Regjisori nga Kosova prek tabunë e përdhunimeve të kohës së luftës

Kur Lushja, një mësues në një fshat tipik patriarkal në Kosovë, i tregon një gazetari që ajo ishte përdhunuar nga forcat serbe gjatë luftës, dhe se tre gra të tjera në të njëjtin fshat kishin vuajtur të njëjtën gjë, ajo nisi një zinxhir ngjarjesh që do të çobnin edhe në dëbimin e saj.

Kryetari i fshatit bën me të mirën e tij për t’ia mbyllur gojën asaj, dhe pastaj burrat e fshatit vendosin ta dëbojnë atje në rast se ajo tregon emrat e tre grave të tjera dhe sjell më shumë ‘turp’ për fshatin e tyre të vogël.

I vetmi që dëshiron të dijë nëse gruaja e tij ishte një nga viktimat e tjera të përdhunuara nuk merr një përgjigje të drejtë kur ai pyet Lushen se çfarë po ndodh. Ai mendon se kjo nënkupton se gruaja e tij nuk është përdhunuar, por lumturia e tij nuk zgjat shumë, kur ai shkon në shtëpi mëson se ajo ka vrarë veten.

Kjo është historia e “Tri dritare dhe një varje” e Isa Qosja, e cila fitoi çmimin Kinemaja për Fondacionin e Paqes për Drejtësi gjatë Festivalit të fundit të Filmit në Berlin. Është një film që revista hollivudiane e“Variety” e përshkroi si “një shikim kritik mbi kulturën patriarkale të kërcënuar nga dija që armiku dhunoi gratë e tyre”.

Për regjisorin veteran Qosja, 68 vjeç, femrat që janë dhunuar gjatë luftës janë sulmuar dy herë, një herë nga ana e armikut dhe pastaj nga shoqëria. Ai tha se ai dëshiron që filmi të dërgojë një mesazh se viktimat e përdhunimit nuk duhen stigmatizuar për diçka që u kishte ndodhur kundër vullnetit të tyre.

“E kuptoj që ka ndjenja të këqija, por nuk duhet t’i gjykojmë. Kjo është baza e filmit,” tha ai.
     
     
Dalja e filmit erdhi në një pikë kur përdhunimet e kohës së luftës ishin një temë debatesh të shumta në Kosovë, pasi deputet meshkuj në Kuvendin e Kosovës nuk pranuan të përfshijnë gratë e dhunuara në projekt-legjislacionin mbi viktimat e luftës që do t’i mundësonte ato të merrnin përfitime shtetërore.

Kjo shkaktoi zemërim mes deputetëve femra të të gjitha partive në të gjithë spektrin politik, të cilat u bashkuan për të këmbëngulur që femrat përdhunuara gjatë luftës meritojnë ndihmën e shtetit dhe ia dolën mbanë që viktimat e dhunës seksuale të kohës së luftës të njihen në legjislacion, edhe pse detajet e sakta do të verifikohen nga një komision qeveritar.

Ende nuk ka një vlerësim të saktë të numrit të grave dhe vajzave që u përdhunuan apo vuajtën forma të tjera të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, diçka që Qosja tha atij i duket e vështirë për t’u besuar.

Ai tha se që prej përfundimit të luftës në vitin 1999, shoqëria kosovare e ka humbur virtytin e respektit për të tjerët, që ajo dikur e kishte.

“Që nga lufta, e vetmja konsideratë është sa të ashpër dhe të pamëshirshëm mund të jemi kundrejt njëri-tjetrit. Dhe kjo është një katastrofë,” tha ai.

Ai akuzoi politikanët se nuk kanë thënë asgjë për krimet e luftës në Kosovë për të mos prishur mundësinë e lidhjes së marrëveshjeve me Serbinë, të cilat janë në dobi vetëm të komunitetit ndërkombëtar dhe jo vetë Kosovës.

“Pse heshtim? Ne heshtim që të mos ndikojmë në marrëdhënien e brishtë që komuniteti ndërkombëtar dëshiron të ndërtojë, dhe për të thënë se gjoja jemi fqinjë të mirë me Serbinë,” tha ai.

Qosja ka qenë regjisor i njohur që nga koha e Jugosllavisë, duke realizuar filma si “Proka” në vitin 1984 dhe “Roja i mjegullës” në vitin 1988. Ai gjithashtu ishte regjisori i filmit të pritur shumë mirë “Kukumi” në vitin 2005, një komedi e errët për tre pacientë të liruar nga një spital psikiatrik pas luftës së Kosovës, i cili fitoi çmimin special të jurisë në Festivalin e Filmit në Sarajevë.

Momenti më i rëndësishëm në filmin e tij të ri, tha ai, është kur Lushen e pyet djali i saj nëse ajo ishte përdhunuar gjatë luftës. Ai e mban mend kur ajo u shfaq në qytetin e Prizrenit, kur shumë gra erdhën tek ai dhe dukeshin nga shikimi në sytë e tyre që donin t’i tregonin diçka, por nuk guxonin.

“Një film i tillë është rreth një prej temave më emocionale që ne kemi pas luftës,” tha ai.