Kuvendi Komunal i Zubin Potokut mbanë seancën e parë brenda objektit të komunës

Kuvendi Komunal i Zubin Potokut ka mbajtur seancë mëngjesin e sotëm (26.04.2024), e cila në fakt është e para seancë e zhvilluar brenda objektit të komunës prej vitit të kaluar kur në krye të kësaj komune ka ardhur Izmir Zeqiri.

Mbajtjen e seancës e ka konfirmuar për KALLXO.com vetë kryetari i Komunës.

“Po, seancën e kemi mbajtur, tash sapo e përfunduam. Për pak përmes një konference për shtyp do të japim detaje të tjera” – tha Zeqiri.

Të dielën, më 21.04.2024, në katër komunat e veriut u mbajt votimi për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave të cilët janë shqiptar.

Ky votim u bojkotua nga qytetarët e kësaj zonë, përderisa në secilën prej komunave numri i votuesve nuk arriti as deri në 1 për qind.

Objekti i Komunës së Zubin Potokut që nga fundi i muajit maj të vitit 2023 ka qenë nën kontroll të Policisë së Kosovës e edhe të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Kjo pasi betimi i kryetarit që doli fitues në zgjedhjet që u mbajtën më 23.04.2024 u bojkotua me protestë nga qytetarët serb të këtij qyteti.

Një situatë e njëjtë ishte edhe në Zveçan e në Leposaviq. Nga tensionet që u krijuan më shumë se 90 ushtar të KFOR u sulmuan, e po ashtu u sulmuan edhe zyrtarë të Policisë e gazetarë.