Rina e Para në “Nova Muzika”

Në festivalin e mbajtur në Gorna Oryahovitsa të Bullgarisë, Bilurdagu u paraqit me dy këngë, njërën shqip (Fati ynë shpresë e marrëzi), dhe tjetrën anglisht (It is a man’s ëorld).

Festivali ka zgjatur tri ditë më 15, 16 e 17 maj të këtij viti. Dy ditë konkurruese, ndërsa natën e tretë është bërë përzgjedhja e fituesve, ku Bilurdagu rrëmbeu çmimin e parë.

Në mesin e shtatë anëtarëve të jurisë, kryesisht yje të Bullgarisë, ishte edhe muzikanti shqiptar Shefqet Hoxha, i cili edhe e mundësoi pjesëmarrjen e Bilurdagut në këtë garë.
Në garë pati konkurrentë nga disa shtete të botës, si Ukraina, Rusia, Rumanija etj.

“Jam shumë e lumtur që e kam perfaqësuar Kosovën denjësisht. Publiku bullgar më kanë pritur jashtëzakonisht mirë,” tha Bilurdagu për Gazeta Jeta në Kosovë.

Në këtë festival më herët kanë konkurruar artistet shqiptare Ana Kabashi dhe Elhaida Dani.