuate nė kontabilitet”.
Gjelosh Vata, kryetar i kompanisė rajonale tė ujit Prishtinė, ku gjysma e ujit humbet, pranoi se ka pasur probleme me humbje.
“Kėtė vit ne jemi duke bėrė pėrpjekje tė forta pėr tė ulur kėtė nga dy deri nė tre pėr qind”.
"Unė besoj se nė vitin 2015, Prishtina, Fushė Kosova, Obiliqi dhe Podujeva do tė kenė ujė 24 orė" Gjelosh Vata
“Kjo do tė bėhet e mundur nga ekipet tona qė janė nė terren qė prej gushtit 2011, duke bėrė gjetjen e konsumatorėve ilegalė".
Vata tha se planet pėr tė ndėrtuar njė vend tė pėrpunimit tė ujit me njė kosto prej 32 milionė euro do tė rregullojnė ēėshtjen e ujit pėr kryeqytetin dhe zonat pėrreth.
"Unė besoj se nė vitin 2015, Prishtina, Fushė Kosova, Obiliqi dhe Podujeva do tė kenė ujė 24 orė", tha ai.
Agron Tigani, kreu i Kompanise Rajonale Hidrodrini, tha se firma e tij kishte pėrpiluar njė plan pėr 7 milionė euro tė investimeve qė do ta rehabilitonin rrjetin nė masė tė konsiderueshme.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)