Drejtėsia si Rifitim i Asaj Qė Tė Takon

Albert ZogajAlbert Zogaj
nga  Florent Spahija dhe Arlind Loxha
© Tė drejtat autoriale

Ndjek para sė gjithash njė parim: mundohet t’i japė ēdokujt atė qė i takon. Ėshtė thirrje intensive nė prova dhe ndėrgjegje. Civilisti i ri dhe energjik Albert Zogaj vetėm brenda njė muaji nė vitin 2011 gjykoi 87 lėndė.

I kishin dhėnė fund martesės dhe gruaja e burri ishin paraqitur nė gjykatėn komunale tė Prishtinės pėr tė ndarė pasurinė qė dikur ishte e pėrbashkėt. Burri pretendonte se e kishte fituar vetė pjesėn dėrrmuese tė saj, por po kėtė e thoshte edhe gruaja. Instinkti por edhe ligji e kishin shtyrė qė, pas njė kohe shqyrtimesh, tė vendoste qė pasuria t’u ndahej pėrgjysmė.

Mė 2011 ai kishte marrė njė rast tė parablerjes pėr njė tokė bujqėsore nė kryeqytet. “Vlera e kontestit ishte shumė e lartė dhe palėt tejet tė acaruara”, kujton ai. Kishte drejtuar dy seanca dhe me ndihmėn e avokatėve kishte arritur tė pajtonte palėt. Paditėsi ishte tėrhequr.

Nė njė rast mė tė freskėt, komuna ishte paditur pas rrėnimit tė njė objekti afėr hekurudhės. “Pala paditėse pretendonte se prona ishte e saj dhe kishte disa dokumente se pronėn e kishte blerė nga njė serb”, tregon gjyqtari. “Komuna pretendonte se ishte pronė e veta”. Pas shqyrtimit tė tė dhėnave qė i ishin dėrguar, ai kishte nxjerrė vendim qė paditėsit t’i kompensohet vetėm objekti nė vlerėn e sugjeruar nga ekspertėt.

Ėshtė njė laramani kontestesh. Dhe kėrkohet forcė e ndėrgjegjes dhe bindjes pėr t’i vendosur - pėr ēdo ditė.

“Bindjen e krijoj nga faktet e provuara”, thotė gjyqtari Albert Zogaj. “Si arbitėr i pavarur dėgjoj me vėmendje atė qė palėt kanė pėr tė thėnė, shqyrtoj me pėrgjegjėsi e kujdes tė dhėnat dhe mundohem tė vendos me ndėrgjegje e bindje - ashtu siē thotė ligji”. 

“Bindjen e krijoj nga faktet e provuara” Albert Zogaj

Tani ai ėshtė 31 vjeēar dhe ėshtė ndėr gjyqtarėt mė tė rinj nė vend. Nė tetor tė 2010tės ishte caktuar nė Gjykatėn Komunale nė Prishtinė pėr tė gjykuar lėndė qė kanė tė bėjnė me ēėshtjet civile si ndarja e pasurive, pengimi i posedimit, kompensimi i dėmit etj.

Qė atėherė, ai ka kryer qindra lėndė. Rekordin e deritashėm e mban njė muaj i vitit 2011 kur ai pėrfundoi gjithsej 87 lėndė. Ndėrkohė, mesatarisht mbaron mbi 30 lėndė nė muaj. Kjo dinamikė ėshtė shpresėdhėnėse pėr drejtėsinė, njė sektor qė pėr shumėkė ende ka nevojė serioze pėr forcim e rritje tė pavarėsisė ashtu qė tė mund tė mbėshtes organizimin e shoqėrisė sikurse definohet me ligjet e saj.

Ka rreth 230 mijė lėndė qė presin pėr t’u zgjidhur brenda kėtij sistemi dhe mbi 60 pėr qind e tyre janė tė natyrės civile. Efektshmėria e gjyqtarit Zogaj ėshtė shpresėdhėnėse dhe ndoshta njė sinjal i drejtėsisė sė ardhshme nė vend.

“Tė ndash drejtėsi ėshtė sfiduese. Gjykatėsi i mirė duhet tė ketė integritet tė lartė personal, pėrgatitje profesionale dhe guxim”, thotė Zogaj. “Pėr mua drejtėsi do tė thotė: secili tė marrė atė qė i takon”. 

“Pėr mua drejtėsi do tė thotė: secili tė marrė atė qė i takon” Albert Zogaj

Zogaj thotė se suksesi i tij nė zgjidhjen e lėndėve ndoshta vjen edhe si rezultat i pėrvojės si avokat. “Tani e kam mė lehtė t’i kuptoj palėt dhe avokatėt nė lidhje me atė qė pretendojnė”, thotė ai. Para zgjedhjes gjyqtar, Zogaj kishte punuar pėr katėr vjet e gjysmė nė rajonin e Pejės dhe kishte qenė avokati mė i ri i licencuar nė atė kohė.

Ai tash ftohet edhe nga Instituti Gjyqėsor i Kosovės pėr tė ligjėruar dhe ndarė pėrvojėn me gjykatėsit e prokurorėt e ardhshėm tė cilėt edhe i mbikėqyrė derisa kryejnė praktikėn nė gjykata.

“Gjykatėsit e pavarur dhe profesionalė me punėn e tyre do tė ndikojnė nė kualitetin e drejtėsisė”, thotė ai. “Por qė gjyqėsori tė jetė sa mė i mirė, vendimtar ėshtė besimi i publikut”.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn