Polici i Finaleve Nuk Fishkëllon Më

Sigurisht, shumë tifozë të ekipeve angleze, e veçanërisht të atyre të mëdha si Liverpool, Chelsea, Arsenal e së fundmi edhe Manchester City nuk do pajtoheshin me konstatimin e bërë më lartë. Ata shpesh e kanë etiketuar tullacin gjakftohtë si një gjyqtar që favorizon ekipin e Manchester United.  Edhe në rrjetet sociale i qarkullonin fotografinë me fanelë të “djajve të kuq”.

Webb, 43 vjeçar, la prapa të mërkurën 25 vjet karrierë në referim, me 534 ndeshje të Premier Ligës angleze dhe ligave tjera si dhe një ndeshje finale të Kampionatit botëror në futboll (në vitin 2010).

Kartonin e kuq të fundit e ruajti për veten dhe ia tregoi vetes.

Webb njoftoi për pensionimin e tij, duke njoftuar se tanë është caktuar Drejtor Teknik i Asociaconit të Gjyqtarëve Zyrtarë. 

“Unë jam shumë e ngazëllyer për të filluar një kapitull të ri në karrierën time pas 25 viteve të mrekulueshme në fushë”, tha Webb.

“Unë kam kaluar një dekadë duke drejtuar ndeshjet në Barclays Premier League, kam qenë me fat që kam qenë i përfshirë në nëntë turne të UEFA-s dhe FIFA-s. Kam drejtuar finalet e UEFA Champions League dhe finale e Kupës së Botës”, tha me krenari Webb. 

“Referimi më ka dhënë aq shumë, dhe është e rëndësishme për ne si referë të vlerësuar që njohuritë tona t’i përcjellim te të tjerët “ tha Webb.

“ Unë gjithashtu kam shumë më tepër për të mësuar në lidhje me biznesin e referimit dhe vendi më i mirë për mua për të bërë këtë është me Asociacionin e Referëve. Këtu është një mjedis tepër pozitiv i punës, dhe ne të gjithë kemi një qëllim të përbashkët,  përmirësimin e referimit”, tha Webb në njoftimin për pensionimin e tij. 

 I lindur me 14 korrik 1971 në Rotherham, West Riding të Yorkshire, nga prindërit Billy dhe Sylvia Webb, edhe babai i tij ishte refer futbolli për 35 vite. 

Webb është i martuar dhe ka tre fëmijë. Ai ishte një rreshter në Policinë e Jugut në Yorkshire para se të bëhej një refer profesional. 

Webb ka deklaruar se është tifoz i Rotherham United, ekip që garon një rang më poshtë se Premier League e Anglisë.

43-vjeçari filloi karrierën e tij në vitin 1989, duke u avancuar nëpër divizionet veriore të Ligave më të ulta Angleze për t’u bërë një arbitër i zgjedhur në vitin 2003.

Webb gjatë karrierës së tij ka ndarë drejtësinë në 534 ndeshje duke shpërndarë 1,694 kartonë të verdhë me një mesatare prej 3.17 kartonë të verdhë për ndeshje dhe gjithashtu ka shpërndarë 68 kartonë të kuq me një mesatare prej 0.13 për ndeshje. 

Karriera e Webb arriti kulmin në vitin 2010, kur ai u bë personi i parë që ndau rëndësinë në dy kompeticionet më të rëndësishme në botën e futbollit, finalen e Ligës së Kampioneve dhe finalen e Kupës së Botës në të njëjtin vit. Ai gjithashtu referoi në Euro 2008 dhe Euro 2012, dhe u vlerësua lartë për performancën e tij në Kupën e Botës në Brazil.

Ndeshja e fundit në të cilën Webb ndau drejtësinë, ishte ndeshja e Kampionatit Botëror Brazil – Kili. 

Webb përveç lavdatave, disa herë është akuzuar për vendimet e tijë nga disa trajnerë futbolli. Madje ai ishte ulur në pozitë në Prill të vitit 2009 dhe ishte caktuar të drejtonte ndeshje në Ligën Championship, dënim ky që shqiptohet ndaj gjyqtarve që bëjnë gabime të një karakteri të lartë. 

Webb ishte kritikuar shumë po ashtu nga trajneri i dikurshëm i Chelsea, Andre Villas Boas, si dhe ai i Liverpool-it, Keny Dalglish, i cili pas një penalltie të akorduar nga Webb në favor të Manchester United në ndeshjen kundër Liverpoolit kishte thënë: “Penalltia ishte një shaka, e pash përsëritjen e ndëryhrjes dhe përveç nëse kanë ndryshuar rregullat, ajo penallti nuk është”.

Webb lidhur me një gabim në ndjeshjen Manchester United – Tottenham Hotspur kishte akorduar po ashtu një penallti në favor të Manchester United, dhe më pas kishte pranuar se kishte gabuar porse e kishte akorduar këtë penallti “sinqerisht”. 

Ai po ashtu ishte kritikuar shpesh nga tifozët dhe ishte pjesë përbërse e faqes “Troll Football” nëpër rrjetet sociale, me ironizime të ndryshme si “No Webb, no Party”, “Man Utd Best Player”…

Pavarësisht kritikave ndaj tij, Webb cilësohet si referi më i mirë anglez i futbollit.

“Howard ka qenë arbitri kryesor i brezit të tij dhe një frymëzim për referët në vend dhe në botë”, tha Mike Riley, menaxheri i Asociacionit të Referëve në Angli. 

Ai u emërua anëtar i Urdhrit të Perandorisë Britanike (MBE) në vitin 2011 si nderim  për shërbimet e tij në futboll. 

Në qershor të vitit 201, Webb u bë kryetar i Ligës Football Baris Northern Counties East, një kampionat në të cilin ai kishte referuar në fillim të karrierës. Në korrik 2011 ai mori titullin Doktor Nderi i Shkencave në Universitetin e Bedfordshire. Në nëntor 2011 ai gjithashtu fitoi një titull nderi nga Universiteti York St John, si Doktor i Shkencave të Shëndetit. 

(Artikulli u bazua në raportime të mediave të huaja)